Opozita destruktive kritikohet ashpër nga bashkësia ndërkombëtare

Opozita destruktive kritikohet ashpër nga bashkësia ndërkombëtare
Opozita destruktive kritikohet ashpër nga bashkësia ndërkombëtare

Agim Bajrami

  • 10 March 2023 - 07:29

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Siç e kam theksuar në vazhdimësi,qeveria Kurti,mund të kritikohet me argumente për pa profesionalizmin e ministrave dhe administratës së kabinetit për rreth, por jo për të kaluarën e krimit të organizuar qeverisës, për marrëveshjet e pa studiuara dhe analizuara me profesionalizëm e të nënshkruara në Bruksel nga pikërisht nga kjo opozitë që qeveriste, ku kanë referencë të dëmtimit dhe shkeljes së integritetit kushtetues të Kosovës,për korrupsionin masiv qeveritar dhe kapje të funksionimit të vlerave demokratike të shtetit të Kosovës,dhe sundimit të ligjit.

-Asnjë dështim, apo gabim i bartur nga qeveria e kaluar në Qeverinë Kurti, nuk mundë të përdoret për ta kritikuar5 dhe sulmuar këtë të fundit. Të gjitha këto lidhen me qeveritë e kaluara , por jo me qeverinë e tanishme Kurti.

Tani, edhe bashkësia ndërkombëtare po e demaskon opozitën për të bërat e tyre kundër shtetit dhe interesit kombëtarë , e të cilët po mundohen t'ia atribuojnë qeverisë aktuale ,në vend që të merret me argumente për gabimet e qeverisjes Kurti, në politikat e brendshme ,e të cilat janë të shumta,të cilat reflektojnë pa vendimmarrje profesionale. Ndërsa , sa i përket ,propozimit franko-franko-gjerman , siç kam shënuar edhe më herët,është propozimi më real për ballë aftësisë dhe dijes dhe dashurisë shqiptare, për të pasur, dhe bërë shtetin e Kosovës funksional, e demokratik. Nuk duhet, të përdoren emocionet kombëtare nga opozita dhe askush tjetër,në emër të kundërshtimit të Qeverisë Kurti,e sidomos ata/ato të cilët me gabimet dhe paaftësi e tyre e kanë pru Kosovën në këtë gjendje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".