Shpëtimi i shtetit të Kosovës nga kriza demografike, është detyrë parësore dhe strategji patriotike e kësaj klase politike që e ka pushtetin dhe qeverisë shtetin

Shpëtimi i shtetit të Kosovës nga kriza demografike, është detyrë parësore dhe strategji patriotike e kësaj klase politike që e ka pushtetin dhe qeverisë shtetin

Hajrullah Tërnava

  • 23 February 2023 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Ekspertët e fushës së demografisë, në analizat e tyre kanë alarmuar se që nga shpallja e pavarësisë, e deri më sot Kosovën e kanë braktisur rreth 375 mijë persona, shifra këto që kryesisht ju referohen viteve të kaluara. Pra nuk janë dy vitet e fundit që kanë ndikuar në trendin e zbrazjes së vendit por janë plotë 15 vite pas pavarësisë ku Kosova po ballafaqohet me probleme dhe sfida të shumta të cilave fatkeqësish nuk po u shihet fundi. Faktorët që kanë ndikuar në këtë trend negative janë kryesisht problemet ekonomike, sociale, politike, arsimore, shëndetësor, juridike, të sigurisë si dhe sjelljet devijonte shoqërore (nepotizmi, korrupsioni, mos respektimi i meritokracisë si vlerë etj), ku të gjitha këto së bashku kanë shkaktuar humbjen e shpresës te një numër i madhe i popullsisë së Kosovës sidomos te të rinjtë të cilët fatkeqësisht nuk shohin perspektiv për jetë në Kosovë.

-Qeverisja e Kosovës qysh pas çlirimit e deri para dy viteve, ndodhi nga partitë që tani janë në opozitë, dhe të gjitha situatat negative tani që janë bërë publike nga qeverisjet e kaluara e deri me tani, janë produkt i atyre partive që deri para dy viteve e qeverisen këtë vend, por me që opozita se ka forcën e elektoratit me i fituar votat, edhe sikur të shkohej në zgjedhje të parakohshme, tani ajo mundohet që me thash e theme dhe propaganda negative kësaj qeveri në pushtet ti shkaktoj dëme, e cila në parlamentin e Kosovës i ka mbi 50% të votave.

Duke i pasur parasysh këto dukuri tani behet pyetja se çfarë të drejte morale, politike e profesionale, ka opozita e tanishme, për kritikat e pa ndalshme të cilat po ja adreson Qeverisë Kurti për dështim në qeverisje të vendit, për ngritjen e mirëqenies, perspektivës dhe standardit të jetesës për qytetarët, mungesa këto të cilat po stimulojnë me të madhe migrimin dhe de popullimin e shtetit. Gjithsesi se kjo është lojë taktike e ish pushtetarëve që dështimet e tyre dhe vrasjen e shpresës së qytetarëve gjatë mandatit të bashkëqeverisjeve në koalicionet e kaluara të ja veshin sot vetëm një partie politike, e cila të gjitha sfidat dhe problemet i ka trashëguar nga keq qeverisja e kaluar.

Ekspertët e fushës së demografisë, në analizat e tyre kanë alarmuar se që nga shpallja e pavarësisë, e deri më sot Kosovën e kanë braktisur rreth 375 mijë persona, shifra këto që kryesisht ju referohen viteve të kaluara. Pra nuk janë dy vitet e fundit që kanë ndikuar në trendin e zbrazjes së vendit por janë plotë 15 vite pas pavarësisë ku Kosova po ballafaqohet me probleme dhe sfida të shumta të cilave fatkeqësish nuk po u shihet fundi. Faktorët që kanë ndikuar në këtë trend negative janë kryesisht problemet ekonomike, sociale, politike, arsimore, shëndetësor, juridike, të sigurisë si dhe sjelljet devijonte shoqërore (nepotizmi, korrupsioni, mos respektimi i meritokracisë si vlerë etj), ku të gjitha këto së bashku kanë shkaktuar humbjen e shpresës te një numër i madhe i popullsisë së Kosovës sidomos te të rinjtë të cilët fatkeqësisht nuk shohin perspektiv për jetë në Kosovë. Pra ky është një konstatim serioz që flet se humbja e perspektivës është dëmi më i madhe i shkaktuar popullatës së Kosovës me efekte negative në të gjitha sferat e jetës duke mos përjashtuar edhe zhvillimet demografike.

