Propozimi 6 pikësh i Qeverisë Kurti për asociacionin me mbështeteje të fuqishme amerikane

Propozimi 6 pikësh i Qeverisë Kurti për asociacionin me mbështeteje të fuqishme amerikane

Hajrullah Tërnava

  • 15 February 2023 - 07:35

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Lojërat e deritashmë të partive politike në opozitë kundër Qeverise Kurti lidhur me pozicionimin e saj antiamerikan tani po bien përfundimisht në ujë, akuzat e deritashme të opozitarëve kundër qeverisë Kurti lidhur me pozicionimin e saj antiamerikan, në procesin e vështirë dhe me plotë sfida të pa njohura e presion, në dialogun me Serbinë, për arritjen e marrëveshjes finale dhe zgjidhjen e nyjës së asociacionit, që të përjashtohet rreziku i rrëshqitjes në një krijesë e cila rrezikon në të ardhmen shtetin dhe funksionalitetin e tij.

-Kryeministri Kurti pas bërjes publike të planit 6 pikës për versionin kosovar të Asociacionit, në pasditen e së premtes ka pasur një bisedë telefonike me këshilltarin e Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, nga e cila bisedë është konfirmuar qëndrimi sipas të cilit pala kosovare, qeveria e Kosovës e ka pranuar zyrtarisht projektin franko gjerman për të negociuar dhe përfaruar qëndrimet për një marrëveshje në pako mes Kosovës. E cila marrëveshje duhet të qon drejtë, normalizimit, njohjes së plotë dhe pajtimit. E pas bisedës së Kurtit me Chollet, ka reaguar me përshëndetje pozitive ambasadori amerikan në Kosovë Hovenier i cili ka thënë se edhe SHBA mbështesin plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së, sepse propozimi i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për Kosovën por edhe SHBA-të.” Ne do të mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së.

Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”, ka deklaruar Hovenier. Ndryshe Zyra e kryeministrit Albin Kurti ka bërë të ditur për bisedën telefonike të kryeministrit Albin Kurti me këshilltarin amerikan Derek Chollet me disa detaje. Në njoftimin për media bëhet e ditur se kanë diskutuar për propozimin evropian, të pranueshëm si bazë të mirë për bisedime të  mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel. Gjithashtu, u theksua rëndësia e avancimit për Kosovën në integrime ndërkombëtare në kohën kur të arriturat demokratike dhe ekonomike të Kosovës në këto dy vitet e fundit janë evidentuar nga shumë organizata e institute ndërkombëtare prestigjioze”, thuhet në njoftim.

Sipas kryeministrisë, Kurti konfirmoi gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe shprehu pajtimin e tij për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut. “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog sepse dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, thuhet në njoftim. Edhe kjo lëvizje përpara e Qeverisë së Kosovës, dhe vlerësimi pozitiv nga vetë zyrtarët e lartë të SHBA-ve është një kundërpërgjigje direkt akuzave të deritashme hileqare për konsum politik të opozitës, e cila para interesit politik për shtetin e ka vendosur luftën e pa ndershme dhe absurd për pushtetin. Qeveria në pushtet nëse në këto bisedime ia arrin qëllimit për pretendimet e saja që tani janë të njohura sipas planit 6 pikësh, Kosova shpejtë do të pranohet në institucione ndërkombëtare dhe njohja e ndërsjellët mes dy shteteve është më se e sigurt në të ardhmen, dhe populli, pas përfundimit të këtij mandati, në zgjedhjet e radhës do t’ia besoj prapë qeverisjen edhe për katër vite tjera me votim absolut në shumicë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".