Kjo opozitë është e tmerrshme, për ta kapur pushtetin është gati ta përmbysë krejt shtetin

Kjo opozitë është e tmerrshme, për ta kapur pushtetin është gati ta përmbysë krejt shtetin
Kjo opozitë është e tmerrshme, për ta kapur pushtetin është gati ta përmbysë krejt shtetin

Dardan Grapci

  • 05 February 2023 - 17:06

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

Nuk po kuptoj si ka mundësi që opozita të kthehet kundër pozitës, kundër shtetit të tyre dhe politikës zyrtare shtetërore, duke deklaruar se duhet të formohet asociacioni i komunave serbe! A kanë dëshirë që këta “patriotë” me bateria të ja sjellin Kosovës edhe një luftë me Serbinë apo dëshirojnë që Kosovën t’ja kthejnë Serbisë hap pas hapi.

-Kreu i PDK-s Memli Krasniqi nuk ka qenë fare pjesë i PDK-s kur ish-kreu i PDK-s Hashim Thaçi i patë filluar bisedimet me Beogradin për ndarjen e Mitrovicës, nuk ka qenë aty kur Hashim Thaçi e ka dhënë idenë i pari që të formohet ZAJEDNICA vetëm për interesat e tij personale, e jo për ta anëtarësuar Kosovën në zonën shengen. Ideja e Hashim Thaçit ka qenë dhënia e mbi 8800 hektarëve Toke, Malit të Zi. Prandaj si ka të drejtë të flet kundër pozitës!? Ajo që s’po mundem ta kuptoj është si ka mundësi që një komandant sikur Ramush Haradinaj, që ka luftuar kundër ushtarëve Serb, sot e kërkon haptazi krijimin e ZAJEDNICES, apo e ka harruar luftën.

Asociacioni i komunave serbe i ashtu quajtur - ZAJEDNICA - nuk duhet të formohet, se ndryshe mund të kemi edhe një luftë edhe më të rrezikshme se sa ajo e viteve 97-99, prandaj në vend se që të gjithë të jemi NJË, sot ne po bëjmë ndasi për interesa të disa vendeve të BE-së e cila e ka lënë Kosovën në baltë që nga pavarësia e deri më sot. Çka duhet të ndodhë tjetër në Kosovë, që BE dhe SHBA ta kuptojnë se Serbia është duke tentuar që ta rikthej pozicionin që e ka pasur gjatë viteve 90-ta që mundet përsëri ti shtyp Kosovarët?! Apo duhen qytetarët tani që me të vërtetë të zgjohen nga gjumi i thellë dhe të protestojnë masovikisht kundër Serbëve dhe Serbisë pa marrë parasysh pasojat që do ti kenë. Në vend se të përkrahet vendimi i Qeverisë për kundërshtimin dhe formimin e ZAJEDNICES nga të gjithë politikanët vendor, këtu po ndodhë e kundërta. Kjo është tradhti historike ndaj shtetit. Kjo duhet të shënohet dhe kurrë nuk do të harrohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".