Serbia po e bind rrejshëm Amerikën për Asociacionin derisa ne po merremi me fajësinë tonë të brendshme!

Serbia po e bind rrejshëm Amerikën për Asociacionin derisa ne po merremi me fajësinë tonë të brendshme!
Serbia po e bind rrejshëm Amerikën për Asociacionin derisa ne po merremi me fajësinë tonë të brendshme!

Fadil Maloku

  • 07 February 2023 - 07:33

Shkruan: Sociologu- Fadil Maloku

Historia “e interesave” kisingjeriane na mëson se miqësia, aleanca po edhe lidhja kulturore e fetare me perandorinë otomane, ani pse, ishte qindravjeçare mbaroi vetëm shkaku i fragmentarizimit të interesave dypalëshe! Perandoria për ta ruajtur status quon që tashmë ishte bërë kancerogjen për gjithë rajonin e Ballkanit e dominimit të saj të zbehur dhe në krizë, ndërkaq, shqiptarët për shkakun e ambicieve dhe synimeve për ta krijuar shtetin e tyre ashtu sikurse gjitha kombet tjera ballkanike.

-Duke përdorur një metodë të sofistikuar sociologjike (Analizën e Përmbajtjes) që më shërbeu për t’i analizuar; skenat dhe prapaskenat e zhurmës, tollovisë e “yryshit” të ca opozitarëve serbë, po edhe “gjuhën e trupit” të Presidentit serb, e sidomos prirjen (për ta përdorur rrenën për qëllime dhe interesa shtetërore e kombëtare!) e mentalitetit politik serb gjatë gjithë historisë së qenësimit; po më dalin ca të GJETURA interesante se; krejt gjurulldia e ndodhur në parlamentin serb, bashkë me publicitetin që ai mori në medie lokale serbe, por edhe ato ndërkombëtare ishte në fakt; një SKENAR dhe një farsë e përpunuar dhe e organizuar politike! Sepse, e gjithë “ngjarja” u zhvillua dhe u komentua si në filmat e trillerit holifudian, ndërkaq, u menaxhua (nga opozita) dhe u kontrollua (nga qeveria)! Skenar që për imperativ e kishte; krijimin e bindjes dhe përshtypjes për njē narracion që do ndërtohet artificialisht një perceptim i publikut të brendshëm dhe atij të jashtëm, PËR (kinse rezistencën e opozitës serbe!) Refuzimin e planit franko-gjerman!

Kjo çfarë po them, për dikë duket sikurse një skenar i trilerit ala hiçkokian, ku ngjarja nuk kuptohet edhe pas mbarimit të filmit!? Qe po ua japi ca argumente logjike; Argumenti i parë; Puna e konsenzusit dhe e bekimit të brendshëm politik, social, fetar, civil e mediatik që Presidenti serb e mori qysh gjatë mandatit të parë qeverisës. A ju kujtohen fjalimet e tija të zjarrta dhe satisfaksioni që ai e bënte para karizmes dhe autoritetve fetare serbe. Siç po ma sugjeron “dioptria” e Analizës së Përmbajtjes, krejt kjo “lojë”, ka për imperativ ; FORCIMIN pozicioneve të Aleksandër Vuçiqit, karshi Washingtonit dhe Brukselit, lidhur me Asociacionin (lexo; komplet marrjen e veriut të Kosovës; lexo, humbjen e 25% të gjithë territorit të Kosovës; lexo, humbjen lexo; kontrollin dhe menaxhimin e pasurive (mbi)tokësore e ujore si Ujmani dhe Trepça, me vlerën e kalkuluar nga ekspertët e Bankes Botërore prej 500-1500 miliarda euro!?) .Argumenti i dytë; Si mund të shpjegohet prania kriminelit Millan Radojçiq në Parlamentin serb, (kur dihet se i njëjti është i dyshuar për veprime të shumta kriminale, midis tjerash edhe për vrasjen e liderit tē serbëve të Kosovës të ndjerit Oliver Ivanoviç) i cili njihet si shumë i afërt me Vuçiqin po edhe me opozitën serbe!?. Kur dihet se ky person është i vendosur edhe në „listën e zezë“ të SHBA-ve.