Sipas ekspertëve të kësaj fushe, proceset demografike nuk zhvillohen të izoluara jashtë rrjedhave shoqërore, por në varësi të ndërsjellë edhe të faktorëve biologjik, ekonomik, social, politik, historik, psikologjik, hapësinor etj. Si pasoj e zhvillimeve të pafavorshme në të gjitha fushat e lartpërmendura, sot Kosova ndodhet para ndryshimeve radikale në profilin e saj demografik. Këtë më së miri e argumenton faktet se: në njërën anë kemi zvogëlim drastik të numrit të lindjeve dhe shtimit natyror ndërsa në anën tjetër si pasoj e emigrimeve selektive, popullsia po plaket me trendë të përshpejtuara. Situata është aq e pafavorshme sa që mund të përcaktohet edhe si krizë demografike. Edhe pse statistika flasin shtimin pozitiv natyror të popullsisë, ai devalvohet nga trendët në rritje të migrimit kështu që defakto lindjet e reja në Kosovë po zvogëlohen. Në Kosovë në 15 vitet e pavarësisë raportohet se kanë lindur rreth 380 mijë foshnje, ndërsa në të njëjtën përudh kanë vdekur mbi 121 mijë persona ndërsa shtimi natyror ne 15 vet të pavarësisë ishte 258 mijë persona. Edhe pse shtimi natyrorë është pozitiv, emigrimet e popullsisë kanë ndikuar që popullsisë te Kosovës në këtë përudh të stagnoi me tendenca të zvogëlimit.

“Kështu në 15 vjet të pavarësisë Kosovën e kanë braktisur rreth 375 mijë banor që është i përafërt me numrin e lindjeve por shumë më i lartë se shtimi natyror. Pra të gjitha statistikat janë për tu alarmuar sepse raportet zbulojnë se në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë e deri me sot kanë lindur rreth 380 mijë banor të rinj. Me gjithat trendët e zvogëlimit të lindjeve janë shqetësuese. Këtë më së miri e argumenton fakt se për deri sa në vitin 2008 , Kosova kishte 34399 lindje në vitin, në 2021 numri zvogëlohet në 22830 lindje. Për përmasat e zvogëlimit të numrit të lindjeve më së miri flet fakti se në Kosovë në vitin 2008 brenda ditës kanë lindur mesatarisht 94 foshnje ndërsa në vitin 2021 ky numër zvogëlohet në 62 lindje në ditë. Gjatë periudhës së pavarësisë lindshmëria në Kosovë zvogëluar për -33.6% me zvogëlim prej 2.3% në vit. Po ashtu, e dështuar shihet edhe përkujdesja sociale e shëndetësore e cila ka ndikuar në shtimin e numrit të vdekjeve në raport me atë të lindjeve.

Në të njëjtën periudhë në Kosovë kanë vdekur rreth 122 mijë banorë. Për dallim nga lindshmëria numri i rasteve të vdekjeve gjatë kësaj periudhe ka shënuar trendë te rritjes. Kështu përderisa në vitin 2008 në Kosovë kanë vdekur 6852 persona në vit në vitin 2021 kjo shifër gat dyfishohet për të arritur në 13019 persona. Thënë më ndryshe përderisa në vitin 2008 brenda ditës kanë vdekur mesatarisht rreth 19 persona, në vitin 2021 numri mesatar i të vdekurve brenda ditës arrin në 36. Shtimi natyror i popullsisë në 15 vite pavarësi në Kosovë ishte 258 mijë banorë, që është dukshëm më i ulët se emigrimet në të njëjtën periudhë. Gjithashtu trendi i rënies së shtimit natyror është edhe më i shpejtë se sa numri i lindjeve. Për deri sa në vitin 2008 popullsia e Kosovës shtohej për 27547 banor të rijnë në vitin, në 2021 shtimi natyror bie në 9811` banorë. Kështu popullsia e Kosovës në vitin 2008 brenda ditës është rritur për 76 banor të ri, ndërsa ne vitin 2021 për vetëm 27 banorë”.

Ky është gjithsesi një alarm serioz për klasën politikë në pushet që me masa parandaluese dhe politika stimuluese ekonomike e sociale të ndikon në parandalimin e zbrazjes dhe të varfërimit të shtetit, nga trendët në rritje të migrimit dhe të de popullimit, sepse gjendja sa i përket emigrimeve mundë edhe të përkeqësohet edhe më tepër me rastin e liberalizimit të vizave dhe bashkimit të Kosovës me BE-në , e cila mundë të nxis valë në rritje të emigrimeve duke pasur parasysh faktin se Kosova ngel prapa vendeve të BE-së në sferën socio-ekonomike pasi që një ndër faktorët kryesor të migrimeve është dallimi në të ardhura në mes vendeve të prejardhjes dhe mikpritëse.

Në të ardhmen detyre prioritare e qeverisë duhet të jetë bërja e analizës në detaje lidhur me këto dukuri, e sidomos të punoj edhe me ndërkombëtar që të investohet në vendin tonë, për hapje të vendeve të reja pune me të ardhura dukshëm më të mëdha si mënyrë e qëndrimit të rinjve në vendlindjet e tyre, sikur të ndodheshin investime në vendin tonë gjithsesi se migrimi i të rinjve për një jetë ma të mirë në shtetet e BE do të ngadalësohej, e që do të ndodhke edhe ata që janë shkua për një jetë ma të mirë në shtetet e BE, sikur t’iu ipe rasti për ndonjë vend të ri pune në Kosovë, me paga modeste sikur i shpjeguam të kthehen nga mërgimi, sepse megjithatë e tërë mërgata në çdo kohë i sheh ëndrrat për kthim në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".