Këto parti politike të pa reformuara nuk dinë çka është shteti dhe uniteti, po sillen si banda të egra fanatike

Këto parti politike të pa reformuara nuk dinë çka është shteti dhe uniteti, po sillen si banda të egra fanatike
Këto parti politike të pa reformuara nuk dinë çka është shteti dhe uniteti, po sillen si banda të egra fanatike

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 03 March 2023 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj

Më besoni se nuk i përkas asaj kategorie njerëzish që shohin vetëm zi dhe që gëzohen me dështimet e dikujt tjetër, e të mos flasim kurrsesi kur është në pyetje interesi kombëtar dhe shtetëror si tani kur Kosova është në tehun e thikës. Pa dashje me ofenduar dike ose ndonjë grupacion, mirëpo, jam i shtyrë dhe i detyruar, edhe i dëshpëruar me këto klasa politike që me veprimtarinë e tyre kanë dëshmuar se nuk janë parti po janë banda që i kanë treguar se interesat e tyre personale dhe të bandave të tyre i kanë vënë mbi ato shtetërorë dhe kombëtare.

-Të papjekur politikisht, se të mos flasim pa përvojë fare dhe janë bërë shumë naiv para botës së qytetëruar që më besoni se na kanë ndihmuar për të mirë. Këto banda aq naive u treguan si luftonin vetëm për të marr pushtetin, lehnin nëpër kancelari botërore se si ta rrëzojnë qeverinë, se kush të shpallet njeri NON GRATA, kinse po e kërkon populli të ndëshkohet dhe lloj-lloj intrigash tjera.

Po, a e dinë këta kapo banda se Kosova nuk është vetëm e tyre, se Kosova është mbi ta e sidomos mbi krye bandat dhe njëherë e përgjithmonë duhet kuptuar këtë pune dhe duhet bashkuar si kurrë më parë, që të mos na kthejnë shpinën edhe miqtë më të sinqertë. Duhet vënë gishtin kokës këta AXHAMI dhe pas ti kryejmë hesapet me Serbinë për shumëçka pastaj le ti masin forcat.

Më besoni se këtyre bandave dhe KAPO BANDASH u ka hyrë inati se ndoshta kjo qeveri i del në krye dhe e marrin bajrakun dhe se do të hynë në kronologjinë e historisë shqiptare për pajtim dhe njohje me Serbinë. Këtu e kanë frikën këto banda dhe nuk e kanë interesin të bashkohen bashkë kundër Serbisë fashiste. Atëherë ndaluni dhe mendoni se si e bëjnë hallakam Kuvendin e Kosovës; bëjnë batërdi dhe qesharak për marre të zezë. Më besoni që po e them këtë që do vërtetohet më vonë, do e vërtetoj koha, se të mos ishin miqtë tanë, na kishte marr lumi me këta Edepsëz.

Inati i këtyre BANDAVA ka për të na kushtuar shumë, mirëpoi do i mbyllet goja vetëm me punë dhe me vendosmëri kundër Serbisë fashiste. Një gjë mos e harroni ata kush nuk i njohin këto banda hajnash të lidhura me kanalet e nëntokës kriminale si veprojnë dhe po ju garantoj që tani dhe atë ju garantoj me kokën time: Kur të shohin se po kryhet puna në të mirë të Kosovës, atëherë këto banda për të mos u bërë horë më tej do të bashkohen dhe mundohen në fund t´i ndajnë meritat dhe të rrahin gjoks si ata që ngjiten lisave të gjatë të Afrikës. kështu janë kjo racë e poshtër,mjerisht!

Vetëm ndaluni dhe shikoni ata që i thonë vetes "ANALISTA", që janë rreshtuar kundër Qeverisë në këtë kohë të pa kohë dhe shikoni se si lehin si qen të zgjebosur, ashtu si i thonë ata krye langoit për të lehur për një kockë që ja hedhin dhe shumë më keq që deri dje ishin bashkë e sot për shkak të karrikes lehin pa pushuar si qentë pas hënës. Turp duhet t´iu vi se mbi të gjitha është Kosova,pra SHTETI e duhet lënë salltanet dhe duke gjetur "KIME NE VO", u ka dalë boja dhe kot e kanë që mendojnë se do ta mashtrojnë popullin si më parë.

Populli nuk po jua var më fare!!! Të huajt në këshillojnë që duhet pasur guxim dhe vullnet, por qe do kur bandat nuk mundohen për këtë por hallin e kanë se si ta marrin pushtetin. Bota na ka quar fjalë që do mbahet sofra më 18 mars, pra ne duhet të bëhemi bashkë se përndryshe do të hynë në thasët e mbeturinave dhe do t´mallkoj populli dhe do t´i dënoj historia. Boll është bërë bre burra bollë, pra duhet pa një pa dy të bashkoheni që do ishte mirë edhe kur ti shoh populli se si i ka zgjedhur, populli edhe i vlerëson edhe i dënon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".