Me bojkotimin e seancave të Kuvendit nga opozita, qytetarët ndjehen të tradhtuar nga ligjvënësit të cilët i kanë votuar

Me bojkotimin e seancave të Kuvendit nga opozita, qytetarët ndjehen të tradhtuar nga ligjvënësit të cilët i kanë votuar

Hajrullah Tërnava

  • 03 February 2023 - 07:29

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Bojkotimet e shpeshta nga ana e deputetëve në shumicën e seancave të Kuvendit, po e dëmton procesin ligjvënës vazhdimi i praktikës së bojkotit në shumicë të seancave të Kuvendin, sikur që po vazhdon edhe në sesionin e ri pranveror. Nga bojkoti i partive politike opozitare, dhe mungesa e kuorumit të mjaftueshëm për zhvillim normal te punimeve të seancës në vendimmarrje ka dështuar edhe seanca e së mërkurës, e cila kishte në rend dite për të vazhduar me shqyrtimin dhe votimin e një numri të madh të pikave të mbetura të pa përfunduara nga disa seanca të kaluara të vitit 2022.

Subjektet politike në opozitë madje nuk e kanë kundërshtuar as paralajmërimin e kryetarit të kuvendit që si masë ndëshkuese për largim nga Kuvendi, në mënyrë të organizuar të tri grupeve parlamentare opozitare, atyre do të ju shkurtohen mëditjet që ju takojnë sipas rregullores së punës. Sherri ka plasur për shkak të mos pajtimit të opozitës me koeficientin të cilin Qeveria e ka paraparë sipas Ligjit për paga në sektorin publik. Sipas praktikave te deritashme po tolerohet për së tepërmi mungesa e deputetëve në séance, dhe ajo e bojkotimit të qëllimshëm për ta pamundësuar procesin e rregullt të vendimmarrjes dhe funksionimit.

Gjithsesi se duhet të ashpërsohen, apo më saktë të zbatohen nga kryetari dhe sekretaria të gjitha ato masa ndëshkuese që janë parashikuar në rregulloren e re e cila me shumicë votash është miratuar në fund të vitit të kaluar. Loja e ulët e partive politike për interesa puro elektorale, me sjellje shumë banale, po e prolongon dhe pamundëson procesin ligjvënës që është në interesin e përgjithshëm publik dhe jo interes i një grupimi të vetëm politik.

Prolongimi dhe pamundësia e proceseve ligjvënëse që është interes i përgjithshëm publik, i dëmton në rendë të parë interesat e qytetarëve në përgjithësi, edhe që këto prolongime dhe pamundësime e kanë qëllimin që qeverisë në pushtet, t’ia imponojnë dhe t’ia përshkruajnë mos aftësitë e funksionimit efektiv të Qeverisë, dhe me këtë mos aftësi që Qeveria të përjetoj kolaps, dhe që të shkohet në zgjedhje të parakohshme si paaftësi e qeverisjes së vendit, me shpresë se elektorati në zgjedhjet e radhës ti përzgjedhë opozitarët si fitues të zgjedhjeve për ta qeverisur Kosovën në të ardhmen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".