Ky është kulmi i tradhtisë ndaj shtetit, politikanët e përçarë e rrezikojnë edhe tërësinë territoriale për lakmi të pushtetit

Ky është kulmi i tradhtisë ndaj shtetit, politikanët e përçarë e rrezikojnë edhe tërësinë territoriale për lakmi të pushtetit
Ky është kulmi i tradhtisë ndaj shtetit, politikanët e përçarë e rrezikojnë edhe tërësinë territoriale për lakmi të pushtetit

Skender Mulliqi

  • 07 March 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI -Skënder Mulliqi

Uniteti na shpëton nga hegjemonia serbo- rusomadhe në Ballkan, e cila ka marr hov. Duhet ta ruajmë dhe të forcojmë shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan , se vetëm kështu edhe mund të vijmë deri të bashkimi kombëtar.

-Është koha e fundit ti lëmë anash interesat personale dhe interesat partiake. Kjo ju shkon për shtati kujt tjetër veç armiqve shekullorë të shqiptarëve. Çfarë dobie kanë shqiptarët dhe Kosova nëse humbim territor siç na i kanë grabitur territoret historikisht serbo sllavët më ndihmën e Fuqive të Mëdha të Kohës? Si e ruajmë tërësinë territoriale të Kosovës nëse jemi të përçarë mbi bazat partiake dhe ideologjike etj?Ne, shqiptarët duhet të mbushemi mënd.

Deri kur më të përçarë? Nga situatat e ndasive të ndryshme të cilat na kanë kushtuar historikisht, duhet të dalim gjithsesi. Të ndalojmë të ndahemi në të djathtë dhe të majtë, së në pyetje është ardhmëria jonë në rajon dhe më gjerë. Këtë së bën askush për neve, veç ne vet. Dhe, mu për këtë duhet të bëhemi shumë të mençur. Uniteti na shpëton nga hegjemonia serbo- rusomadhe në Ballkan, e cila ka marr hov. Duhet ta ruajmë dhe të forcojmë shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan , se vetëm kështu edhe mund të vijmë deri të bashkimi kombëtar. Vetëm duke ndërtuar një shtet të fortë , të pasur ekonomikisht, diplomatikisht dhe ushtarakisht, Kosova bëhet shtet serioz dhe i respektueshëm. Të mendojmë të gjithë për këtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".