Shkëlqimi dhe rënia kriminale e Edi Ramës, po i vjen fundi i turpshëm si ai i Manuel Noriegës

Shkëlqimi dhe rënia kriminale e Edi Ramës, po i vjen fundi i turpshëm si ai i Manuel Noriegës

Hajrullah Tërnava

  • 17 February 2023 - 07:33

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Nëse i referohemi historisë, ajo mund të jetë një mënyrë e mirë për të saktësuar pritshmërinë mbi zhvillimet e ardhshme në skandalin McGonigal ku është i përfshirë edhe Kryeministri më i korruptuar që është bërë lajmi me i lexuar në mediet botërore, Edi Rama. Historia e Manuel Noriegës mund të na japë mësime të shumta sepse pikërisht aty gjejmë shumë ngjashmëri të drejtpërdrejta, e të tjera të tërthorta, mes historisë së tij dhe asaj të Edi Ramës. Noriega, ashtu si Edi Rama kanë pasur marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Është për tu habitur me udhëheqësit politik shqiptar gjithandej ku gjinden, se si kur vijnë ne pushtet bëjnë gjithçka për qëllimet e tyre personale, qoftë për tu pasurua apo për ti arritur ato qëllime çfarë i pretendojnë, prandaj jo rastësisht shpejt ju vjen koha kur i humbin pozitat dhe që duhet të sillen si qytetar të thjeshtë që i takojnë popullit. Atyre nga e kaluara e turpshme nuk ju mbetet as në qytet të dalin lirshëm, nuk e kanë lirinë as si qytetar të rëndomtë të lëvizin të lirë nëpër qytete, dhe kjo është dëshmia e gjithë karrierës së tyre të turpshme që sa kanë qenë në pushtet kanë bërë gjithçka për përfitime kriminale të veta, prandaj tani kur më nuk gjinden në pushtet e kanë frikën nga qytetarët se mos po sulmohen apo mos po i shajnë e ofendojnë gjatë lëvizjeve të tyre, dhe ky është një udhëzim se edhe prijësit shtetërorë sa janë në pushtet duhet të sillen konfrom ligjeve dhe kushtetutës së vendit, por mbi të gjitha të jenë përfaqësues të dinjitetshëm të popullit të cilin e përfaqësojnë, dhe të cilët ata i kanë zgjedhur si prijës të popullit, që mjerisht deri më tani të rrallë janë ata të të tillë i donë populli edhe kur nuk gjenden në pushtet, prandaj tani edhe do të vjen fundi i Edi Ramës në karrierën e tij të bujshme politike, me fund të turpshëm me këto dosje kriminale, një fund dhe fat i ngjashëm dhe turpshëm si ai Manuel Noriegës.

Nëse i referohemi historisë, ajo mund të jetë një mënyrë e mirë për të saktësuar pritshmërinë mbi zhvillimet e ardhshme në skandalin McGonigal ku është i përfshirë edhe Kryeministri më i korruptuar që është bërë lajmi me i lexuar në mediet botërore, Edi Rama. Historia e Manuel Noriegës mund të na japë mësime të shumta sepse pikërisht aty gjejmë shumë ngjashmëri të drejtpërdrejta, e të tjera të tërthorta, mes historisë së tij dhe asaj të Edi Ramës. Noriega, ashtu si Edi Rama kanë pasur marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që i pari mbështeti luftën anti-komuniste në Amerikën latine, i dyti strehoi në Shqipëri shtetas nga Afganistani e Irani në një kohë që asnjë shtet tjetër nuk e bënte. Noriega i ndihmonte SHBA-të si një ndërmjetës në marrëdhëniet e vështira me Kubën e Castros apo Nikaraguan e sadistëve, ndërkohë e njëjta gjë propagandohet për marrëdhënien e Ramës me Serbinë e Vuçiçit apo Turqinë e Erdoganit. Në të dy rastet, si Panamaja ashtu dhe Shqipëria, janë territore me interesa të larta gjeostrategjike për botën perëndimore. Interesa të cilat si në rastin e Noriegës, apo të Ramës, preknin gjithashtu trafiqet ilegale.

Për shkak të lokacionit gjeografik, Panama-ja si Shqipëria, u kthyen në korridore tranziti për trafiqe armësh, droge, pastrim parash e interesash kriminale ndërkombëtare. Qeveritë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Noriegës, ashtu si të Ramës, u përfshinë drejtpërsëdrejti në këto trafiqe. Në një raport të kohës, thuhej që asgjë në Panama nuk lëvizte pa udhëzimet, urdhrin apo miratimin e Noriegës. E njëjta gjë thuhet dhe sot për Edi Ramën që është bërë protagonisti kryesor i kronikës zë zezë në përmasa botërore. Sa është e pa mundshme të mbulohet dhe demantohet lidhje Rames më këtë aferë korruptive, më së miri po e tregon strukja e tij nga jeta publike e politike, ikja nga parlamenti dhe ballafaqimi me faktet që dita ditës po bëhen publike dhe po shndërrohen në armë të fuqishme argumentesh për qytetarët e revoltuar dhe opozitën e mirë organizuar. Ai ka zgjedhur përsëri mjetin e shantazhit kundër opozitës duke shqiptuar masa ndëshkimi me përjashtim të opozitës nga parlamenti. Gjithsesi se është kjo aferë e turpshme Rama diçka që u tolerua edhe nga partnerët ndërkombëtare, deri në një farë mase, edhe për shkak të shërbimeve utilitaro-diplomatike. Edhe ekspertë e krimeve të përmasave ndërkombëtare parashohin një fat të ngjashëm të Rames me atë të Noriegës.

