Fillimisht heqja e Kosovës nga preambula e kushtetutës së Serbisë

Fillimisht heqja e Kosovës nga preambula e kushtetutës së Serbisë
Fillimisht heqja e Kosovës nga preambula e kushtetutës së Serbisë

Gani Qarri

  • 27 February 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

SHBA dhe BE, pas heqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga plani franko gjerman, përkundër faktit që Ministria e Jashtme e Serbisë promovoi zyrtarisht një ekspozitë të zonjës Elisabeth Escobar, bashkëshorte e emisarit të lartë amerikan, Gabriel Escobarit, nuk ka asnjë kuptim që të kërkojnë e të flitet për çfarëdo lloj projektimi të asociacionit të komunave serbe, pa heqjen e Kosovës nga kushtetua e Serbisë, përndryshe bisedime të tilla që rrezikojnë të ardhmen dhe ekzistencën e shtetit tonë, nuk i duhen asgjë Kosovës.

-Imponimi i asociacinonit kundër-kushtetues një etnik serb, pa e detyruar Serbinë që edhe ajo, ta heq urgjentisht Kosovën, nga preambula e kushtetutës serbe, nuk qojnë askund tjetër, përveçse në krijimin zyrtar të parakushteve edhe me marrëveshje ndërkombëtare, për ri okupimin e Kosovës nga Serbia, gjë që në vijimësi më bënë, të tmerrohem nga frika, se edhe z.Eskobar, mund të na dalë një Charles McGonigal i paguar nga Serbia. Prandaj çështja e asociacionit dhe eksterritorialitetit të kishave serbe, të cilat janë rreziqet më komplekse për të ardhmen e vendit dhe ekzistencën e shtetit të Kosovës, do duhej të vendoseshin jo me imponime politike nga Serbia dhe ndërkombëtarët, por me referendum mbarë popullor dhe verdiktin e sovranit të padiskutueshëm të këtij trualli.

Ndërsa Qeveria e Kosovës, duhet të insistoj me këmbëngulje te SHBA dhe BE, për largimin me detyrim, të Kosovës nga kushtetuta e Serbisë, sidomos pas deklarimit të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajcak, se përkundër insistimit të sforcuar për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që pritet të jetë temë kryesore në takimin e nivelit të lartë më 27 Shkurt në Bruksel, ne nuk e detyrojmë Kosovën të pranojë diçka, që është kundër sistemit të saj ligjor! Kështu që pikërisht bisedimet për formimin e asociacionit të komunave serbe, pa heqjen e Kosovës nga kushtetuta e Serbisë, bien në kundërshtim të plotë, me sistemin ligjor të shtetit tonë të pavarur, pavarësia e të cilit që nga 22 korriku i vitit 2010, është vulosur edhe nga vet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe vendimi saj si organi më i lartë juridik i OKB-së, duhet të respektohet edhe nga Eskobar, përkundër promovimeve që Serbia organizon për veprat e gruas së tij, që pak a shumë, tingëllojnë si lloj korrupsioni, që mund të ketë filluar shumë herët,por detajet dhe përmasat e të cilit mund të jenë shumë më të mëdha e më të gjera, do të kuptohen vetëm më vonë, apo jo!?.

Madje edhe vet deklarata e Lajçakut dëshmon se përkundër qëndrimeve të njëanshme dhe gati publike pro Serbisë të Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak-ut, kur kushtetuta dhe ligjet e vendit tonë mbrohen me seriozitet dhe devotshmëri nga përfaqësuesit e dinjitetshëm të shtetit tonë, edhe BE bindet, apo edhe detyrohet, për të respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës! Ky është edhe një sinjal serioz, i cili pikërisht para këtij takimi, i jepet kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, që të vijoj ta mbrojë si deri më tani, pa kursim dhe asnjë hezitim, interesin e shtetit, ligjet dhe Kushtetutën e vendit që përfaqëson, përball insistimit të Serbisë hegjemoniste, e cila përmes asociacionit, përpiqet ta krijojë një autonomi të gjerë dhe shtet brenda shtetit, për pakicën serbe në Kosovë, njëjtë siç ka vepruar vite më parë edhe në Bosnje e Hercegovinë!

E përveç 6 pikëshit të paraqitur nga kryeministri Kurti për projektimin eventual të asociacionit, Qeveria e Kosovës, duhet të këmbëngul ,që para fillimit të çfarëdo bisedimi për asociacionin e pakicës serbe në Kosovë, Serbia të detyrohet në mënyrë obligative nga SHBA dhe BE, që ta heq, paraprakisht Kosovën nga preambula e kushtetutës së Serbisë, si kusht paraprak për vijimin e dialogut. Përndryshe përderisa është hequr njohja e pavarësisë së Kosovës, nga plani franko-gjerman, ti imponohet vendit tonë edhe asociacioni kundër kushtetues një etnik serb, i cili, as sot nuk është pjesë e këtij plani, pa heqjen e Kosovës nga preambula e kushtetutës së Serbisë hegjemoniste, bisedime të këtij lloji dhe nën rrethana të tilla konspirative, jo vetëm që nuk kanë asnjë kuptim të vijohen, por manovrimet si këto, qojnë direkt në përveçse krijimin zyrtar i parakushteve edhe me marrëveshje ndërkombëtare, për ri-okupimin e Kosovës, nga Serbia. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, dhe vërejtjet e saj për (mos)formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke theksuar se vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pothuajse e di përmendsh dhe se akti ligjor dhe gjetjet nga ana e kësaj gjykate, duhet të marrë parasysh nga qeveria. “Kështu që konkluzat janë të qarta, Kosova është multi etnike, e kur flasim për Asociacionin, nuk mendoj se ka një komunë të vetme mono etnike, ka shqiptarë që jetojnë në veri të Kosovës, edhe ne duam të aplikojmë modele evropiane dhe nuk duam ta detyrojmë Kosovën të pranojë asgjë që do të ishte kundër funksionalitetit të shtetit dhe kundër sistemit të saj ligjor, ka deklaruar Lajçak!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".