Vuçiq çdo ditë po i rritë tensionet politike prej ultra nacionalisti sheshelian, strategjia e tij ndarja e Kosovës

Vuçiq çdo ditë po i rritë tensionet politike prej ultra nacionalisti sheshelian, strategjia e tij ndarja e Kosovës
Vuçiq çdo ditë po i rritë tensionet politike prej ultra nacionalisti sheshelian, strategjia e tij ndarja e Kosovës

Skender Mulliqi

  • 25 February 2023 - 09:11

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

As lufta nuk është përjashtuar, si dhe as incidentet më përmasa ndërkombëtare. Disa shtetarë të rajonit, e më së shumti Vuçiqi janë duke tërhequr proteza politikë , që nuk I kontribuojnë qetësimit të tensioneve. Situata është duke u dramatizuar , më temën e Asociacionit të komunave më shumicë serbe, më kompetenca ekzekutive, të pa pranueshëm për Kosovën. Sikur po kthehemi në fillim viteve e 90-ta të shekullit, të kaluar, kur Serbia mori bajrakun e tragjedive më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore, më rastin e shkatërrimit më dhunë të ish-Jugosllavisë.

-Në interesin e Rusisë dhe të Serbisë është ngritja e tensioneve në rajon për çka edhe po punojnë këto shtete. Çdo stabilizim i Ballkanit , qetësim situate që lidhet më interesat e botës perëndimore , është kundër interesave të Putinit dhe të Vuçiqit, dy binjakëve siamez. “Aktivitetet e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit janë intensifikuar, gjë që ilustrohet më së miri nga prania e mercenarëve të Vagner dhe formacionit “Ujqërit e natës” në barrikadat që strukturat e Serbisë i kishin ngritur me urdhër të Vuçiqit në veri të Kosovës”, e thotë Daniel Smith, ekspert i pavarur i marrëdhënieve ndërkombëtare. Është kjo e vërtetë e pa mohueshme , kur dihet së krejt pas luftën Serbia duke e instrumentalizuar minoritetin serbe ne veri, kanë vu barrikada , kan gjuajtur më bomba , kanë rrahur dhe maltretuar shqiptarë, kriminelët serb, “Rojat e Urës”, duke mos I lënë shqiptarët të vendosën në shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës.

Nuk përjashtohet që jo vetëm në Kosovë, do të kemi turbulenca serioze politike. As lufta nuk është përjashtuar, si dhe as incidentet më përmasa ndërkombëtare. Disa shtetarë të rajonit, e më së shumti Vuçiqi janë duke tërhequr proteza politikë , që nuk I kontribuojnë qetësimit të tensioneve. Situata është duke u dramatizuar , më temën e Asociacionit të komunave më shumicë serbe, më kompetenca ekzekutive, të pa pranueshëm për Kosovën. Sikur po kthehemi në fillim viteve e 90-ta të shekullit, të kaluar, kur Serbia mori bajrakun e tragjedive më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore, më rastin e shkatërrimit më dhunë të ish-Jugosllavisë. Nëse lufta në Ukrainë zgjatë , e duket së po, Putin ka mundësi të provokon më luftë edhe Ballkanin , ku ka aleatin e saj natyror, Serbinë e pa reformuar të Aleksandër Vuçiqit, i cili është fokusuar për ndarje të Kosovës mbi baza etnike, e që për çudi ende po tolerohet nga bota demokratike. Por,Kosova për Serbinë do të jetë kafshatë që nuk kapërdihet, së po bëhen 23 vite të shtegtimit të saj në liri, dhe që nga viti 2008 është sovrane dhe e pavarur.

Vuqiq çdo ditë po i rritë tensionet politike prej ultra-nacionalisti sheshelian. Ka krijuar atmosferë të luftës në Kosovë, Mal të Zi dhe në Bosnje , më tendencë të hapur shoviniste, “të gjithë serbët në një shtet”.Mjaftë gjatë Vuçiqi e ka mbajtur në tension situatën politike dhe të sigurisë në veri, për ti penguar kështu organet tona në shtrirjen e plotë të sovranitetit. Fokusi i perëndimit ishte që mos të lejon në tërësi ndikimin e Rusisë në Serbi, por kjo duket së nuk po rezulton suksesshëm, sepse Vuqiq, ende po mban lidhje të ngushta politike më Putinin,nga i cili ndikim vështirë së do të shkëputet, edhe pse nga BE-ja ka interesa vitale ekonomike. Se deri kur do të mbetet të shprehem ashtu i ulur në dy karrige , mbetet të tregon koha!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".