Qeveria Kurti po e mbanë fjalën, ka mbaruar epoka e artë e pasurimit pa mbulesë të ligjshme, për gjyqtar e prokuror të korruptuar

Qeveria Kurti po e mbanë fjalën, ka mbaruar epoka e artë e pasurimit pa mbulesë të ligjshme, për gjyqtar e prokuror të korruptuar
Qeveria Kurti po e mbanë fjalën, ka mbaruar epoka e artë e pasurimit pa mbulesë të ligjshme, për gjyqtar e prokuror të korruptuar

Arsim Aziri

  • 17 February 2023 - 16:54

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri 

 

Është qasje shumë e qëlluar kërkesa e Kryeministrit Kurti i cili ka thënë se e ka udhëzuar Ministren e Drejtësisë ti ndjek në mënyrë të përpiktë të gjitha mësimet nga procesi i Vettingut në Shqipëri, proces i cili ja ka vlejtur mirëpo të gjitha defektet do të duhet të evidentoheshin dhe të mos përsëriten të njëjtat edhe në Kosovë, për ta penguar zbatimin dhe zvarritur atë në kohë.

 

 

Mendoj se kur flitet për Vettingun, ky proces është nisur mbarë dhe duket se Qeveria e Kosovës është e vendosur ta qoj përpara, por se deri me tani nuk ka pasur veprime konkrete. Vetingu siguron sundimin më efikas të ligjit në vend, do të ketë probleme te profili i larë i aktorëve që do të prek Vettingu, megjithatë këto hapa të ngadalshëm nuk i shërbejnë qëllimit përfundimtarë prandaj shteti duhet të jetë më transparent dhe të veprojë pasi nga sistemi i drejtësisë varet i gjithë zhvillimi i ardhshëm i vendit dhe integrimi në mekanizmat ndërkombëtarë dhe jo vetëm.  Tani më mendoj se  edhe nga Kryeministri Kurti  po paralajmërohet seriozisht ngushtimi serioz i rrethit të veprimit dhe pasurimit të kokave të  mykura në sistemin e drejtësisë, gjyqtar e prokuror të korruptuar e inkriminuar që po bashkëjetojnë e pasurohen në lidhje të ngushta me krimin e organizuar,  grupet e nëntokës kriminale e të mafies. Jo rastësisht, në pritje të bërjes dhe fillimit të zbatimit të ligjit Vetting, kryeministri Kurti ka një lajm të keq për të inkriminuarit, korruptuarit e të pasuruarit përmes lidhjeve kriminale e në kurriz të qytetarëve me shkelje të ligjit. Kryeministri Albin  Kurti, duke folur për  Vettingun ka deklaruar  se ndryshe nga Shqipëria, ne do të konfiskojmë pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Këtë paralajmërim serioz Kurti e ka bërë duke folur për detajet e planit të  qeverisë së tij për të ndërmarrë reformën në drejtësi në Kosovë Kurti  ka thënë se e ka urdhëruar ministren e Drejtësisë që të ndjek në mënyrë të përpiktë të gjitha gabimet e Vettingut të bërë në Shqipëri, në mënyrë që në Kosovë të ketë një aplikim sa më efikas, dhe të mos barten pengesat me të cilat I njëjti proces është ballafaquar në fqinjësi, në Shqipëri. Kryeministri ka deklaruar se  reforma në drejtësinë e Kosovës , ndryshe nga Shqipëria duhet të përfshijë dhe konfiskimin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Është qasje shumë e qëlluar kërkesa e Kryeministrit Kurti i cili ka thënë se e ka udhëzuar Ministren e Drejtësisë ti ndjek në mënyrë të përpiktë të gjitha mësimet nga procesi i Vettingut në Shqipëri, proces i cili ja ka vlejtur mirëpo të gjitha defektet do të duhet të evidentoheshin dhe të mos përsëriten të njëjtat edhe në Kosovë, për ta penguar zbatimin dhe zvarritur atë në kohë. Është një hap përpara në këtë proces  pasi që në seancën e fundit të parlamentit të Kosovës  është kaluar në lexim të dytë projekt ligjin për konfiskimin pasurive të pa justifikuara, sepse realisht nuk është problem vetëm pasuria e paligjshme,  por edhe e pajustifikueshme sepse nuk mund të kesh të ardhura të ulëta ndërkohë pasuri marramendëse, prandaj edhe në Vetting duhet të parashihet vlerësimi dhe njëkohësisht konfiskimi i pasurisë së p[a ligjshme dhe të pa justifikueshme edhe për nivelin e zyrtarëve në sistemin e drejtësisë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".