Tradhtia ndaj shtetit ka vulën me emër e mbiemër të ish pushtetarëve të djeshëm që sot janë opozitar të zhurmshëm

Tradhtia ndaj shtetit ka vulën me emër e mbiemër të ish pushtetarëve të djeshëm që sot janë opozitar të zhurmshëm
Tradhtia ndaj shtetit ka vulën me emër e mbiemër të ish pushtetarëve të djeshëm që sot janë opozitar të zhurmshëm

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 05 March 2023 - 08:47

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

I erdhi dita fundit me mashtrime, ku me  vota të blera dhe të pista çdo kush hyri në Kuvend dhe u bëmë gaz i botës me lloje-lloj halabakësh, që abstenojnë, marrin rroga pa ardhur fare në seanca dhe zgjedhin bojkotin,  dhe nuk mendojnë fare se kjo shkon në shpinë e barrën e rendë për popullin. Është koha që ti lënë këto lojëra të pista dhe të bëhen bashkë dhe të veprojnë për të mirën e vendit e të popullit dhe ti lënë ato interesa personale që i kanë vëne mbi atë kombëtare dhe shtetërore. Turpi raft mbi ta...!

 

Nuk mashtrohet me populli me lojëra të pista të atyre BANDAVE që kanë ikur dhe nuk kthehen kurrë më, dhe mos u kthefshin për jetë e mot. Krejt ky sherr, krejt ky zullum pikërisht është pjellë e këtyre bandave hajnash dhe atyre kuislingë  titiste që ndër dej e kanë gjakun e tyre. Dhe, aq të pa fytyrë bëhen kinse do mashtrohet serish populli me këto mashtrime dhe rrahje gjoksi. Këto banda janë taman dhe pa kurrfarë dallimi nga ato femrat “lavire” që presin te semafori për hamshor! Aq paturpësisht veprojnë duke menduar se populli është e verbër e i shurdhër që nuk ka parë dhe nuk ka dëgjuar gjë se çka kanë bërë këto banda me kanalet e nëntokës kriminale të lidhura ngushtë dhe atë si mishi me thonin me gjakësorët serb që për interesa të tyre personale dhe interesi i tyre për pushtet. Kot e kanë, populli i ka parë dhe i ka dënuar me votën e tyre, dhe aq më keq që e kanë marr nofkën hajna dhe spiune ose tradhtar ata të dytët. Dhe, merreni me mend kinse tani këta zgjohen nga gjumi. Vonë, vonë është për ju ore dilinxhi, ore të pa besë, lërini salltanetet. Mendoni se nuk dihet se pikërisht këto BANDA me ndër me thënë se nuk mund t´ia përmendi emrin, i kanë nënshkruar vite më parë po përse nuk mendoni esëll more hajvan se ka nënshkrime lidhur me këtë tradhti kombëtare, dhe ju mendoni se nuk dihet gjë. Gabim! Faktet janë mbi të gjitha! Opozita mendon se kanë rastin që të marrin si sebep këtë mjegull dhe nuk e dinë se kjo lojë e SHEJTANIT nuk shitet, këta janë në bandë shejtanësh të gjallë dhe nuk përfitojnë asgjë, përkundrazi në të kundërtën do fitojnë urrejtjen e popullit, pra bile urrejtjen dhe përbuzjen e votuesve të tyre. Populli është vetëdijesuar dhe ja ka vënë gishtin kokës dhe po e shohin se nuk asgjë nga këta banda hajnash dhe kuislingëve tititisto sllavo jugor. Ndaj nuk i beson kush më. Këto nuk lënë gurë e dru pa lëvizur në dëm të Kosovës, vetëm e vetëm të vijnë në pushtet. Dolën në dritë kohëve të fundit, se këto BANDA HAJNASH për të ardhur në pushtet nuk lanë vend të botës duke shëtitur dhe duke vjell vrer kundër kundërshtarëve politike dhe qëllimi i këtyre bandave nuk është se si të ecë Kosova përpara, por qëllimi i këtyre bandave është se si të vihen në pushtet dhe më pastaj të lëshojnë rrjetin taman si të merimangës dhe t´i bëjnë zap gjyqësi, prokurori si i thonë fjalës atëherë të qeverisë vetë e të bashkëpunojnë me Serbinë kriminale për interesa përfitimi. Populli mirë i ka kuptuar dhe nuk i beson më sepse u ka dal boja,kanë marrë epitet të keq përpos asaj që i ka dënuar. Me lojëra të pista shikoni se si e bënë hallakamë dhe cirkusant meslishtin që ata po e quajnë Kuvend. I erdhi dita fundit me mashtrime, ku me vota të blera dhe të pista çdo kush hyri në Kuvend dhe u bëmë gaz i botës me lloje-lloj halabakësh, që abstenojnë, marrin rroga pa ardhur fare në seanca dhe zgjedhin bojkotin, dhe nuk mendojnë fare se kjo shkon në shpinë e barrën e rendë për popullin. Është koha që ti lënë këto lojëra të pista dhe të bëhen bashkë dhe të veprojnë për të mirën e vendit e të popullit dhe ti lënë ato interesa personale që i kanë vëne mbi atë kombëtare dhe shtetërore. Turpi raft mbi ta...! Mos të  grithen kot për të ardhur në pushtet. Këta nuk janë asgjë tjetër pos banda hajdutësh dhe kuislingësh që për interesa të tyre edhe spiunë dhe tradhtarë të kombit që kanë damkën e zezë; shpallen heronj të gjallë këlyshët e UDB-së e të kremlinit.  Këta nuk janë asgjë tjetër pos xhenaze të gjalla. Këta kanë dhënë derexhe të vdekjes dhe pritet edhe të japin shpirt dhe pastaj do shkojnë me damkën e zezë të tradhtisë e hajnisë dhe askush nga populli nuk do vizitoj varret e tyre pos zagareve që do ja “pshurrin” edhe varrin me lezet!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".