Uniteti pozitë opozitë në dialog për shtetin, të lihen anash ambiciet e sëmura për ta kapur pushtetin

Uniteti pozitë opozitë në dialog për shtetin, të lihen anash ambiciet e sëmura për ta kapur pushtetin
Uniteti pozitë opozitë në dialog për shtetin, të lihen anash ambiciet e sëmura për ta kapur pushtetin

Gani Qarri

  • 17 February 2023 - 07:50

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Para presionit gjithnjë e më të fortë, që i bëhet Kosovës, është jo vetëm i domosdoshëm, por duket edhe i patejkalueshëm, krijimi i një ekipi të unitetit, të klasës politike të Kosovës, me spektër gjithëpërfshirës të përfaqësimit, pozitë opozitë, si dhe të partive tjera jashtë parlamentare, në prag të periudhës së dinamizmit të agjendës së dialogut dhe marrjes së vendimit unik, për ti dhënë përgjigje të përshtatshme dhe unike kushtëzimit të Asociacionit.

-Madje. poqe se planin franko-gjerman, vërtetë të gjitha partitë politike, e pranojnë si ofertë optimale, që ofron zgjidhje dhe i jep fund historisë mbi një dekadëshe të dialogut me Serbinë, atëherë ky moment kritik, është njëmend historik për një ekip uniteti të veprimit dhe të dakoordimit për të dyja këto çështje kruciale dhe nacionale.

Për aq më tepër pas aktit të shpalljes së pavarësisë, finalja e dialogut me Serbinë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, është akti tjetër më i rëndësishëm që do të mbetet i shënuar në faqet e historisë, prandaj në këtë proces nuk duhet të ketë të mundur, as të gabuar, që në një fazë tjetër pas përfundimit ti shohim liderët politik duke diskutuar, pas kohe, se cila është dashur të ishte zgjidhja më e mirë dhe çfarë do duhej korrigjuar që kjo edhe të realizohej në praktikë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".