Tash është koha për sjellje me unitet politik jo për ndërskamca për pushtet, jemi në luftë diplomatike me armikun historik

Tash është koha për sjellje me unitet politik jo për ndërskamca për pushtet, jemi në luftë diplomatike me armikun historik
Tash është koha për sjellje me unitet politik jo për ndërskamca për pushtet, jemi në luftë diplomatike me armikun historik

Dardan Grapci

  • 05 March 2023 - 15:15

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci 

Spektri politik ne Kosove është si dita me natën, për shkak se kur vjen puna që të mbrohet shteti nga kërcënimet e Serbisë ata e mbyllin gojën, kurse kur kryeministri apo ndonjë politikan që është në pozitë vendos me dërgua Kosovën përpara, këta të fundit e kundërshtojnë dhe kërcënojnë se do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese.



Partitë politike, pozitë dhe opozitë duhet që  për hir të qytetarëve të Kosovës, të bashkohen dhe ta kundërshtojnë fuqishëm Serbinë, si dhe ta kundërshtojnë me diplomaci krijimin e ZAJEDNICES. Derisa Kryeministri Kurti pritet të takohet edhe njëherë me Vuçiqin por kësaj radhe në Shkup, Kryeministri nuk duhet të dorëzohet para dyshes "LAJCAK - ESCOBAR". Gjithashtu BE-ja duhet ta luaj një rol neutral, por si duket më shumë po i jep hapësirë Serbisë se sa Kosovës. 
Nëse ndodhë që Kosova ta nënshkruaj asociacionin e komunave me shumicë Serbe, atëherë Presidentja Vjosa Osmani duhet të kërkoj nga dyshja "LAJCAK - ESCOBAR", për ndërhyrjen në Spanjë që ta pranojnë pavarësinë e Katalonisë, sepse nuk e di si ka mundësi që BE-ja e cakton Borellin i cili është nga shteti që haptas po e kundërshton Pavarësinë e Kosovës, të jetë ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë.  

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".