Diplomacia shëtitëse po tregon shenjat fillestare të rezultateve në ndërmjetësimin; Kosovë-Serbi: Asociacione të komuniteteve pakicë, edhe brenda Serbisë

Diplomacia shëtitëse po tregon shenjat fillestare të rezultateve në ndërmjetësimin; Kosovë-Serbi: Asociacione të komuniteteve pakicë, edhe brenda Serbisë
Diplomacia shëtitëse po tregon shenjat fillestare të rezultateve në ndërmjetësimin; Kosovë-Serbi: Asociacione të komuniteteve pakicë, edhe brenda Serbisë

Agim Bajrami

  • 09 February 2023 - 07:48

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Asociacioni kroat,Asociacioni shqiptar, Asociacioni boshnjak, Asociacioni hungarez,rumun e bullgar..Serbia, pas arritjes së marrëveshjes normalizuese me Kosovën, do të mund të shndërrohej, në 'asociacione të minoriteteve' , të formuara brenda vendbanimeve të komuniteteve jo serbe???...

-Ajo çka dihet, nga 'diplomacia shëtitëse perëndimore' për Ballkanin Perëndimor ,vërehet, se po tregohen shenjat e para që palët e acaruara po tregojnë pajtueshmëri për arritjen e marrëveshjes mbi bazën e planit propozues të quajtur, 'propozimi franko gjerman' ku më vonë i emërtuar ' Plani evropian' dhe i akorduar nga administrata e presidentit Biden.

Nga ky plan dhe me shtyrjen e 'diplomacisë shëtitëse' të fuqive perëndimore, (ShBA,Britania e Madhe,Franca,Gjermania,Italia), ka të ngjarë se edhe, Asociacioni i komunave të Kosovës veriore me shumicë serbe, me një përshtatje të modifikimit, në kuadër të kornizës ligjore , do të mund të jetë i pranueshëm për implementimin, edhe për Qeverinë Kurti,kur më pastaj, loja e topit, nga Prishtina zyrtare, do të kalohej në Beogradin zyrtar serb,për të vazhduar me formimin e asociacioneve të minoriteteve brenda Serbisë si;Asociacioni kroat, Asociacioni shqiptar, Asociacioni boshnjak,Asociacioni hungarez,rumun e bullgar..Serbia, pas arritjes së marrëveshjes normalizuese me Kosovën, do të mund të shndërrohej, në 'asociacione të minoriteteve' , të formuara brenda vendbanimeve të komuniteteve jo serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".