Marrëveshje e fshehtë Vuçiq –Putin për një luftë të re në Ballkan dhe përmasa botërore

Marrëveshje e fshehtë Vuçiq –Putin për një luftë të re në Ballkan dhe përmasa botërore
Marrëveshje e fshehtë Vuçiq –Putin për një luftë të re në Ballkan dhe përmasa botërore

Skender Mulliqi

  • 09 March 2023 - 15:23

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliri

 

Psikopatëve të tillë në botë si është Putin dhe Vuqiq, nuk ju intereson fati i të tjerëve dhe as fati i të rinjve në rrugëtimin e tyre jetësor. Njerëzit pa emocione , e gjakëtoftë dhe të pa ndjenja  , gjeneratën e re e konsiderojnë si mjet për ti arritur objektivat e tyre vampireske. Në ish Jugosllavi u përjetua lufta nga ish krimineli, Sllobodan Millosheviq, i cili popujve jo sllavë ju shkaktoi viktima të shumta njerëzore dhe materiale. Pasojat e kësaj lufte që la pas mijëra viktima , madje gra , fëmijë dhe pleq, janë prezentë edhe sot të shqiptarët. Këto pasoja janë fizike dhe psikike , pasoja që nuk hiqen kurrë. Kërcënimet më një luftë të re , ndikojnë shumë aty ka pasur luftë.

 

Pas stinës së dimrit vjen pranvera. Në situatën e krijuar pas invazionit rus në Ukrainë, ka mundësi ta ndryshon stinën më të bukur të vitit. Kur iu gëzuam zvogëlimit të pandemisë dhe paralajmërimit së në këtë pranverë do të marrin frymë lirshëm, lufta në Ukrainë po vazhdon, dhe sikur po e ndalë jetën. Jeta është e shkurtër dhe të gjithë mendojnë më shfrytëzuar në mënyrën e vet, duke shëtitur, duke njohur njerëz, dhe shtete të reja në botë, duke kaluar bukur më mocaniket në shkolla , në rrugë e gjithandej …Kjo është sigurisht fotografia e lirisë , të cilën duket së po e ndërron despoti Vladimir Putin, duke paralajmëruar dhe provokuar një luftë të re botërore. Psikopatëve të tillë në botë si është Putin dhe Vuqiq, nuk ju intereson fati i të tjerëve dhe as fati i të rinjve në rrugëtimin e tyre jetësor. Njerëzit pa emocione , e gjakëtoftë dhe të pa ndjenja  , gjeneratën e re e konsiderojnë si mjet për ti arritur objektivat e tyre vampireske. Në ish Jugosllavi u përjetua lufta nga ish krimineli, Sllobodan Millosheviq, i cili popujve jo sllavë ju shkaktoi viktima të shumta njerëzore dhe materiale. Pasojat e kësaj lufte që la pas mijëra viktima , madje gra , fëmijë dhe pleq, janë prezentë edhe sot të shqiptarët. Këto pasoja janë fizike dhe psikike , pasoja që nuk hiqen kurrë. Kërcënimet më një luftë të re , ndikojnë shumë aty ka pasur luftë. Edhe kjo luftë tash në Ukrainë dhe tendenca për  zgjerim të saj në Ballkan, si dhe kërcënimet për përdorim të armatimit bërthamor, ndikojnë në psiken rinisë së si ta ndërtojnë më tutje jetën. Të shkollohen duke shkuar në fakultete, dhe në punën e tyre apo... Ju ndryshohet qasja mbi jetën, duke e menduar luftën. Në situata të tilla sigurisht së shumë shtohet droja dhe frika, së ka politikan sot në botë se janë të pa përgjegjshëm, të cilëve ju ‘duhet “ lufta, duke mos i llogaritur fare pasojat. I tillë është rusi Putin, i cili agresionin në Ukrainë do të mundohet ta zhvendos në Ballkan dhe në Evropë. Kjo botë e civilizuar mjaftë ka pasur konflikte, mjaftë gjatë u përballë edhe më pandeminë globale vdekjeprurëse, e cila la pas veti mijëra të vdekur të moshave të ndryshme .Edhe ashtu shumica  në Kosovë, nuk janë duke bërë jetën e lumtur, ashtu siç e kanë menduar së do të jetë pas luftës. Putin ka mundësi që tua ndajë ëndrrat në mes. Dashtë  Zoti, që këtij krimineli të Rusisë dhe kriminelit të Serbisë,Vuqiq,   tu ndalet turri, sa nuk është bërë vonë!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".