Marrëveshje me Serbinë, nuk do të ketë, këto janë të gjitha pengesat me vija të kuqe që nuk mundë të kalohen

Marrëveshje me Serbinë, nuk do të ketë, këto janë të gjitha pengesat me vija të kuqe që nuk mundë të kalohen
Marrëveshje me Serbinë, nuk do të ketë, këto janë të gjitha pengesat me vija të kuqe që nuk mundë të kalohen

Agim Bajrami

  • 03 February 2023 - 07:34

Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami

Ana tjetër e medaljes është se Serbia, ka arrit marrëveshjen e fshehtë në Ambasadën ruse në Beograd ,për rrëzimin e presidentit Vuqiç ,dhe shpalljen e referendumit për, monarkinë serbe/serbska kraljevina. Dhe Serbia, do ti shfuqizojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, për hyrje në BE ,dhe normalizimin me Kosovën. Serbinë, e presin zhvillime dhe ngjarje të rëndësishme në politikën e brendshme kombëtare e që reflektojnë në rregullimin dhe sigurinë e rajonit. Projektin e 'Monarkisë Serbe',e mbështesin ,Akademia e Shkencave dhe Arteve Serbe ,kisha serbe,shoqëria civile dhe pjesa dërmuese e skenës politike dhe masa e gjerë e popullatës serbe.

-Është më se e pritshme, mbase edhe shumë e sigurt që marrëveshje me Serbinë, nuk do të ketë për shumë arsye që parashikohen dhe dalin pengesa serioze që nuk mundë të tejkalohen. Pra, marrëveshje me Serbinë, nuk do të ketë ngase:

- Marrëveshjen, nuk e do as Serbia, mbasi marrëveshja është e dëmshme dhe cenon rëndë integritetin territorial dhe kushtetues të Kosovës, dhe kjo nuk mund të pranohej nga shqiptarët;

- Ngase, marrëveshja e “planit evropian” nuk zgjedh konfliktin;

shqiptaro-serb, dhe as njohjen, dhe funksionimin e shtetit të Kosovës,dhe as përparimin e Serbisë;

- Plan evropian, ndërlikon edhe më tepër marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe i cili nuk ofron zgjidhje;

- Marrëveshjen, nuk e pranojnë dhe nuk e donë as aktorët kryesor ndërkombëtar, mbasi zhvillimet e formimit të rendit ndërkombëtar, ende të pa definuar, dhe fitorja e luftës në Ukrainë është e paqartë, nga kush mund të fitoj;

- Marrëveshjen, tani për tani, e leverdisin interesat personale të emisarëve të angazhuar në këtë marrëveshje, që më shumë synojnë për preferenca personale, se sa në realitetin e paqes dhe ekuilibrit ballkanik krahas zhvillimeve globale;

- Ngase, në vitin 2024,do të mbahen zgjedhjet në SHBA, dhe varësisht nga fitorja e forcave politike, do të kenë edhe qasje tjera, ndaj zhvillimeve ndërkombëtare;

- Dhe mbi të gjitha marrëveshja , duke përfshirë “Asociacioni i etnisë kosovare serbe” , është i dëmshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe për Serbinë,ngase , shqiptarëve dhe serbëve, u nevojitet paqja,respekti dhe bashkëjetesa ndër fqinjësore,dhe jo konflikte dhe luftëra të sërishme,pse emisarët ndërkombëtarë e kërkojnë destabilizimin e rajonit në emër të marrëveshjes; shqiptaro-serbe dhe krejtësisht për karrierën e tyre personale;

- Marrëveshje, nuk do të ketë ,se nëse ndahet Kosova,do të kërkohen të ndahen; Maqedonia e veriut nga shqiptarët,Mali i Zi,Bosnja dhe Hercegovina ,në Serbi, Lugina e Preshevës,

Bujanovcit,dhe Medvegjës,Vojvodina ,dhe rajoni i Novi Pazarit. Prandaj ,modeli evropian ,për arritjen e marrëveshjes; Kosovë-Serbi ,nuk do të ndodh por më tepër është lojë politike,ngase as rrethanat ndërkombëtare nuk shkojnë në këtë drejtim?! Ana tjetër e medaljes është se Serbia, ka arrit marrëveshjen e fshehtë në Ambasadën ruse në Beograd ,për rrëzimin e presidentit Vuqiç ,dhe shpalljen e referendumit për ,

monarkinë serbe/serbska kraljevina.

Dhe Serbia, do ti shfuqizojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, për hyrje në BE ,dhe normalizimin me Kosovën. Serbinë, e presin zhvillime dhe ngjarje të rëndësishme në politikën e brendshme kombëtare e që reflektojnë në rregullimin dhe sigurinë e rajonit. Projektin e 'Monarkisë Serbe',e mbështesin ,Akademia e Shkencave dhe Arteve Serbe ,kisha serbe,shoqëria civile dhe pjesa dërmuese e skenës politike dhe masa e gjerë e popullatës serbe. Rregullimi i Ballkanit perëndimor ,do të jetë ndryshe gjatë zhvillimeve në vijim. Edhe shqiptarët, do të lëvizin në një rregullim tjetër. Do të jetë diskutabile ,si do të jetë; Maqedonia e veriut(e ndarë,apo?), Bosnja dhe Hercegovina, dhe Mali i Zi Pranvera ballkanike, është në prag të ballkanasve, dhe si, ndryshimet; paqësore, apo me luftë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".