Reforma në drejtësie për ç’kapje të sistemit nga krimi i organizuar po i tmerron ish pushtetarët që për dy dekada sundimin e ligjit e mbajtën të uzurpuar

Reforma në drejtësie për ç’kapje të sistemit nga krimi i organizuar po i tmerron ish pushtetarët që për dy dekada sundimin e ligjit e mbajtën të uzurpuar
Reforma në drejtësie për ç’kapje të sistemit nga krimi i organizuar po i tmerron ish pushtetarët që për dy dekada sundimin e ligjit e mbajtën të uzurpuar

Gani Qarri

  • 24 February 2023 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Siç dihet me 9 shkurt 2023, Kuvendi i Kosovës e miratoi në lexim të dytë Projektligjin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, kurse afati për dorëzimin e kërkesës në Kushtetuese, sipas Nenit 113.5 të Kushtetutës së Kosovës, parashtrohet brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit të ligjit ose vendimit të caktuar. PDK dhe partitë e inkriminuara duke pasur ende edhe sot nën kontroll një numër të konsideruar të anëtarëve të inkriminuar të Gjykatës Kushtetuese, të emëruar nga ish qeveria e kaluar, po bëjnë çdo gjë, në shkelmimet e tyre të fundit, që të bllokohet dhe pamundësohet sa më gjatë, fillimi i zbatimit të këtij ligji, i cili të parët, pritet ti godet ish zyrtarët e lartë të shteti të pasuruar kundërligjshëm, pasuri që ligjërisht nuk mund ta arsyetojnë, ndaj pas miratimit të ligjit, ajo rrezikohet seriozisht, për tu konfiskuar dhe kthyer buxhetit të shtetit.

Megjithëse në Kuvendin ë Kosovës, me shumicë votash të deputetëve, kaloi Projektligji i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Partia Demokratike e Kosovës, për ta zvarritur zbatimin e tij dhe shpalljen nga ana e presidentes, e ka dërguar këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese . Ky akt dëshmon se opozitarët aktual, ish pushtetarët e korruptuar që për 15 vitet në pushtetin e kaluar, e mbajtën drejtësinë dhe shtetin të uzurpuar, duke penguar edhe funksionimin e ligjit, tani po përgatiten që ta sabotojnë edhe çdo veprim të Qeverisë Kurti, për ta reformuar sistemin e drejtësisë, nga frika e ndërprerjes së korrupsionit dhe mbylljes së kanaleve të krimit të organizuar, të mafies që me dekada e kishin kapur pushtetin dhe zhvatur shtetin tonë të brishtë.

Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, projektligji nuk procedohet nga ana e Kuvendit për shpallje tek Presidentja e Republikës së Kosovës, ndërsa procedurat e trajtimit të tij nga Gjykata Kushtetuese mundë të marrin kohë tepër të gjatë, për shkak të zvarritjeve burokratike, gjë që nuk përjashtohen as interferimet politike... Prandaj dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i ligjit të Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, është edhe një paralajmërim i opozitës së inkriminuar, se në të njëjtën mënyrë do përpiqen ta bllokojnë edhe Vettingun, që do të ishte goditja më serioze ndaj sistemit të kalbur të drejtësisë, me njerëz të korruptuar e të inkriminuar, për të mos lejuar, spastrimin dhe reformimin e drejtësisë në Kosovë. Prandaj Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj PDK-së pasi që këta, e kanë çuar Projektligjin për Byronë në Gjykatë Kushtetuese, duke theksuar se kjo është vetëm një përpjekje e ulët për të zvarritur reformat, të cilat tanimë kanë marrë drejtim dhe “askush nuk mund t’i ndalojë!”. “Byroja mund të luftohet e sabotohet, por ajo do të bëhet, bashkë me reformat që kemi nisur në shumë drejtime përbrenda sistemit të drejtësisë, që tanimë kanë marrë drejtimin e duhur dhe nuk mund t’i ndalojë askush, aq më pak, ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e institucioneve të shtetit!

Ndaj drejtësia do të triumfojë”, ka deklaruar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, madje në përputhje me zotimin tonë para qytetarëve, qysh në Qeverinë Kurti 1 ka filluar puna për themelimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Për të qenë edhe më korrekt, pas kërkesës së opozitës dhe para miratimit në parim, projekt-ligjin e dërguam edhe në Komisionin e Venecias si institucionin më kredibël për demokraci, pasi që edhe nuk ka institucion më të lartë në kontinentin tonë për të shuar dilemat e opozitës sesa Komisioni i Venecias,i cili ka kaluar të gjitha hallkat e verifikimit dhe më në fund u soll në Kuvend për t’u votuar në leximin përfundimtar, ku edhe ka marr miratimin me shumicën e votave të deputetëve dhe bëhen përgatitjet e fundit, për fillimin e zbatimit të tij.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".