Drafti për Asociacionin pas 2 shkurtit 2022 pa kompetenca ekzekutive!

Drafti për Asociacionin pas 2 shkurtit 2022 pa kompetenca ekzekutive!
Drafti për Asociacionin pas 2 shkurtit 2022 pa kompetenca ekzekutive!

Gurakuç Kuçi

  • 22 February 2023 - 15:38

Shkruan: Dr. Gurakuç Kuçi

Pra, këtu nuk kemi asnjë pikë ku asociacioni ka kompetenca ekzekutive por është vetëm mbështetëse. Pastaj do të duhej të fillonte zbatimin e saj. Format tjera përbëjnë asociacion një-etnik me kompetenca ekzekutive.

 

Paramendojeni Kosovën pas 2 shkurtit 2022 kur Escobar dhe Lajçak erdhën në Kosovë. Escobar aty me këmbëngulje deklaronte se Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën dhe Kosova duhet ta realizojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Paramendojeni sikur institucionet do të ishin angazhuar menjëherë në çështjen e asociacionit që ta përgatisnin një draft ku në të do të parashihej:

- Asociacioni do të mundësojë zbatimin e të drejtave të komunitetit serb dhe komuniteteve tjera në komunat anëtare sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

- Asociacioni do të kujdeset që Ligji Nr. 02/L-37 për përdorimin e Gjuhëve në Kosovë do të zbatohet në përpikëri (pasi tani ka plot probleme në zbatim);

- Asociacioni do të kujdeset që blegtoria dhe bujqësia do të zhvillohen sipas projekteve të financuara nga Qeveria dhe fondeve donatore të cilat kalojnë nëpërmjet qeverisë;

- Asociacioni do të kujdeset që të ndihmoj komunat që të zbatojnë rregullimin infrastrukturor të financuar nga Qeveria e Kosovës duke hartuar plane të cilat i bëjnë këto vende të lidhura mirë me qytetet tjera;

- Asociacioni do të krijoj një plan dhe të kërkoj nga qeveria për rregullimin e infrastrukturës shëndetësore në komunat me shumicë serbe;

- Asociacioni do të kujdeset që të kërkojë me plan konkret nga qeveria investim në turizëm;

- Asociacioni do të identifikojë nevojat infrastrukturore për shkollim fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë dhe do i kërkojë qeverisë që të investojë në rregullimin e tyre;

- Asociacioni do kërkojë nga Qeveria e Kosovës investimet në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore;

- Asociacioni do të ketë Kuvendin e saj i cili merr vendime me shumicë të dyfishtë dhe kryesinë që po ashtu funksionon me shumicë të dyfishtë, posti i kryetarit apo nënkryetarit gjithmonë nuk është nga i njëjti komunitet;

- Asociacioni do të ketë simbolet e saj të cilat përmbajnë elementet e simboleve të Kosovës dhe asociojnë qartë që janë nën juridiksionin e Republikës së Kosovës;

- Asociacioni pas hartimit të nevoja të veta e projekton edhe buxhetin dhe kërkon financim nga qeveria e Kosovës dhe kjo e fundit e ka për obligim që bashkë me donacionet që janë dhënë për këtë asociacion dhe mundësive buxhetore të ndaj fonde për realizimin e tyre, ku përfshihen kontributet nga secila komunë me një vlerë prej 30-50%;

- Projektet e asociacionit nuk përfshijnë projekte të veçanta për ndonjë komunë por vetëm plane për gjithë anëtarët;

- Asociacioni hyn në fuqi me rastin e njohjes nga Serbia për Republikën e Kosovës;

- Asociacioni bashkëpunon ngushtë për shqetësimet e tyre të sigurisë me Policinë e Kosovës etj, etj etj!

Pra, këtu nuk kemi asnjë pikë ku asociacioni ka kompetenca ekzekutive por është vetëm mbështetëse. Pastaj do të duhej të fillonte zbatimin e saj. Format tjera përbëjnë asociacion një-etnik me kompetenca ekzekutive.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".