Është koha për ta korrigjuar Marrëveshjen e Asociacionit

Është koha për ta korrigjuar  Marrëveshjen e Asociacionit

Hajrullah Tërnava

  • 07 March 2023 - 15:38

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava 

 

Në këtë fazë të dialogut, po krijohen kushtet reale që përfundimisht të korrigjohet versioni i marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015 për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në procesin e dialogut i cili mes Kosovës dhe Serbisë po zhvillohet nën mandatin e Qeverisë Kurti, pasi që edhe vetë krye negociatori Miroslav Lajcak ka thënë se zgjidhja duhet të bëhet dhe po kërkohet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kurse në tavolinë të përzgjedhjes do të jenë hiq më pak se 16 modele të ndryshme të standardeve evropiane. Madje Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës, sepse po kërkohet një model që nuk kalon përtej ligjeve dhe kushtetutës.

 

Angazhimi i shteteve ndërkombëtare rreth pajtimit përfundimtare dhe të njohjes reciproke mes dy shteteve Serbi-Kosove tani është i vrulleshim dhe serioz, që kjo çështje njëherë e përgjithmonë të merr fund, e sidomos falë politikave ndërkombëtare dhe  luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, ky vrull e ka qëllimin e që tani shtetet e Evropës të përfshihen në një bashkësi dhe të gjitha të orientohen në një rend të ri evropian ku do ti prij Amerika këtij rendi të ri botërore, prandaj edhe Serbia e ka kuptua këtë dhe me pajtimin që do të ndodhë mes Serbisë dhe Kosovës. Të dyja këto shtete do ti kenë përfitimet e tyre me investime të mëdha që do të ndodhin në këto dy shtete, dhe standardi në këto dy shtete për të mirë të qytetarëve do të ndryshoj dukshëm, prandaj tani është koha për marrëveshje dhe pajtim.   Në këtë fazë të dialogut, po krijohen kushtet reale që përfundimisht të korrigjohet versioni i marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015 për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në procesin e dialogut i cili mes Kosovës dhe Serbisë po zhvillohet nën mandatin e Qeverisë Kurti, pasi që edhe vetë krye negociatori Miroslav Lajcak ka thënë se zgjidhja duhet të bëhet dhe po kërkohet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kurse në tavolinë të përzgjedhjes do të jenë hiq më pak se 16 modele të ndryshme të standardeve evropiane. Madje Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës, sepse po kërkohet një model që nuk kalon përtej ligjeve dhe kushtetutës. Në një intervistë për “Atlantic Council”, ai ka deklaruar se Asociacionin, Kosova duhet ta sheh si obligim dhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë e jo si kërcenim apo dënim. “Po flasim me partnerët tanë për modele ekzistuese që po forcojnë funksionalitetin e shteteve dhe jo dobësimin, prandaj mendojmë se s’duhet të ketë frikë. Askush s’ka për interes të dobësojë funksionalitetin e Kosovës. Duhet ta shohim jo si kërcënim a dënim a kompromis, por obligim në njërën anë dhe duhet të shihet edhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës dhe definim të qartë të raporteve të Qeverisë së Serbisë me serbët e Kosovës sipas standardeve evropiane. Kemi shikuar modele ekzistuese dhe mund të iu them që këtu në tavolinën time kam 16 modele evropiane, por nuk mund t’i listoj ato. Nuk dua të tregohem se po bëj favor për një palë apo tjetrën”, është shprehur Lajçak.Tutje, ai ka potencuar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se Asociacioni mund të bëhet, por se duhet marrë parasysh gjetjet e saj. Sipas tij, këto parametra duhet të definohen në dialog. Kryeministri Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një etnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa presidenti Vuçiq insiston në themelimin e tij. Takimi i radhës në nivelin e lartë Kurti Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së është konfirmuar të mbahet 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Këtë e ka kumtuar vetë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Pra janë në dispozicion dy javë të plota për diplomacinë fluturuese evropiane dhe amerikanë për ti takuar palët, konsultuar dhe informuar për dokumentin final i cili më 18 mars pritet për tu miratuar dhe nënshkruar, marrëveshja sipas propozimit evropian-franko gjerman dhe si aneks dokument edhe plani i zbatimit me kalendarin e përcaktuar kohor. Me krijimin e asociacionit të komunave serbe në suaza kushtetuese të Kosovës, kjo çështje që ishte tepër e komplikuar deri më tani, do të zgjidhen të gjitha çështjet e deritashme në të ardhmen, dhe të dyja këto shtete do të ecin shpejt dhe drejtë anëtarësimit në shtete të BE-së dhe anëtarësimit në institucione ndërkombëtare sikur që janë NATO, INTERPOL, UNESKO, BE, OKB etj, dhe me anëtarësimin në shtete të BE, edhe standardi i qytetarëve do të ngrihet lartë që mbetet të shihet në një kohë të konsiderueshme, e që për ne sa më parë të ndodhë kjo do të ishte më e suksesshme.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".