Në takimin e Ohrit pritet që plani i BE-se të shndërrohet në marrëveshje zyrtare midis Kosovës dhe Serbisë

Në takimin e Ohrit  pritet që plani i BE-se të shndërrohet në marrëveshje zyrtare midis Kosovës dhe Serbisë
Në takimin e Ohrit  pritet që plani i BE-se të shndërrohet në marrëveshje zyrtare midis Kosovës dhe Serbisë

Muhamet Kelmendi

  • 08 March 2023 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Më 18 mars në Ohër është takimi tjetër nën udhëheqjen e BE-së midis z.Kurti dhe kriminelit të luftës Aleksandër Vuçiq.

Takimi është vazhdim i takimit të fundit, i cili nuk solli nënshkrimin në plan, për t'u bërë Marrëveshje midis Kosovës dhe të Serbisë.

-Në Ohër mendohet të vihen firmat në plan të BE-së dhe kështu ajo shndërrohet në Marrëveshje Ndërkombëtare obligative.

Pas kësaj fillon procedura për gjetjen e mjeteve dhe të mënyrave me marrëveshje tjera për zbatimin e marrëveshjes bazike të BE-së. Në këtë marrëveshje kemi pikat e veçanta dhe objektivat që kërkohen të arrihen. Ato kërkohet të zbatohen në praktikë. Në këtë anë, disa çështje janë të natyrës ekzistenciale për Republikën e Kosovës. Këtu dua t'i përmendi disa çështje thelbësore:

1. Njohja reciproke e shtetit,

2. Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë

3. Statusi i veçantë i kishës ortodokse serbe,

4. Lidhshmëria e këtij Asociacioni me shtetin serb ,

5 Kompetencat e Asociacionit dhe organet në drejtim vertikal,

6. Çështja e reciprocitetit në raport me shtetit serb në çdo fushë, e sidomos, në fushën e të drejtave dhe të lirive nacionale dhe shoqërore e sociale dhe

7. Pozita e Republikës së Kosovës pranë organizmave ndërkombëtar. Këto çështje duhet të analizohen me kujdes dhe kurrsesi mos të tolerohet ndonjë organizim a fushë ekzekutive që nënkupton një subjekt të ri shtetëror apo shkelje të parimit të reciprocitetit në raport me liritë dhe të drejtat kombëtare e shoqërore. As pozita e Republikës së Kosovës pranë subjekteve ndërkombëtare nuk duhet të varet nga shteti serb apo nga ndonjë çështje që nuk e kupton njohjen e Republikës së Kosovës në OKB. Në Ohër do të jenë pikat e planit që shndërrohen në marrëveshje me nënshkrim të diskutimit, në mënyrë që marrëveshja të fillon të zbatohet. Me nënshkrimin e planit të BE-së, plani bëhet Marrëveshje ndërkombëtare midis Kosovës dhe Serbisë. Akti i tillë i nënshkrimit e bënë atë obligative për palët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".