Ata që bënë gjenocid mbi shqiptarët, po tentojnë serish që më luftë të shkëpusin territoret më të begatshme në veri të Kosovës

Ata që bënë gjenocid mbi shqiptarët, po tentojnë serish që më luftë të shkëpusin territoret më të begatshme në veri të Kosovës
Ata që bënë gjenocid mbi shqiptarët, po tentojnë serish që më luftë të shkëpusin territoret më të begatshme në veri të Kosovës

Skender Mulliqi

  • 08 February 2023 - 15:49

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi

 

Po tentojnë të fitojnë territore të reja përmes Asociacionit të komunave në shumicë serbe. Dhe,këtë e dimë të gjithë neve, por edhe Serbia së nuk do të ndodhë më kurrë pushtimi i tokave shqiptare. Serbisë dhe Rusisë shumë po ju ngutet të përfitojnë  në rajonin e Ballkanit , duke shfrytëzuar luftën në Ukrainë. Po tentojnë haptazi të frikësojnë jo vetëm shqiptarët por edhe  mbarë bashkësinë ndërkombëtare. Këto janë logjika të ndyta  serbasllave nga të cilat nuk po heqin dorë edhe pas së shumë vitesh të shtegtimit të Kosovës në liri dhe pavarësi.

 

Vitet e 90-ta të shekullit të kaluar shënuan  fillimin dhe fundin e Jugosllavisë  të Titos. U shpërbe më dhunë nga Serbia më shumë viktima  në njerëz dhe të mira materiale, një krijesë artificale, e cila qëndrojë në këmbë të qelqta për afër 50 vite. Kjo krizë e viteve të 90-ta sikur po na përsëritet. Serbia sërish po tenton të kthehet në Kosovë , përmes luftës të cilën njëherë e humbi më shqiptarët në vitin 1999. Nëse atëherë kishim luftë brenda territorit të ish-Jugosllavisë, një luftë eventuale e re në Kosovë, nuk është e mundur të jetë e izoluar. Nuk ka mundësi të jetë konflikt i kontrolluar i armatosur, siç po thonë disa ekspertë ushtarak. Lufta e re do të përshinte mbarë rajonin e Ballkanit. Në këtë kontest edhe janë duke punuar më të madhe, diktatorët Putin dhe Vuqiq. Mali i Zi që shumë kohë po kërcënohet nga politikat radikale serbe , kështu edhe BH-ja, përmes Millorad Dodikut të Republika Srpska, i cili në mënyrë permanente po kërcënon më shkëputje, duke u bazuar në forcën e Rusisë dhe të Serbisë. Ata që bënë gjenocid mbi shqiptarët , po tentojnë serish që më luftë të shkëpusin territoret më të begatshme në veri të Kosovës. Po tentojnë të fitojnë territore të reja përmes Asociacionit të komunave në shumicë serbe. Dhe,këtë e dimë të gjithë neve, por edhe Serbia së nuk do të ndodhë më kurrë pushtimi i tokave shqiptare. Serbisë dhe Rusisë shumë po ju ngutet të përfitojnë  në rajonin e Ballkanit , duke shfrytëzuar luftën në Ukrainë. Po tentojnë haptazi të frikësojnë jo vetëm shqiptarët por edhe  mbarë bashkësinë ndërkombëtare. Këto janë logjika të ndyta  serbasllave nga të cilat nuk po heqin dorë edhe pas së shumë vitesh të shtegtimit të Kosovës në liri dhe pavarësi. Në këtë situatë të krijuar lufte nga Rusia dhe Serbia, neve duhet ruajtur qetësinë, por edhe të ndërtojmë unitetin që nuk po e kemi në momentet më të rëndësishme historike, siç jemi edhe tash. Shqiptarët nuk do të lejojnë më  të janë mish për top. Nëse, lufta na imponohet së natyrisht luftën nuk e dëshiron askush, atëherë nuk na mbetet asgjë tjetër veç të mbrohemi. Shteti i Kosovës nëse dikush ka dyshime, do  të jetë i vendosur në mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit, duke mos lejuar një tjetër Republika Srpska edhe në Kosovë, e cila për fat të keq po në imponohet …!Të jemi të vendosur që mos të lejojmë kurrë më aksione ushtarake të tipit të “  Tokës së Djegur” por tash jo nga krimineli, Sllobodan Millosheviq, por nga pasardhësi i tij në pushtet, Aleksandër Vuçiq.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".