Kujdes dhe sy çelësi, një kurth i rrezikshëm mundë i ti përgatitet Kosovës në takimin e 18 marsit në Maqedoninë e Veriut

Kujdes dhe sy çelësi, një kurth i rrezikshëm mundë i ti përgatitet Kosovës në takimin e 18 marsit në Maqedoninë e Veriut
Kujdes dhe sy çelësi, një kurth i rrezikshëm mundë i ti përgatitet Kosovës në takimin e 18 marsit në Maqedoninë e Veriut

Dr. Hysni Aliu

  • 07 March 2023 - 07:36

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Tolerimi i manipulimeve të Serbisë në takimin e fundit në Bruksel, që palët mos ta nënshkruajnë projekt propozimin e BE së, ka qen gabim trashanik i perëndimit, dhe kjo është shndërruar në një rrezik potencial për Kosovën, që në takim e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut pikërisht Kosova të mbetet fajtore për mos nënshkrim, sepse do të mund ti ofrohet ndonjë formë e asociacionit nga 16 shembujt evropian i cili nuk do i përshtatet Kosovës. Kjo është një kurth të cilën mundë ta shmang vetëm kancelari Olaf Sholc, dhe presidenti Josef Biden me kryeministrin Britanik, së këndejmi, unë i bëjë thirrje qeverisë së Kosovës, kryetares së Kosovës, që të aktivizojnë një komunikim direkt me këta tre njerëz kryesore të botës, në mënyrë që të shpëtohet Kosova nga një kurth e cila i kanoset në Maqedoninë e Veriut.

-Nuk kam shkruar qe një kohë të gjatë, sepse po e shof që gjërat e kanë marr drejtimin e vet dhe çështja e Kosovës përfundimisht është duke shkuar kah një destinacion që do e ngrit subjektivitetin e saj ndërkombëtar në një nivel më të lartë, duke e ofruar mundësinë për hapjen e rrugës për anëtarësim në BE, NATO , INTERPOL, UNESKO, dhe OKB në kohën kur rreth luftës në Ukrainë do të bëhet ndonjë marrëveshje në mes superfuqive me Rusinë e Kinën.

Sa i përket OKB-së, nuk jam edhe aq i sigurt se si do shkojnë gjërat sepse nuk jam i sigurt se a do të mbetet Kina jashtë kësaj lufte Rusi Ukrainë/perëndim apo do involvohet gradualisht indirekt apo direkt në këtë luftë ose nëpërmes armatimit që do i ofron Rusisë, gjë e cila do sillte sanksione për ta dhe që pastaj do të hapte mundësinë e një lufte në Azi, ku Kina do ishte nismëtare, kjo do thoshte një luftë e tretë botërore. Sa i përket dialogut në Bruksel dhe planit të BE-së/ franko, gjerman, unë po vërej një devijim të paparë nga kërkesat fillestare që ka pasur BE dhe SHBA, pra njohja reciproke apo BE një marrëveshje ligjërisht e obligueshme. Pra perëndimi si rrjedhojë e kompromisit ndaj Serbisë ka ra dy nivele më poshtë, duke u kthye tek niveli i marrëveshjeve 2013-2015. I vetmi ndryshim, është teksti i marrëveshjes që deklarativisht u pranua nga të dy palët, pore nuk u nënshkrua nga Serbia, gjë e cila do të thotë që edhe ai tekst mbetet një letër ku është e shkruar e zeza në të bardhë dhe ku nuk ekziston asnjë obligim i marr juridik apo ndërkombëtare për realizimin e ti. Pra Serbia, ka bërë një progres deklarativ në lidhje me Kosovën, por pengesat që po i vendose dhe mos nënshkrimi i ati progresi deklarativ, tregon që nga ajo punë s’ka asgjë dhe vetëm është blerje kohe, për të tentuar që ta përçaj bashkësinë ndërkombëtare që edhe ashtu është e përçarë, në mënyrë që faji të hidhet tek Kosova, e Serbia të ju shmanget sanksioneve.

Tolerimi i manipulimeve të Serbisë në takimin e fundit në Bruksel, që palët mos ta nënshkruajnë projekt propozimin e BE së, ka qen gabim trashanik i perëndimit, dhe kjo është shndërruar në një rrezik potencial për Kosovën, që në takim e ardhshëm në Maqedonin e Veriut pikërisht Kosova të mbetet fajtore për mos nënshkrim, sepse do të mund ti ofrohet ndonjë formë e asociacionit nga 16 shembujt evropian i cili nuk do i përshtatet Kosovës. Kjo është një kurth të cilën mundë ta shmang vetëm kancelari Olaf Sholc, dhe presidenti Josef Biden me kryeministrin Britanik, së këndejmi, unë i bëjë thirrje qeverisë së Kosovës, kryetares së Kosovës, që të aktivizojnë një komunikim direkt me këta tre njerëz kryesore të botës, në mënyrë që të shpëtohet Kosova nga një kurth e cila i kanoset në Maqedoninë e Veriut.

