Në takimin e 27 shkurtit në Bruksel Vuçiq përballet me propozimin 6 piksh për asociacionin të propozuar nga kryeministri Kurti

Në takimin e 27 shkurtit në Bruksel  Vuçiq përballet me propozimin 6 piksh për asociacionin të propozuar nga kryeministri Kurti
Në takimin e 27 shkurtit në Bruksel  Vuçiq përballet me propozimin 6 piksh për asociacionin të propozuar nga kryeministri Kurti

Gani Qarri

  • 19 February 2023 - 14:59

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

 

Ky takim pritet të jetë edhe një test me rëndësi, veçanërisht për versionin e Qeverisë së Kosovës, të formuluar si modeli 6 pikësh për asociacionin, mbi baza të standardeve evropianë, pa kompetenca ekzekutive, pa ndarje në baza etnike, dhe pa të drejtë të vendimmarrjes së njëanshme për rrezikshmërinë institucionale e politike të shtetit të Kosovës!

 

Takimi i 27 shkurtit, i konfirmuar me pjesëmarrje edhe nga krerët e të dy shteteve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, ashtu siç edhe është paralajmëruar, do të zhvillohet në kuadër të vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën patronimin e Përfaqësuesit të Lartë/Zëvendës Presidentit Josep Borrell, pasi që herën e fundit, Kurti dhe Vuçiq janë takuar në kryeqytetin belg, vitin e kaluar. Prandaj takimi ardhshëm i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 27 shkurt në Bruksel, pritet të jetë takim vendimtar për tu testuar dhe dëshmuar edhe në praktikë, serioziteti i të dyja palëve, si dhe përkushtimi i premtuar, në përafrim qëndrimesh për arritje të marrëveshjes në të cilën faktori ndërkombëtar, së fundi është duke duke investuar dhe angazhuar shumë. Madje në këtë takim, është paraparë që përfaqësuesi i lartë i BE-së, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, të zhvillojë bisedime të veçanta me liderët e Kosovës dhe të Serbisë, ndërsa në fokus të takimit do të jetë Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve dialoguese. Takimi i 27 shkurtit zhvillohet pas raportimit të të dy krerëve të shteteve relevante, në parlamentet e tyre, pasi që propozimi evropian, i njohur si plani franko-gjerman është miratuar, në debat dhe seancë të veçantë për dialogun, i cili nga kryeministri i Kosovës, është vlerësuar si bazë e mirë për të vijuar bisedimet për marrëveshje finale, duke marrë në njëfarë mënyre notë kaluese për kryeministrin për të vazhduar negocimet me Serbinë, nën ndërmjetësimin e faktorëve ndërkombëtar amerikan dhe evropian. Kështu që, ky takim, pritet të jetë edhe një test me rëndësi, veçanërisht për versionin e Qeverisë së Kosovës, të formuluar si modeli 6 pikësh për asociacionin, mbi baza të standardeve evropianë, pa kompetenca ekzekutive, pa ndarje në baza etnike, dhe pa të drejtë të vendimmarrjes së njëanshme për rrezikshmërinë institucionale e politike të shtetit të Kosovës!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".