Qeveria Kurti me kohë i ka i zbuluar prokurorët dhe  gjyqtarë me paga të majme e bashkëjetesë me krimin e organizuar

Qeveria Kurti me kohë i ka i zbuluar prokurorët dhe  gjyqtarë me paga të majme e bashkëjetesë me krimin e organizuar
Qeveria Kurti me kohë i ka i zbuluar prokurorët dhe  gjyqtarë me paga të majme e bashkëjetesë me krimin e organizuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 05 February 2023 - 08:49

Shkruan:ANALISTI- RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

 

Shikoni tani reagimin e tyre se sa me "YRYSH" e marrin dhe drejt e te avokati i popullit për t´i marr temena se i ka prekur ku nuk duhet-xhepin. Kjo më le të kuptoj se qeveritë e mëparshme ka të ngjarë se ja kanë lagur fytin secilit gjyqtar e prokuror, uzurpo toka shtetërore me qindra hektar, blej  toka nga 50 euro për një ari  dhe pastaj shit pesë mijë 5.000 dhe as kush nuk i trazonte, edhe më pa se a e kanë shkelur ligjin, a kane vjedhur, a ka korrupsion e dreqi i mallkuar.

Ç´është e vërteta, jemi dëshmitar të asaj se këta  trazoheshin  kur  bëhej  një vjedhje e një lope, një gomari dru në mal, kur fëmija ka vjedhur 10 euro nga xhepi, kurse për hajnat e majave të shtetit askush nuk merrej me të vetëm tregonin kohë pas kohe, ju kemi drejtuar gjykatës, kemi bërë padi penale për këtë e atë sa për të hedhur pluhur syve popullit dhe po këta e bënin shtetin PIFTI.

 

 

Mjaft më, mjaft e kanë kullotur dhe nuk i ka penguar askush. Tani, u ka prekur sharra në gozhdën 16-she, gozhdë aq e fortë sa që janë hallakatur dhe janë dalldisur. Kjo  që i preku në xhep i zgjoi nga gjumi letargjik, sepse deri dje në Kosovën e pasluftës kanë ndodhur shumë afera, skandale korruptive dhe atë të lidhura me kanalet kriminale të nëntokës. Vlonte hajnia,vlonte korrupsioni, vjedhje brenda në lokalet e shtetit, vjedhje në buxhet pa mëshirë dhe bënin konkurrent ashiqare se kush po vjedh më shumë, dhunoheshin vajza të mitura nga sistemi, dhuno mësuesi, dhuno avokati, dhuno polici dhe këta dilbera nuk  zgjoheshin nga gjumi , merrnin para të majme dhe hera herës  zgjoheshin kinse esëll sa për të bërë SHOË dhe nja dy-tri ditë dhe prapë lëndët e bandave kriminale rrinin në rafte e i mbulonte pluhuri dhe nuk bënin zë ose dilnin me ca arsyetime kinse nuk kanë prokuror,hetues e gjyqtar.  Në fakt ishin të gjithë aty, po ja nuk guxonin se i kishin kapur për fyti  ose nga dembelizmi bile ka edhe nga ata që nuk ishin profesionist, por i kishin hyrë zanatit të huaj.

Si i thonë fjalës ishte bërë shteti SALLAMADI, dhe ranë këta dhe na e qiten hijen e zezë si emër në botën e qytetëruar. Kjo që i ra sakicë tani qeveria për rrogat, këtë kanë për ta harruar, dalë tash se po hyri VETTING-u, atëherë do këndohet ajo kënga:"Hajde ,hajde dada Vase, po vije puna veç tu trash...", atëherë do bëjnë vend se do del diçka tjetër. Këta zotëri ishin bërë vetë bash si shtet i pa varur dhe nuk i jepnin llogari askujt.  Aq u bënë të mëdhenj sa ecnin me fedellëk dhe mendonin se e kapen Zotin për “alete”. Shikoni tani reagimin e tyre se sa me "YRYSH" e marrin dhe drejt e te avokati i popullit për t´i marr temena se i ka prekur ku nuk duhet-xhepin. Kjo më le të kuptoj se qeveritë e mëparshme ka të ngjarë se ja kanë lagur fytin secilit gjyqtar e prokuror, uzurpo toka shtetërore me qindra hektar, blej toka nga 50 euro për një ari dhe pastaj shit pesë mijë 5.000 dhe as kush nuk i trazonte,  edhe më pa se a e kanë shkelur ligjin, a kane vjedhur, a ka korrupsion e dreqi i mallkuar. Ç´është e vërteta, jemi dëshmitar të asaj se këta  trazoheshin kur  bëhej një vjedhje e një lope, një gomari dru në mal, kur fëmija ka vjedhur 10 euro nga xhepi, kurse për hajnat e majave të shtetit askush nuk merrej me të vetëm tregonin kohë pas kohe, ju kemi drejtuar gjykatës, kemi bërë padi penale për këtë e atë sa për të hedhur pluhur syve popullit dhe po këta e bënin shtetin PIFTI. Bile po të kishte shtet serioz do të duhej t´i obligonte që ta kthejnë shumën e parave të  buxhetit të shtetit, sepse askush nuk i ka kontrolluar, askujt nuk i kanë dhënë llogari. Tani e kanë treguar fytyrën e vërtetë së kush janë dhe për çka kanë punuar? Po, tani vetëm përcillni dhe vëreni se sa trysni urgjente dhe hyxhym kanë për t´i bërë Avokatit të Popullit se si të shpejtohet lënda, se i ka prekur xhepin e tyre dhe ai nuk i lë rehat, ndaj do të dalin në sipërfaqe shumë gjëra të tyre që nuk i kanë zbatuar më herët. Në fund të fundit, kur ke dhënë betimin, nuk ka lidhje se sa rroga është e vogël apo e madhe, duhet punuar sepse kështu e ka dhënë betimin secili për ta mbrojtur Kushtetutën e vendit.

Kjo është edhe një rast tjetër për të kuptuar se si kanë jetuar ata me rroga të vogla dhe ata që nuk kanë pasur fare rroge. Bëni gajret dhe mos vajtoni se vijnë ditë më të mira do i kisha porositur krejt në fund fare!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".