Amerika është një demokraci e jashtëzakonshme ku balanca e pushteteve dhe shteti i të drejtës mundësojnë gjetjen e një ekuilibri sado që zbulohen skandale të mëdha. Ndërkohë që shërbimet e jashtme kishin interesa tek stabiliteti gjeopolitik në Amerikën latine (apo ai në Ballkan), shërbimet e brendshme prekeshin nga impakti negativ i rrjeteve kriminale ndërkombëtare të financuar nga Noriega (apo Rama). Dje dhe sot, droga përbën një sfidë të jashtëzakonshme për rendin publik në SHBA. Në vitin 2015 numëroheshin 52.404 vdekje nga overdoza ndërkohë në vitin 2021 kjo shifër është dyfishuar duke shkuar në 106.699. Përballë krizës urbane që krijoi droga latine në vitet 90, situata me Noriegën u bë e papërballueshme. Në vitin 1989, ushtria Amerikane e pushtoi fizikisht Panamanë duke rrëzuar Noriegën nga pushteti dhe e ekstraduar në SHBA. Pas një gjyqi 7 mujor në Miami, ai u dënua me 40 vite burg për trafik droge, pastrim parash, shantazh etj. Ishte një President republikan, George H.Ë. Bush ai që dha urdhrin e pushtimit. Në opinionin publik ndërkombëtar pushtimi u justifikua me rrëshqitjen e fundit autoritare të Noriegës.

Ai abuzoi masivisht me zgjedhjet presidenciale të majit 1989 duke shkuar deri në anulimin total të tyre. Edi Rama i 2023 është në të njëjtë situatë si Noriega në majin e 89-ës. Si në vitet 90, droga sot është një problem i jashtëzakonshëm në SHBA me më shumë vdekje nga overdoza sesa nga SIDA dhe aksidentet rrugore kombinuar. Kjo e keqe e madhe po lulëzon dhe është shndërruar në industri të madhe edhe nën regjimin e Edi Rames në këto dy mandate. Si Noriega me zgjedhjet e 89-s, Rama sot po kërkon të zhdukë pluralizmin politik duke abuzuar masivisht me sistemin zgjedhor e duke tentuar të zhduke opozitën. Ndërkohë po njësoj, Rama ka cenuar sigurinë dhe reputacionin e shërbimeve të brendshme amerikane siç po dëshmohet dita ditës nga skandali McGonigal.

Rama si Noriega, e ktheu Shqipërinë në një pllakë tranziti duke u mundësuar trafikantëve ndërkombëtarë, përfshirë nga Amerika latine, të kryejnë investime imobiliare në Shqipëri. Dhe për ta mbyllur, nëse skandali i “Panama Papers” tregonte sesi një shtet i vogël ishte kthyer në një parajsë fiskale ku fshiheshin paratë e kriminelëve nga mbarë bota, nuk mund të lejohet thjeshtë një rastësi tek amnistia fiskale e mbrojtur me kaq ngulm nga qeveria Rama. Protesta e 11 shkurtit, situatë krijuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe vendosmëria për të vazhduar pa u ndalur në kërkim të largimit por edhe dënimit të regjimit Rama, po tregon se populli opozitar është në një faqe me interesat amerikane dhe ato evropiane, me vlerat perëndimore, me ambiciet demokratike për një rend të bazuar mbi ligjshmëri, ekonomi të lirë, llogaridhënie publike, zgjedhje të lira e liri shtypi, sipërmarrje e zhvillim të qëndrueshëm.

Edi Rama sot qëndron si antipodi i këtyre vlerave duke e mbajtur Shqipërinë me top lajme në mediet ndërkombëtare për veprimtari kriminale. A do të jetë ky një rast model përballë drejtësisë së historisë, që edhe Edi Rama të përfundon si Manuel Noriega, dhe Shqipëria të merr rrugë të shpejtë dhe të pastrohet e fillon të zhvillohet, të mos mbetet njollë e etiketuar e krimit të organizuar mes Evropës dhe Ballkanit, në kohën kur rajoni është duke lëvizur si tërësi drejtë Evropës së bashkuar. Partia Demokratike ka vendosur që më 3 mars të zhvillojë një tjetër protestë kombëtare, si ajo e të shtunës së kaluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Po ashtu, mësohet se protestat para Parlamentit do të vijojnë sa herë që të ketë seancë plenare. Në bazë të shpjegimeve të deritashme, interesi kombëtar i shtetit shqiptar është që të këtë ndryshime në udhëheqjen e shtetit sidomos të kryeministrit dhe strukturës qeverisëse, prandaj sa të ndodhe kjo me parë është në interes të Shqipërisë, dhe ky rast duhet popullit të Shqipërisë ti shërbej si udhërrëfyes që në krye të institucioneve duhet të vijnë njerëz të shkolluar dhe të pastër që dinë me e udhëhequr shtetin, dhe që punojnë për të mirën e popullit dhe të shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".