Po vjen duke u ngushtuar laku në fyt për gjyqtar e prokuror të korruptuar, me zhvatje të popullit të pasuruar

Po vjen duke u ngushtuar laku në fyt për gjyqtar e prokuror të korruptuar, me zhvatje të popullit të pasuruar
Po vjen duke u ngushtuar laku në fyt për gjyqtar e prokuror të korruptuar, me zhvatje të popullit të pasuruar

Gani Qarri

  • 20 February 2023 - 08:20

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Siç paralajmëroi këto ditë, edhe vet kryeministri Kurti, ndryshe nga Shqipëria, në Republikën e Kosovë, të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, do tu konfiskohen pasuritë e paligjshme, që është paralajmërimi më serioz i bërë në dy dekadat e fundit, nga vet kryeministri, duke folur për detajet e planit të qeverisë së tij, të ndërmarrë për reformën në drejtësi. Pra, për fat të mirë tanimë po paralajmërohet edhe nga vet i pari i Qeverisë së Kosovës, ngushtimi më serioz i rrethit të pasurimit të kokave të mykura në sistemin e drejtësisë, sidomos gjyqtar e prokuror të korruptuar e të inkriminuar deri në fyt, të cilët pa fije turpi, vazhdojnë të bashkëjetojnë e pasurohen në lidhje të ngushta të kooketimit me grupet e nëntokës kriminale dhe rrjetet e mafies vendore.

-Mu në prag të bërjes dhe fillimit të zbatimit të ligjit Vetting, kryeministri Kurti ka një lajm, tepër të keq për të gjithë të inkriminuarit, të korruptuarit e të pasuruarit kundërligjshëm në kurriz të qytetarëve, përmes lidhjeve kriminale dhe shkeljes së ligjit. Kështu që ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë do tu konfiskohen pasuritë e paligjshme, edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, paralajmërim serioz të cilin vet kryeministri e ka bërë publik duke folur për detajet e planit të qeverisë së tij, të ndërmarrë në reformën në drejtësi. Në vijim të para zbatimit të Vetting-ut, kryeministri Kurti njoftoi se e ka urdhëruar edhe ministren e Drejtësisë që të ndjek në mënyrë të përpiktë të gjitha gabimet e bëra në Shqipëri, në mënyrë që në Kosovë të ketë një aplikim sa më efikas, dhe të mos barten pengesat me të cilat i njëjti proces është ballafaquar në Shqipëri. Dhe sipas kryeministrit reforma në drejtësinë e Kosovës, ndryshe nga Shqipëria duhet të përfshijë edhe konfiskimin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

“Unë nuk është se i di hollësitë, por e kam udhëzuar Ministren e Drejtësisë ti ndjek në mënyrë të përpiktë të gjitha mësimet nga procesi i Vettingut në Shqipëri, në mënyrë që të gjitha defektet të evidentohen me kohë ka thënë kryeministri. Në seancën e fundit të parlamentit të Kosovës ne porsa e kaluam në lexim të dytë projekt ligjin për konfiskimin e pasurive të pa justifikuara, pra nuk është problem vetëm pasuria e paligjshme por edhe e pajustifikueshme sepse nuk mund të kesh të ardhura të ulëta ndërkohë pasuri marramendëse, ndaj padyshim kërkohet konfiskim. Ne nuk synojmë të zëvendësojmë prokurorët apo gjykatësit sepse në Kosovë ka njerëz që kanë zhvatur me dekada, nuk janë as prokurorë as gjykatës, madje para se të vinim ne në qeveri, ka qenë një parullë tepër cinike për punonjësit shtetërorë, që thoshte; "rroga e vogël, po fitim i madh", pra me ne, rroga e vogël e fitim i madh, ka marrë fund.

Në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, vetëm vitin e kaluar, ne kemi pasur mese 854 operacione policore dhe janë arrestuar 3201 persona për korrupsion e krim të organizuar, ku 301 prej tyre, janë zyrtarë shtetërorë. Po ashtu kemi konfiskuar mbi 1.8 tonë substancë narkotike dhe shkatërruar 69 grupe kriminale, përfshi 5 laborator të drogës në veri të Kosovës, nga policia jonë, ndaj është koha dhe rendi që edhe prokurorët dhe gjyqtarët, përfundimisht të jenë efikas, ka deklaruar Kryeministri Albin Kurti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".