Marrëveshjet ndërkombëtare nuk bëhen të plotfuqishme pa u ratifikuar në Kuvend

Marrëveshjet ndërkombëtare nuk bëhen të plotfuqishme pa u ratifikuar në Kuvend
Marrëveshjet ndërkombëtare nuk bëhen të plotfuqishme pa u ratifikuar në Kuvend

Muhamet Kelmendi

  • 04 March 2023 - 17:02

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Marrëveshja ndërkombëtare, qofte bilaterale e multilaterale, pa nënshkrim nga kompetentet e shtetit, nuk është marrëveshje qe prodhon efekte.

Pra, si e tille dhe e pa nënshkruar nuk mundë të sillet as ne Kuvend.

-Për ta marr formën zyrtare, marrëveshja e karakterit ndërkombëtar kërkohet që nënshkrimi i saj të bëhet nga të dy palët, që të bëhet pra akt ndërkombëtar dhe të diskutohet edhe nga deputetët ne Kuvend. Vetëm vendimi i Kuvendit është i plotfuqishëm, nëse ajo miratohet.

Natyrisht se me padi nga ndonjë subjekt politik a grup i interesit, mundë të dërgohet marrëveshja edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe tek atëherë, pasi të vendoset, të jepet gjykimi dhe interpretimi në gjykatë, lidhur me përputhshmërinë me aktin më të lartë të shtetit, me Kushtetutën, atëherë marrëveshja bëhet akt ndërkombëtar i obligueshëm për zbatim. Kjo është procedura për aktet ndërkombëtare. Tash është marrëveshja vetëm si platformë politike e pa nënshkruar dhe nuk ka akoma karakter detyrues.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".