Si duhet të veprojnë Qeveria e Kosovës dhe opozita lidhur me Asociacionin

Si duhet të veprojnë Qeveria e Kosovës dhe opozita lidhur me Asociacionin
Si duhet të veprojnë Qeveria e Kosovës dhe opozita lidhur me Asociacionin

Agim Bajrami

  • 02 February 2023 - 07:47

Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami

Kuvendi i Kosovës duhet të merr iniciativën dhe ti shfuqizojë Marrëveshjet e ratifikuara të cilat janë nënshkruar në Bruksel, në vitin 2013 dhe 2015, e që kanë të bëjnë me; Asociacionin/ Bashkësinë e komunave me shumicë serbe...Të njëjtat marrëveshje,Kuvendi i Serbisë nuk i ka ratifikuara,dhe se nga koha e nënshkrimit të tyre në Bruksel, kanë ndryshuar rrethanat juridike, politike dhe ndërkombëtare, si dhe gjendja faktike në teren, dhe janë të pa mundura të implementohen, si në karakterin dhe qëllimin e tyre juridik, për çka janë nënshkruar.

-Çka të them, kur skllavi, po e kërkon 'padronin' e sundimit/ shtypjes!

Jam i vetëdijshëm se Kosova me shumicën, ka vetëdijen e skllavit,dhe në saj të kësaj vetëdijes, as në vitin 1999, nuk e ka merituar lirinë ,jo pse ,nuk ishte e robëruar,shtypur, dhunuar e poshtëruar, por ngase i mungon, vetëdija e lirisë dhe pavarësisë dhe shtet ndërtimit. Dhe qysh atëherë, rrethanat gjeopolitike e bënin, që SHBA ,skllavin të bënë të lirë nga padroni dhe shtypësi i saj,por skllavi asnjëherë nuk diti të sillej dhe punoj si i lirë dhe njeri normal.

Skllavi që nga atëherë, shtetin e vetë asnjëherë nuk e trajtoj si shteti i jetës së tyre dhe ardhmërisë së vetë ,por gjithherë e trajtoj krijesën e shtetit si të huaj, dhe kundër vetës ,edhe ata të cilët i votojë për udhëheqje,sundim në emër të vetë skllavit, kurrë nuk i mbikëqyrin dhe as që u largua nga ta. Sot kur po diskutohej , se si të jetë shteti i skllavit, dhe padronit të tyre të dikurshëm, kur në mendjen e vetë është aty pranë dhe me ta,skllavi hesht, dhe ngatërrohet, sikur asgjë nuk sillet rreth skllavit dhe ardhmërisë së vetë. Skllavi i lindur skllav , mbetet skllav dhe kërkon padronin e skllavërimit të vetë,dhe skllavin e vetëdije të skllavërisë, askush nuk mund ta nxjerr nga robëria e mendësisë së vetë. Dhe edhe Kosova sipas vetëdijes së skllavit mund të ekzistojë e mos të ekzistojë,të ndahet , kantonizohet apo edhe të pushtohet, për skllavin nuk ka rëndësi!

Kuvendi i Kosovës duhet të merr iniciativën dhe ti shfuqizojë Marrëveshjet e ratifikuara të cilat janë nënshkruar në Bruksel, në vitin 2013 dhe 2015, e që kanë të bëjnë me; Asociacionin/ Bashkësinë e komunave me shumicë serbe...Të njëjtat marrëveshje,Kuvendi i Serbisë nuk i ka ratifikuara,dhe se nga koha e nënshkrimit të tyre në Bruksel, kanë ndryshuar rrethanat juridike, politike dhe ndërkombëtare, si dhe gjendja faktike në teren, dhe janë të pa mundura të implementohen,si në karakterin dhe qëllimin e tyre juridik, për çka janë nënshkruar. Dhe për nga pamundësia e implementimit të tyre praktikë dhe nga karakteri juridik i këtyre marrëveshjeve të cilat bien ndesh me parime,vlerat juridike të kushtetutës së Kosovës,nga edhe Gjykata kushtetuese i ka vlerësuar marrëveshjet në fjalë si jo kushtetuese,mbi bazën e këtyre fakteve dhe dëshmive ligjore të theksuara më lartë,Kuvendi i Kosovës duhet ti shfuqizojë marrëveshjet në fjalë,si të pa qena, dhe të cilat nuk prodhojnë asnjë efekt juridik!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".