Dominimi i rrymave të ish presidentit Trump, dhe afria e tyre me Eskobar së bashku me bashkëshorten e tij, e bënë shumë të pa besueshëm ndërmjetësimin amerikan, nëse urdhri nuk vjen direkt nga presidenti Josef Biden. Roli destruktiv i ambasadorit Hill, i cili u shndërrua në krahun e djathtë të Vuçiqit, e bënë edhe më të komplikuar situatën. Loja e SHBA-së që po e bënë me Serbinë, duke luajtur lojën e policit të mire e Gjermania, Britania policët e keq, e bënë shumë të thyeshme qëndrueshmërinë e presionit perëndimor dhe si rrjedhojë edhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Ekzistojnë mundësitë që të arrihet ndonjë marrëveshje falco sikurse ato të mëhershmet për energjinë me afate e plane kohore realizimi, dhe që do kenë fatin e marrëveshjes për energji dhe fatin e marrëveshjeve 2013 dhe 2015. Dhe alternativa tjetër është një dakordesim Kosovë, BE, SHBA për realizim të njëanshëm të planit franko gjerman, ku si shpërblim Kosova do merrte disa njohje nga 5 vendet e BE së, dritën e gjelbër për ecjen përpara në integrimet për Be, dhe NATO, si dhe anëtarësimet në organizatat si Interpol, KE dhe UNESKO.

Në këtë rast Kosova njëanshëm do implementonte asociacionin i cili do ishte ndryshe nga ai i vitit 2015. Mënyrën e vetme në të cilën shoh një mundësi suksesi në këtë dialog është një konferencë ndërkombëtare në të cilën do të shqyrtoheshin përnjëherë të gjitha pikat e propozimit franko gjerman duke përfshirë këtu edhe çështjen e asociacionit. Kjo do ta eliminonte me automatizëm argumentin e Serbisë se asociacioni duhet të formohet së pari pastaj plani franko gjerman, por edhe argumentin e Kosovës se asociacioni duhet të formohet tek pas njohjes reciproke. Pra konferenca e tillë do zhvishte të dyja palët nga argumentet që po e pengojnë progresin në këtë dialog. Por, kjo sjell rrezikun e kërkesës së Serbisë për ta përfshirë edhe Rusinë në këtë konferencë gjë që është e pa pranueshme për perëndimin. Ekziston edhe një mënyrë tjetër e rrjedhjes së gjerave e ajo është, kthimi tek realizimi i marrëveshjeve të vitit 2013-2015, por jo tani realizim me hile, por realizim me bredhërin dhe mbikëqyrjen e perëndimit dhe KFORIT. Kjo do të thoshte, vazhdimi i asaj që kryeministri Kurti e filloj para një viti e sa, ku filloj realizimin një nga një të të gjitha pikave të marrëveshjes së 2013-2015 njëanshëm, duke ardhur gradualisht te ndalja e kriminalitetit në veri, shuarja e strukturave paralele gjithandej Kosovës, mbyllja e komunikimit financiar me Serbinë dhe financimit që u bënë strukturave paralele në Kosovë dhe kriminelëve në veri, implementimi i marrëveshjes për tabelat dhe energjinë, arrestimi dhe çarmatosja e kriminelëve në veri, e në këtë faze si pjesë e marrëveshjes me ndërkombëtarët të jetë edhe formimi i asociacionit.

Ashtu siç e ka përcaktuar gjykata kushtetuese. Kjo do të përfshinte edhe përkrahjen e Kosovës në integrimet euro atlantike. Fatkeqësisht unë nuk shoh alternativa tjera realiste. Parashikoj kurthe të pafundme nga Vuçiq, deri në dorëheqjen e ti të mundshme. Në bazë të analizës sime, Vuçiq do përfundon ose si Putin, ose si Gadafi , ose si Sadam Huseini ose si Hitleri. Ai njeri ka aq personalitet jo stabil dhe vuan nga psikopatia e narcizmi, dhe urrejtja e pafund, sa që edhe vetëvrasja e tij në ndonjë moment kritik nuk përjashtohet.

Koha do e tregoj se kush ka pas të drejtë në vlerësime.

Ndërsa ne si shqiptarë, duhet të jemi krenare me kryeministrin që kemi, dhe duhet ti besojmë sikurse vetvetes. Ne duhet të japim gjithçka për Kosovën duke mos kërkuar asgjë për vetveten. Ashtu bëri familja Jashari kur u flijua e tëra për lirinë tonë e ashtu duhet të bëjmë edhe ne por pa pas nevojën të flijohemi edhe fizikisht.

Kultura e prishur , ku përkrahjen ndaj kryeministrit e kushtëzojmë me poste në shtet ashtu siç po bënë z. Haki Abazi, e ashtu siç bën më herët ata që u larguan nga VV, duhet ti takojnë së kaluarës. Po e përfundoj me një thënie timen: Mos kërkon benefite nga atdheu, sepse atdheu si fjalë në vetë është abstrakt, por punoni që atdheun ta shndërroni në një subjekt i cili do ofron për ju e gjeneratat që vijnë diçka objektive të prekshme e të përdorshme me të cilën do krenoheni ju dhe tërë kombi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".