Beteja kryesore e Kosovës, si ti shmanget sërish fajësisë para Amerikës dhe Evropës?

Beteja kryesore e Kosovës,  si ti shmanget sërish fajësisë para Amerikës dhe Evropës?
Beteja kryesore e Kosovës,  si ti shmanget sërish fajësisë para Amerikës dhe Evropës?

Fadil Maloku

  • 14 February 2023 - 07:43

Shkruan: Sociologu- Fadil Maloku

Kosova sot duhet të dëshmoj mençuri e fleksibilitet maksimal, në mënyrë që kurthet serbo-ruse të kuptohen edhe nga Uashingtoni dhe Brukseli. Por, kur është fjala te plani franko gjerman, Kosova duhet po ashtu të kuptoj se: nëse kurthi i Serbisë, ishte bindja se duke e pranuar planin -franko gjerman, ajo do e refuzoj dhe kështu do shpallet "fajtorja" kryesore për dështimin e negociatave në "sytë" e Uashingtonit dhe Brukselit.

Pse s'po ndodhë unisoni për temat e mëdha, është pyetje e cila shtrohet vazhdimisht në komunikimet e përditshme në mes nesh. Unisoni s'po ndodhë, nga shkaku se elitat aktuale politike NUK janë kapur ende pas ndërgjegjes dhe obligimit ndaj kauzave shtetërore e kombëtare, por, janë duke vrapuar ende pas lakmisë së pushtetit e kauzave; personale, atyre partiake, e e sidomos atyre klanore e grupore; Derisa nuk ndodh të instalohet institucioni i përgjegjësisë, e sidomos ai i llogaridhënies në Kosovë, do të ketë përherë; edhe papunësi; edhe varfëri; edhe ikje masive nga vendi; edhe krizë ekonomike; edhe...Zajednicë! Pra, keq i kemi punët!

Kosova sot duhet të dëshmoj mençuri e fleksibilitet maksimal, në mënyrë që kurthet serbo-ruse të kuptohen edhe nga Uashingtoni dhe Brukseli. Por, kur është fjala te plani franko gjerman, Kosova duhet po ashtu të kuptoj se: nëse kurthi i Serbisë, ishte bindja se duke e pranuar planin -franko gjerman, ajo do e refuzoj dhe kështu do shpallet "fajtorja" kryesore për dështimin e negociatave në "sytë" e Uashingtonit dhe Brukselit. Kosova pra, nuk duhet tē konfrontohet me vrazhdësi të theksuar ndaj këtij plani me ndërkombëtarët edhe për shkakun se; ambasadori rus në Beograd Z. Aleksandër Bochan-Kharchenko, i “rekomandoj” (lexo; kërcënoj!) publikisht Serbisë që të (“mos nxitoj në vendimmarrje”) pres deri sa të mbaroj lufta në Ukraine (e cila sipas tij do mbaroj me fitoren e sigurt ruse!?). Kosova duhet sot të tregohet shumë e vëmendshme dhe shumë e kujdesshme, në mënyrë që interesat e saja shtetërore të realizohen (me kosto sa me të ulëta) dhe të vihen pa hamendje në funksion dhe në shërbim të interesave kombëtare. Këto interesa gjithashtu duhet të sinkronizohen gjithqysh me interesat e reja gjeopolitike (që po i dikton invazioni rus në Ukrainë) të "shtratit të “Prokrustit" amerikan!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".