Përfshirja e kryeministrit Edi Rama në aferën kriminale McGonigal nuk mundë të amnistohet, mundë të vonohet por do të ndëshkohet

Përfshirja e kryeministrit Edi Rama në aferën kriminale McGonigal nuk mundë të amnistohet, mundë të vonohet por do të ndëshkohet

Hajrullah Tërnava

  • 05 March 2023 - 08:56

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Mënyra e sjelljes e kryeministrit Edi Rama, që u largua nga seanca, që si debat e kishte pikërisht kërkesën e opozitës lidhur me aferën Mc Gonigal, treguesi më i mirë i përfshirjes së tij të thellë në krim, dhe mungesa e guximit dhe argumenteve që të mbrohet nga opozita dhe kërkesat e saja për largim, krijim të komisionit hetimor dhe përgjegjësi para institucioneve të drejtësisë. Rama i ka ikur ballafaqimit të argumentuar, sepse  argumentet janë në anën e kundërt, te opozita, të cilën ai e ka injoruar.

 

Skandali që ka përfshirë FBI-në amerikane, me personazhin e korruptuar Charles Mc Gonigal tashmë ka marr rrugë dhe po hetohet e zbardhet hap pas hapi nga drejtësia amerikane. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së gjatë raportimit të tij në senat, në mënyrë direkt e ka konfirmuar edhe përfshirjen e kryeministrit Rama në aferë dhe indirekt ka lënë të kuptohet se edhe ky do të hetohet dhe gjykohet në atë proces, sepse nëse dikush nga jashtë paguan një nëpunës të FBI-së, sikur që ka vepruar Rama, ky veprim rrezikon sigurinë kombëtare të SHBA-ve. Tani më skandali i Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI që u korruptua nga Edi Rama për interesat e tij politike, ka tronditur politikën amerikane dhe po vazhdon të jetë top lajm trajtimi dhe diskutimi në mediet e atjeshme. E gjithë qeveria amerikane, kongresi dhe departamenti i drejtësisë tashmë e kanë pikë reference skandalin "McGonigal" dhe shembull negativ se si nuk duhet të sillet një zyrtar publik që paguhet nga taksapaguesit amerikanë. Çështja ka shkuar edhe më tej pasi "McGonigal" është arrestuar për korruptimin që i bëri Edi Rama dhe oligarku rus, Oleg Deripaska dhe u la i lirë vetëm kundrejt një garancie prej 500 mijë dollarësh. Mediat amerikane çdo ditë publikojnë detaje të reja nga skandali korruptiv duke vënë FBI-në përpara një furtune si asnjëherë më parë, edhe pse për amerikanët deri dje ishte institucioni më i besueshëm. Dhe përballë fakteve tronditëse që nxjerrin hapur korrupsionin e Edi Ramës dhe Charles McGonigal, një reagim i fortë ka ardhur edhe nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së. Prokurori I përgjithshëm I SHBA-ve Merrick Garland gjatë raportimit vjetor në Senatin e SHBA ka deklaruar se nëse dikush paguan një nëpunës amerikan nga jashtë shtetit, përbën rrezik për sigurinë kombëtare. Gjatë këtij raportimi, shqetësimi u ngrit nga senatori Chuck Grassley. Ky i fundit iu drejtua Prokurorit të Përgjithshëm Garland nëse Departamenti i Drejtësisë do të kishte informacion për pagesat e paligjshme nga persona të jashtëm për zyrtarë publikë dhe këto pagesa ndikojnë vendimet e politikave, a përbën një shqetësim për sigurinë kombëtare, dhe përgjigjja e Garland ishte se, nëse përfaqësues i një shteti të huaj kërkon të paguajë dikë për të mbështetur atë qeveri në fshehtësi, pa asnjë dyshim që do të ishte një alarm për sigurinë kombëtare të SHBA. Gjithsesi se përgjegjësia e kryeministrit Rama flet mjaftueshëm dhe vartësve të tij është e pa shmangshme, edhe qe mundë të jetë e vonuar por asnjëherë e amnistuar apo e anashkaluar. Pyetja e Senatorit Grassley: Nëse Departamenti i Drejtësisë do të merrte informacion dhe do të kishte prova se persona të huaj bëjnë pagesa të pahijshme ose të paligjshme financiare duke paguar zyrtarë të zgjedhur ose persona të tjerë të ekspozuar politikisht, dhe ato pagesa mund të kenë ndikim në vendimet e politikave, do të përbënin një shqetësim të sigurisë kombëtare dhe do të kërkonin një hetim të plotë. Dua të di opinionin tuaj. Përgjigja e prokurorit të Përgjithshëm, Merrick Garland: Nëse e ndjek saktësisht pyetjen, nëse është një agjent i një qeverie të huaj që kërkon dikë, duke paguar dikë që të bëjë gjëra për të mbështetur atë qeveri të huaj në fshehtësi, po, padyshim mendoj se do të ishte një problem i sigurisë kombëtare. Ky komunikim i publikuar nga raportimi ne senat, flet mjaftueshëm, se në qendër të ndjekjes dhe hetimit, së bashku me Charles McGonigal, do të jetë edhe kryeministri Rama, prandaj ai duhet të largohet, qoftë me votë demokratike qoftë me detyrim të protestave qytetare si presin dhe mjet demokratik, sepse nuk do të mundë të mbrohet gjatë nga imuniteti i veshur institucional e politik. Prandaj udhëheqësit shtetërorë kur veprojnë në kundërshtim me ligjet e shtetit, me gabime te tilla kriminale, duhet sa më parë të largohen nga ato poste të larta shtetërore, largimi i të tillëve është një tentim që shteti të distancohet nga ata, është një dëshmi se megjithatë në sistemin pluralist ka të tillë që nuk pajtohen me ato sjellje kriminale si në këtë rast të kryeministrit Rama, dhe në të kundërtën nëse edhe më tutje mbetet në pushtet, atëherë shteti do të degradohet, dhe kjo e keqe atë shtet do ta përcjellë me dekada.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".