Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë me marrëveshjen finale, formulë indirekte e garantuar nga ndërmjetësit ndërkombëtar-SHBA-BE

Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë me marrëveshjen finale,  formulë indirekte  e garantuar  nga ndërmjetësit ndërkombëtar-SHBA-BE

Hajrullah Tërnava

  • 11 February 2023 - 09:03

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Dihet që Serbia nuk do të pajtohet me aq lehtësi, sepse kështu ka vepruar edhe me rastin e Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, dhe kështu është duke rezistuar edhe për ta deklaruar dhe pranuar njohjen e Kosovës. I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po vazhdon të deklaron se Marrëveshja do të përfundojë me njohje reciproke, pavarësisht pse regjimi në Beograd, në krye me Vuçiqin vazhdon të deklarohet kundër kësaj finale me njohje reciproke.

-Tani si kurrë me pare ne bisedimet Serbi-Kosove qe po i ndërmjetësojnë ndërkombëtarët, këto bisedime janë intensifikua që donë të thotë se këto biseda duhet ta kenë fundin e suksesshëm i cili fund nuk duhet të vazhdohet në pafundësi, por vet mënyra e bisedimeve na je me nënkuptua se bisedimet nuk do të zgjasin ashtu siç ka ndodhur deri më tani, që nga çlirimi e deri sot. Bisedat tani po ndodhin me një tempo më të shpejtuar që përfundimisht të ndodhin njohjet reciproke, prandaj tani po përgatitet faktori ndërkombëtar, në mënyrë indirekte, që në momentin e fundit të arritjes së marrëveshjes Kosovë Serbi, ta nxjerr para aktit të kryer shtetin serb dhe ta detyron edhe për finalen e njohjes reciproke.

Dihet që Serbia nuk do të pajtohet me aq lehtësi, sepse kështu ka vepruar edhe me rastin e Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, dhe kështu është duke rezistuar edhe për ta deklaruar dhe pranuar njohjen e Kosovës. I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po vazhdon të deklaron se Marrëveshja do të përfundojë me njohje reciproke, pavarësisht pse regjimi në Beograd, në krye me Vuçiqin vazhdon të deklarohet kundër kësaj finale me njohje reciproke. “Ne plotësisht mbështesim dialogun e udhëhequr nga BE-ja me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve. Për ne, njohja reciproke është qëllimi përfundimtar dhe kjo shumë është e rëndësishme”, ka thënë i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për portalin serb në SHBA, “Pavlovic Today”. E nga ana e tij presidenti serb Aleksandër Vuçiq i është përgjigjur me një reagim të shkurtër – “vetëm ëndërroni për njohje reciproke”. Në një intervistë, Escobar ndër të tjera ka theksuar se SHBA besojnë se të gjitha vendet në rajon duhet të njohin njëri-tjetrin, të zvogëlojnë barrierat tregtare, të ndihmojnë në zgjidhjen e disa çështjeve të hapura të mbetura nga vitet e 90-ta dhe të ecin përpara në integrimin evropian. Ai ka folur edhe për planin evropian, pra të ashtuquajturin plan gjermano-francez, duke thënë se ai përmban një dispozitë që thotë se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet ekzistuese. “Sido që të përparoni në dialogun nën patronazhin e BE-së, do të keni një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe”. Prandaj unë gjithmonë them se në një moment ai do të zbatohet.

Pranon apo jo këtë obligim Qeveria aktuale e Kosovës, kjo nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit. Kjo është marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, prandaj them se do të ndodhë. Kjo do të jetë baza e marrëveshjes për normalizim dhe nuk ka rrugëdalje nga ky detyrim”, ka theksuar Escobar. Kërkesa e SHBA-së për njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë nuk është e re. Vetë Gabriel Escobar, si dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, në periudhën e kaluar shpesh kanë theksuan se ky vend angazhohet që rezultati përfundimtar i dialogut të jetë një marrëveshje në të cilën të dyja palët do të njihen reciprokisht. Intervista e Gabriel Escobar për “Pavlovic Today” është publikuar të premten, por vetëm tani tërhoqi vëmendjen e një numri të madh të medieve në Beograd, pasi ka mbërritur “reagimi” i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. “Vetëm ëndërroni për njohje reciproke!”, ka deklaruar Aleksandër Vuçiq, përcjell gazeta serbe në shërbim të pushtetit të tij “Veçernje Novosti”. Menjëherë pas këtij lajmi, vetë presidenti serb ka publikuar një video të shkurtër në rrjetin social Instagram, në të cilën pa dhënë asnjë detaj tjetër ka thënë: “Njohje reciproke? Ëndërroni. Rroftë Serbia”.

Ndryshe kryeministri Kurti është deklaruar zyrtarisht, dhe përfundimisht, pas vizitës së fundit të të dërguarit amerikan në Kosovë se, Kosova e pranon parimisht planin evropian për arritjen e marrëveshjes, duke u zotuar edhe për përmbushjen e obligimit lidhur me Asociacionin, sipas propozimit të tij prej 6 pikave. Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara. Pyetje të rëndësishme mbi garancën ndërkombëtare, mekanizmat zbatues dhe periudhën kohore do të adresohen së shpejti në bisedimet në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit evropian na japin shpresë”, ka shkruar Kurti”, ka deklaruar Kurti.

E pranimin e planit evropian nga pala kosovare e ka mirëpritur edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka thënë sot se SHBA-të mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim Planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, dhe në këtë drejtim SHBA do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, sepse Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë. Me këto bisedime të intensifikuara po shpresohet se megjithatë do të vjen deri te njohja reciproke mes dy shteteve, apo mënyra tjetër si oferta Franko-Gjermane e cila e parasheh një rrugëtim më të gjatë por të garantuar që pa pengesa nga ana e Serbisë, ti hapen dyert Kosovës drejtë shteteve të BE-së, gjë që edhe në këtë mënyrë Kosova do ia arrij qëllimit të saj, që si shtet i pavarur të anëtarësohet në institucione të ndryshme ndërkombëtare sikur që janë: NATO, INTERPOL, UNESKO, OKB etj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".