Nuk ka paqe në Ballkan pa marrëveshje me njohje reciproke mes Kosovës dhe  Serbisë 

Nuk ka paqe në Ballkan pa marrëveshje me njohje reciproke mes Kosovës dhe  Serbisë 
Nuk ka paqe në Ballkan pa marrëveshje me njohje reciproke mes Kosovës dhe  Serbisë 

Muhamet Kelmendi

  • 12 February 2023 - 08:45

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

 

Qëndrimi herë me njohje e herë pa njohje reciproke të marrëveshjes përfundimtare ka krijuar dhe ju ka dhënë forcë pushtetarëve në Beograd. Kështu doli Kosova në pozitën përgjegjëse pse nuk po ecet në dialog me Serbinë.

 

Asociacion të minoritetit serb në Kosovë kurrë nuk duhet të pranoi Republika e Kosovës. Qëndrimet e SHBA-ve ndaj Ballkanit Perëndimor, sidomos ndaj Kosovës dhe Serbisë, kanë pësuar luhatje me kundërthënie. Kundruall Serbisë kemi nga Uashingtoni qëndrim në zbutje dhe në raport me Kosovën një kthesë që ka krijuar një vështirësi të madhe. Pa Uashingtonin kurrë nuk do të kishte asociacion dhe as Gjykatë në Den Hagë. Me Uashingtonin bëri edhe UE-ja presion të madh mbi Kosovën dhe e detyruan në qëndrime. Tash kemi një lojë të madhe të z Eskobar dhe të Ambasadorit të USA-së në Beograd, z.Hill. Të dytë po bëjnë një politikë që Kosovën e dëmtuan në raport me  shtetin neofashist serb. Qëndrimi herë me njohje e herë pa njohje reciproke të marrëveshjes përfundimtare ka krijuar dhe ju ka dhënë forcë pushtetarëve në Beograd. Kështu doli Kosova në pozitën përgjegjëse pse nuk po ecet në dialog me Serbinë. Këtë e deklaruan në Beograd si z. Eskobar, ashtu dhe z.Hill. Madje e paraqiten marrëveshjen përfundimtare pa njohje reciproke në qendër. Z. Biden, në letrat që ia dërgoi Beogradit dhe Prishtinës qartë doli me qëndrimin se "marrëveshja përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë brenda këtij viti dhe me njohje reciproke në qendër" Ky ishte qëndrimi zyrtar i SHBA-ve. Z. Eskobar dhe z.Hill, sikundër edhe i dërguari i Pentagonit për Ballkanin, dolën me qëndrime kundër Presidentit, z Biden, duke hequr njohjen reciproke.  Natyrisht se këtej shtrohet pyetja: Ishin këto qëndrime të Presidenti? Kush e ka përcjellur  z.Biden nga koha e pozitës si senator, Zëvendëspresident dhe tash si President, kurrë nuk beson se ka ndryshime në qëndrime në z.Biden. Në Senatin e SHBA-ve, para një kohe, z. Eskobar në pyetje të senatore, u përgjigj; (...) Njohja reciproke mbetet në qendër të marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë". Ky ishte qëndrim i qartë. Këtë qëndrim ende nuk e ka theksuar z. Hill. Pozitat e tilla luhatëse e të dërguarve për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi, duket se e forcuan neoshovenistin serbomadh Vuçic. Kështu u organizuan bllokadat serbe në veri të Kosovës, ikën policët, administratorët dhe gjykatësit e prokurorët serbe nga puna në veri. Veprimet e tilla e rrezikuan paqen. Dhe, kjo bëri që UE dhe Uashingtoni të ndihen të rrezikuar për paqen në Ballkan nga veprimet e Rusisë nëpërmjet Serbisë. Në vizitat në Prishtinë dhe në Beograd të dërguarit e sqaruan pozitën dhe bllokimi u hoq nga rruga. BE dhe SHBA-të dolën qartë në anën e Planit gjermano-francez dhe arritën të detyrojnë Beogradin që të pranon të njëjtin në bisedime. Më herët doli krimineli Vuçiq me qëndrimin: "Është më lehtë të bisedojmë me të deleguarit e Uashingtonit se me ata nga Gjermania, nga BE-a dhe nga Britania e Madhe". Dhe më poshtë tha: "Serbia nuk do të pranon kurrë shtetin e Kosovës (...). Kosova është Kosovë dhe Metohi dhe i takon Serbisë (...). Marrëveshje të Kosovës dhe Serbisë pa njohje reciproke nuk duhet pranuar". Nuk ka paqe në Ballkan pa njohje. Çdo veprim tjetër, e ku Serbia e konsideron Kosovën territor të vetin, është gjë që nuk ka marrëveshje dhe kurrë nuk ka paqe. Uashingtoni ka qëndrim të qartë. Duket se këtë e kanë kuptuar të deleguarit. Mbetet të shihen qëndrimet përfundimtare mbi asociacionin dhe marrëveshjen përfundimtare me njohje reciproke. Për njohje ka qëndrim të qartë në Uashington. Ndërsa, për Asociacion, kemi luhatje. U tha se nuk do të ketë pushtet ekzekutiv. Po epen edhe garanci. Por, ajo që ka mbetur pa përgjigje është niveli horizontal a vertikal i asociacionit, momenti dhe koha e formimit, nëse duhet të formohet. Mbetet të shihet kjo. Kosova nuk mund dhe nuk duhet të formoj asociacion. Nëse BE dhe të deleguarit nga Uashingtoni e duan këtë, le ta themelojnë këtë. Me rëndësi është qëndrimi se asociacion një nacional serb dhe në territore shqiptare kurrë nuk duhet të ketë. Kosova ka bërë maksimumin për minoritete. Nuk ka ku shkon më thellë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".