E ardhmja stabile e shtetit sigurohet vetëm me ruajtjen unike dhe pa ndarje të Kosovës Dardane

E ardhmja stabile e shtetit sigurohet vetëm me ruajtjen unike dhe pa ndarje të Kosovës Dardane
E ardhmja stabile e shtetit sigurohet vetëm me ruajtjen unike dhe pa ndarje të Kosovës Dardane

Muhamet Kelmendi

  • 09 February 2023 - 07:42

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Çështja e asociacionit në Kosovë de-fakto është një organizim i një subjekti që vetëm konflikte dhe në fund edhe luftë të armatosur do të sjell. Minoriteti serb edhe tash është destabilizues dhe i orientuar në dezorganizim, në konflikte të armatosura dhe në shkatërrimin e Republikës.

-Serbët dhe Beogradi e donë Kosovën të ripushtuar.

Aq më parë, kur dihet se ky subjekt politiko-organizativ, me kompetencat e komunave, të cilat planifikohen të barten në asociacion, edhe de-jure e krijojnë një udhëheqje politiko-organizative dhe edhe ekzekutive, përkatësisht një autonomi të gjerë. Ky asociacion i ka edhe 6 komuna tjera në brendi të Kosovës, që nuk kanë lidhje territoriale me komunat në veri, por të cilat paramendohet të futen nën asociacion.

Kjo është ndarje e Republikës dhe programimi një konflikti të armatosur. Natyrisht se SHBA dhe UE po japin garanci se nuk ka gjoja pushtet ekzekutiv. Pikërisht, këtu duhet të përmendim vetëm kompetencat e gjera që i kanë komunat, e të cilat barten në një qendër udhëheqëse kuptohet për ta qartësuar pushtetin ekzekutiv të asociacionit. Këtu duket qartë pushteti ekzekutiv. Këtij garancioni vetëm ka karakter formal, pa farë përmbajtje dhe pa të ardhme. Edhe në vitin 1878 kur bë Kongresi i Berlinit, i cili ia aneksoi Serbisë viset veriore të Kosovës, deri në Nish, kishte garanci. Madje qe përcaktuar edhe kompensimi i pronës. Por, kjo kurrë nuk u bë. U vranë dhe u terrorizuan shqiptarët. Deri edhe nënat shtatzëna u therën me bajonetë, ndërsa shtetet që ishin në Kongres kurrë nuk protestuan. E si kaloi Ulçini, Plava e Gjoci, Hoti e Gruda dhe Tivari nën sundimin malazez? Pse nuk iu kthye Ulqini Shqipërisë që mendohet se iu dha Malit të Zi për 100 vite!

E njëjta situatë ishte edhe kur gjysma e Shqipërisë iu aneksua Serbisë, Malit të Zi e Greqisë, në Konferencën e Ambasadorëve, me 1913, por as këtu kurrë nuk u ndalë dhuna gjenocidiale mbi shqiptarët. Madje Çamëria u zbraz nga shqiptarët, pas luftës së dytë botërore, nga fashistët grek. Asgjë nuk iu dha më çamëve! Mbetën rrugëve. Populli shqiptar ka nevojë edhe për garanci, por edhe për një Republikë jo të copëtuar. Ai e dëshiron paqen dhe fqinjësinë, mirëpo jo të ndarë dhe të copëtuar, mu Kosovën Dardane. Këtë nuk e pranon kurrë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".