Funksioni i Gjykatës Kushtetuese, si dhe vetë Kushtetuta e Kosovës në dorë të jo profesionistëve

Funksioni i Gjykatës Kushtetuese, si dhe vetë Kushtetuta e Kosovës në dorë të jo profesionistëve
Funksioni i Gjykatës Kushtetuese, si dhe vetë Kushtetuta e Kosovës në dorë të jo profesionistëve

Agim Bajrami

  • 28 February 2023 - 15:12

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

 

Zyrtarëve  publik të Republikës së  Kosovës, me kompetenca të ushtrimit të zbatimit të ligjit, u mungojnë niveli i duhur i formimit njerëzor e profesional, dhe  gjatë zbatimit praktik të normave kushtetuese , dallohen nga s’përputhja e dallimet në kuptimin,  interpretimin e normës kushtetuese adekuate, në  implementimin praktik të saj, për rastet juridik të kërkuara për trajtim dhe vendimmarrje. Dhe atëherë,  kur kërkohet vendimmarrja profesionale nëpër institucionet publike, qeveritare apo agjencive të pavarura kushtetuese ,dalin vendime konfuze,

kontradiktore ,jo të ligjshme dhe të pa argumentuara profesionalisht.

 

 

Kushtetuta e Kosovës, është hartuar nga ekspertët më të shquar të drejtësisë amerikane.

Dhe i gjithë 'teksti kushtetues' , është i hartuar në gjuhën angleze dhe i përkthyer në gjuhën shqipe, në Neë York,të një fryme dhe përmbajtje juridike e një niveli të lartë profesional dhe të  përparimit njerëzor. Kushtetua përmban edhe gjuhë juridike dhe formulimin modern, që frymëzon lexuesit dhe lehtëson kuptimin  dhe zbatimin e saj. Por  çka nuk shkon me kushtetutën e Kosovës,dhe gjykatën kushtetuese? Zyrtarëve publik të Republikës së  Kosovës, me kompetenca të ushtrimit të zbatimit të ligjit, u mungojnë niveli i duhur i formimit njerëzor e profesional, dhe  gjatë zbatimit praktik të normave kushtetuese , dallohen nga s’përputhja e dallimet në kuptimin,  interpretimin e normës kushtetuese adekuate, në  implementimin praktik të saj, për rastet juridik të kërkuara për trajtim dhe vendimmarrje. Dhe atëherë kur kërkohet vendimmarrja profesionale nëpër institucionet publike, qeveritare apo agjencive të pavarura kushtetuese ,dalin vendime konfuze, kontradiktore ,jo të ligjshme dhe të pa argumentuara profesionalisht. Një gjendje e tillë gjendet kudo, nëpër institucionet e shtetit të Kosovës, si në Kuvendin e Kosovës ,qeverinë, dhe agjenci të pavarura kushtetuese. Dhe fakti tjetër juridik, qëndron në atë se, zyrtarët e zbatimit të  kushtetueshmëris dhe ligjshmërisë,u  mungojnë, minimumin e duhur i përgatitjes intelektuale, profesionale, dhe të formimit të drejtë të karakterit njerëzor. Shiko për krahasim, të punësuarit në administratën e  Kuvendit të Kosovës, dhe kapaciteti i tyre profesional. Në të njëjtin nivel të përgatitjes profesionale, gjenden edhe nëpër institucione tjera qeveritare dhe agjencitë të pavarura kushtetuese.  Në shtete me demokraci të përparuara, 'gjykatat kushtetuese' të shteteve të tyre,i trajtojnë çështjet kushtetuese të inicuera nga subjektet e autorizuara ,më së shumti , një rast në pesë vjet. Ta zëmë, Gjykata kushtetuese e Gjermanisë,e  ka trajtuar çështjen ,se a e cenon, 'draft kushtetuta' e BE-së ,integritetin kushtetues të shtetit gjerman,dhe një rast tjetër,të lirive dhe të drejtave të Njeriut të çështjeve të martesave të gjinive të njëjta,dhe këto çështje  janë të trajtuera brenda një periudhe kohore te një dekade.

Ndërsa, në shtetin e  Kosovë ,edhe për 'bileta udhëtimi' të një kompanie transporti, mund të merret gjykata kushtetuese, apo të ndonjë shoqate fiktive të Kosovës.

Dhe ç'farë vendimi sjell gjykata kushtetuese, për secilin rast; - bënë ndërhyrjen në kompetencat institucionale,

- paraqet ndonjë histori të ndonjë ngjarje të ndonjë shteti në Afrikë, që nuk ka as më të paktën analogjie ,

- citon një emër të parëndësishëm, kinse "ekspert ligjor,të cilin e paraqet si italian apo amerikan",dhe sipas kësaj pikëpamjes së gjykatës kushtetuese, kinse për ti bind palët, se ka hulumtuar zgjidhjen e analogjive të ndryshme, për ti dhënë zgjidhje rastit, dhe rastin konkret juridik,gjykata e vendos, pa ndonjë argument ligjor,  dhe në fund  shënohet,"vendimi është i "pa apelueshëm" dhe i detyrueshëm për palët".

Dhe çka i duhet Kosovës dhe qytetarëve të saj, një gjykatë kushtetuese, me vendime të saja të  pakuptimta, e konfuze, dhe një kushtetutë ,kur zbatuesit e saj, nuk i kanë aftësitë të kuptojnë, e lëre më të zbatojnë në interes të drejtave të qytetarëve.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".