Pastaj, kush e ka përcjellë gjithë debatin parlamentar serb, ka mund të hetoj se aty fare nuk u përmend as edhe me një fjalë e vetme; as viktimizimi, as heroizmi, as krimet, as ndjekjet as persekutimet, as shkatërrimet, e serbëve?! Përkundrazi, presidenti serb mbajti fjalim për opozitën e tanishme serbe (pothuajse inekzistente e minore, sidomos në këtë mandatin e dytë) sikur të ishin këto vitet e pasluftës në Kosovë dhe sikur të ishte President Vojisllav Koshtunica, kur liroi “1800 terroristë shqiptarë“, në mesin e të cilëve edhe Albin Kurtin. Argumenti i tretë, se e gjithë gjurulldia e zhurma për kinse “sulmin” ndaj Presidentit Vuçiq në Parlament, (ishte skenar i përgatitur me aminin e opozitës, medieve, shoqërisë civile, po edhe bekimin e Kishës Ortodokse serbe) ka të bëjë edhe me një moment tjetër të dyshimtë kur Vuçiqi e ripërsëriti (instinktivisht me tre gishta!) para deputetëve të partisë së tij (lexo; etatistëve militant të trilerit të inskenuar) po edhe gjithë qytetarisë serbe, se “kurrën e kurrës nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe se kurrë nuk do tē lejoj anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

Në anët tjetër nuk duhet harruar kurrë, që krejt “rezistenca” për mosnjohje, po edhe për zhagitjen e gjithë procesit tē “dialogut” (lexo; negocimit de facto dhe de jure) mes Kosovës dhe Serbisë, ishte (dhe ende mendoj se mbetet me faktin e pranimit të planit franko-gjerman) blerja e kohës! Që ka shumë kuptime; kuptimi që Serbia të rezistoj, derisa të lodhen ndërkombëtarët; kuptimi që të fragmentarizohet spektri politik kosovar dhe të bëjë koncesione ndaj Serbisë; kuptimi që Rusia mund të dal fituese në invazionin mbi Ukrainën! Por, sipas gazetës gjermane Welt, thuhet se perëndimi edhe mund të humbas ndonjë “betejë”, (por, për bindjen time asnjëherë, gjithë luftën”) me Rusinë. Korrespondentja e Velta Maria Droste, këtë humbje të “betejave” e shpjegon si pasojë e; zgjerimit konfliktit në territorin e Evropës: mundësisë që Rusia ta shprazë arsenalin e vetë luftarak të prodhuar gjatë kohës së “luftës së ftohët”; posedimit të armëve të mjaftueshme; dhe e luftës hibride. Pra, Serbia, ka shumë gjasa që “lojën” dhe inskenimet që i luajti i “teatrin” e aulës parlamentare, t’i përdor si “levë” për ti “qitë hi syve” (lexo; për të”blerë”kohën e nevojshme…) deri sa të fitohet lufta me Rusinë në Ukrainë!? Dikush mund të thotë, se “amerikanët e kanë nuhatur këtë rikonfigurim gjeopolitik dhe për këtë shkak dëshirojnë t’ia bëjnë Serbisë një koncesion, duke ia dhuruar asaj krejt veriun (përmes Asociacionit) në mënyrë që ta largoj ate nga “ylli polar” rus!?

Këtë nuk e dimë, por, shpresoj qē mos të ndodh kështu, ngase, jam shumë i bindur që Serbia, do e tradhtoj Amerikën si thuhet… në “kthesën e parë”! Në ndërkohë, frikësohem shumë se Amerika, mund t’i humb shqiptarët besnik në krahun e saj?! Historia (“e interesave”kisingjeriane) na mëson se miqësia, aleanca po edhe lidhja kulturore e fetare me perandorinë otomane, ani pse, ishte qindravjeçare mbaroi vetëm shkaku i fragmentarizimit të interesave dypalëshe! Perandoria për ta ruajtur status quon (që tashmë ishte bërë kancerogjen për gjithë rajonin e Ballkanit) e dominimit të saj të zbehur dhe në krizë, ndërkaq, shqiptarët për shkakun e ambicieve dhe synimeve për ta krijuar shtetin e tyre ashtu sikurse gjitha kombet tjera ballkanike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".