Opozitarët e sotëm e kanë harruar tradhtinë nacionale që ja kanë bërë shtetit, janë gati ta vazhdojnë deri në fund të njëjtin projekt nëse arrijnë ta kapin timonin e pushtetit

Opozitarët e sotëm e kanë harruar tradhtinë nacionale që ja kanë bërë shtetit, janë gati ta vazhdojnë deri në fund të njëjtin projekt nëse arrijnë ta kapin timonin e pushtetit
Opozitarët e sotëm e kanë harruar tradhtinë nacionale që ja kanë bërë shtetit, janë gati ta vazhdojnë deri në fund të njëjtin projekt nëse arrijnë ta kapin timonin e pushtetit

Naim Miftari

  • 15 February 2023 - 07:30

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Nuk mbaj mend gjatë tërë historisë së Kosovës që të ketë pasur një opozitë kaq të poshtër e hileqare, sikur kjo që është sot, e cila syrin e ka vetëm te kthimi në pushtet dhe te tenderët, me çdo lloj çmimi, në vend se PDK,LDK por edhe AAK të dalin e ti kërkojnë falje popullit të Kosovës që e kanë vjedh e plaçkitur qe 20 vite rresht,që e kanë tradhtuar duke ia falur fillimisht Maqedonisë qindra hektar të tokës , që i kanë falur Malit të Zi mijëra hektar tok , që i kanë falë Serbisë me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015 për ASOCIASJONIN serb mbi 30% të territorit të Kosovës. Historia do të dëshmoj se këta e kanë tradhtuar shtetin, për ti mbushur xhepat duke abuzuar me pushtetin.

-Këta tradhtar janë që edhe Veriun ia kanë falur Serbisë Xeheroret Trepçën, Novobërdën , që ia kanë falë Serbisë thesarin e Kosovës, Ujmanin- Ujin e pijes ,që ia kanë falë Serbisë turizmin dimëror Brezovicën. Pra këta opozitar, ish pushtetar në të kaluarën, janë ata që e tradhtuan interesin e shtetit duke e sjellë me pa të drejtë edhe Gjykatën Speciale në baza krejt nacionale, vetëm për shqiptarët dhe qindra e mijëra gjëra të tjera negative që ja sollën vendit kjo opozitë e cila sot sillet pothuajse sikur këto qindra e mijëra gjëra negative nuk kanë ndodhur në mandatin e qeverisjes së tyre por ti ketë sjellë Qeveria Kurti e jo këta vetë.

Shikojini sot si Gomarët e Tropojës një nga një, bashkë me Listën Serbe shkojnë pothuajse çdo muaj në Amerikë për udhëtime, këto që sot po jua aranzhon lobi Serb në Amerikë me kordinatorin ambasadorin Marko Gjuriqin që e kërkoj Grenellin e Ri që quhet Gabriel Eskobar, ish nxënësin dhe ish postierin e ish ambasadorit Amerikan Viliam Mogomerit të cilët para dy dekadash luftonin me mish e me shpirt që Mali i Zi mos ta braktis Serbin por ta ruajnë Jugosllavinë e vogël faktikisht Serbin e Madhe sikurse sot që po angazhohet Edi Rama, i cili po kërkon një Open Ballkan, edhe kjo opozitë e Kosovës po kërkon pushtet duke deklaruar që po të ishin në pushtet këta sot do ta nënshkruanin ZAJEDNICEN serbe, kuptohet së bashku me dorën e Beogradit në Kosovë, listën Serbe .

Aq të ligë po tregohen sot PDK,LDK,AAK...sa që brenda 24 orëve i ndërrojnë qëndrimet e veta qe edhe më shumë është kah e rrezikojnë Kosovën këta opozitar me qëndrimet e veta servile dhe anti kombëtare, sesa që e dëmton vendin tonë Serbia sot. Por sa i përket ZAJEDNICES që në fat është Republikë Serbe në Kosovë jam shumë i sigurt se as qeveria e Albin Kurtit as presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk do ta pranojnë as nuk do ta nënshkruajnë kurrë një marrëveshje ku dëmtohet Kosova, një marrëveshje anti kombëtare siç i nënshkroi Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa për ZAJEDNICEN dhe Ramush Haradinaj për Çakorrin, pra demarkacionin me Malin e Zi. Qeveria dhe presidenca e Kosovës sot janë të atakuar njësoj si nga shteti serb po ashtu në të njëjtën mënyrë edhe nga opozita. E para, pra Serbia kërkon territore të Kosovës kërkon ti okupon ato përmes Zajednicës, që ta ketë në kontroll Kosovën, kurse opozita e Kosovës PDK,LDK,AAK...ish pushtetarët e Kosovës këta kërkojnë vetëm pushtet, tenderë dhe para për xhepin e tyre, asnjë send tjetër nuk ju intereson këtyre opozitarëve të tërbuar që në të kaluarën kanë nënshkruar marrëveshje të cilat Kosovën edhe për dekada të tjera në vijim kanë për ta dëmtuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".