Marrëveshja normalizuese Kosovë-Serbi pritet të nënshkruhet më 27 shkurt 2023, në Bruksel

Marrëveshja normalizuese Kosovë-Serbi pritet të nënshkruhet më 27 shkurt 2023, në Bruksel
Marrëveshja normalizuese Kosovë-Serbi pritet të nënshkruhet më 27 shkurt 2023, në Bruksel

Agim Bajrami

  • 23 February 2023 - 15:31

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Marrëveshja që pritet të  nënshkruhej, në Bruksel më 27.02.2023, ndërmjet përfaqësuesve më të lartë të shteteve Kosovë- Serbi, do të ketë karakterin e marrëveshjes juridike të nivelit të Bashkimit Evropian, dhe do të ketë efektin juridik të drejtë për drejt për zbatim tek palët nënshkruese, pa pasur nevojë  ratifikimin e saj në parlamentet vendore të palëve nënshkruese.

 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes bazë,do të pasoj, procesi i nxjerrjes së udhëzimeve juridike, për zbatimin praktik të marrëveshjes bazë.

Ceremonia, dhe shpallja publike e nënshkrimit të marrëveshjes, do të bëhej, në datën dhe kohën e përshtatshme për publikun e subjekteve nënshkruese të marrëveshjes. Pas aktit të nënshkrimit të marrëveshjes ,do të pasojnë, përkrahja dhe mbështetja financiare zhvillimore nga bashkësia ndërkombëtare përmes mbajtjes së konferencës ndërkombëtare të donatorëve,me organizimin e BE-së dhe SHBA-ve dhe përkrahjen e tyre të subjekteve nënshkruese të marrëveshjeve,në rastin konkret-Kosovës dhe Serbisë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".