Plani 6 pikësh i kryeministrit për asociacionin, propozim konkret

Plani 6 pikësh i kryeministrit për asociacionin, propozim konkret

Hajrullah Tërnava

  • 10 February 2023 - 07:49

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Kryeministri Kurti me këto 6 pikat për asociacionin që i ka prezantuar dhe si temë diskutimi Kurti-Lajçak, e ka sfiduar edhe faktorin ndërkombëtar me propozim serioz e të qëlluar, prandaj tani është moment që e gjithë klasa politike e Kosovës të pozicionohet në mbrojtje të propozimit 6 pikësh për asociacionin i cili është prezantuar nga Kryeministri Kurti dhe i cili ka qenë temë diskutimi edhe në takimin e fundit Kurti –Lajçak në Prishtinë.

-Politikat kosovare, kur është në pyetje interesi i shtetit të Kosovës, e kur në krye të Qeverisë është Kryeministri Kurti si përfaqësues i qeverisë i zgjedhur nga populli me mbi 50% te votave, i cili me qëndrimet e tija po e mbron kushtetutën e Kosovës, e kur është interesi i shtetit te Kosovës, të gjitha partitë si pozitë e opozitë të përafrohen dhe në këtë aspekt duhen të gjithë të jenë unik të paluhatshëm për interesin e Kosovës, sepse mos unifikimi i pozitës dhe opozitës i shkon në favor vetëm interesave të Serbisë, e që mbas miri për këtë e kemi përvojën e Bosnjës me Srpska Republikën. Nëse faktorët tanë politik në këtë pikëpamje përafrohen dhe do të jenë unik, këtë fakt do e kuptojnë edhe ndërkombëtaret që po na ndërmjetësojnë, që edhe ata do ta kuptojnë këtë situate e cila gjithnjë në të ardhmen mund të prodhoj konflikte ndëretnike mes popujve serb e shqiptar, prandaj askujt nuk i konvenon një pajtim momental, por pajtimi duhet të është i përjetshëm, sepse edhe me kushtetutën e tanishme në fuçi pakica serbe që është vetëm 4% në Kosovë i gëzon të drejtat e tyre më të larta në Evropë, e që popullata shqiptare në Serbi nuk i gëzojnë këto të drejta sikur serbët në Kosovë, edhe që pakicat shqiptare janë në numër më të madh në Serbi.

Kryeministri Kurti me këto 6 pikat për asociacionin që i ka prezantuar dhe si temë diskutimi Kurti-Lajçak, e ka sfiduar edhe faktorin ndërkombëtar me propozim serioz e të qëlluar, prandaj tani është moment që e gjithë klasa politike e Kosovës të pozicionohet në mbrojtje të propozimit 6 pikësh për asociacionin i cili është prezantuar nga Kryeministri Kurti dhe i cili ka qenë temë diskutimi edhe në takimin e fundit Kurti –Lajçak në Prishtinë. Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se në drekë pune me kryeministrin Albin Kurti kanë folur edhe për kushtet e paraqitura nga ky i fundit për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lajçak tha se ia ka treguar Kurtit pozicionin e BE-së rreth kësaj, por këtë nuk deshi ta bëjë publike para gazetarëve. Lajçak tutje tha se arsyeja e vizitës në Kosovë dhe ajo e takimit me kryeministrin Albin Kurti është çështja e planit evropian, prandaj pas Prishtinës, si pikë e parë reference, ai ka udhëtuar për në Beograd, ku do të bëjë përpjekje për aranzhimin, përgatitjen e një takimi konstruktiv të nivelit të lartë” të kryeministrit Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Bashkimi i opozitës me pozitën për interesat e popullit të Kosovës, do ti kontribuoj interesit tonë si shtet, sepse shteti i Kosovës është si shtet multi-etnik ku asociacionet janë në harmoni me kushtetutën e Kosovës, dhe tani asociacioni shqiptar funksion pa pengesa me kompetencat kushtetuese të Kosovës, dhe mos të harrojmë se nëse Kosova është shtet multi-etnik që do të thotë se në Kosovë jetojnë edhe pakica tjera sikur ato serbe, turke, rome, boshnjake etj, prandaj për stabilitetin e Kosovës si pozita si opozita duhet të jenë unik, dhe asociacioni i nënshkruar nga Hashim Thaçit 2013 dhe i Isa Mustafës në vitin 2015 që edhe sot po na kushtojnë me dëmet e shkaktuara në të cilat Serbia po mbështetet si akt i kryer për ta, e që Gjykata Kushtetues e Kosovës e shpalli me shkelje të 22 neneve, e që edhe tani po na pengon me këto ndërmjetësime të ndërkombëtarëve, sepse përfaqësuesit shtetërorë kur i nënshkruajnë vendime të rëndësishme në emër të shtetit, tani ato mund të prodhojnë efekte negative sikur që po na përcjellin ato gabime që nga viti 2013 dhe 2015 e deri me tani, dhe atëherë është dashur si Thaçi si Mustafa mos ti nënshkruajnë ato vendime të asociacioneve pa u konsulltue me institucionet shtetërore të Kosovës, dhe sikur të ishin konsultuar atëherë pa i nënshkrua ato asociacione, tani më nuk do të ishin bërë ato gabime që tani shtetit po i kushtojnë edhe tani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".