Me Asociacionin Kosova mundë të përfundon në modelin e ngjashëm të ndarjes sikur ai  i Qipros

 Me Asociacionin Kosova mundë të përfundon në modelin e ngjashëm të ndarjes sikur ai  i Qipros
 Me Asociacionin Kosova mundë të përfundon në modelin e ngjashëm të ndarjes sikur ai  i Qipros

Blerim Burjani

  • 10 March 2023 - 15:25

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani 

Pra problemet me kalimin e kohës do të  rriten, dhe ekziston rreziku potencial që procesi do të shkon dalëngadalë kah dezintegrimi i brendshëm dhe do të merr  kahe të procesit të  ndarjes së Kosovës
në mes  të Shqipërisë dhe Serbisë, diçka një zgjidhje e ngjashme  sikur çështja e Qipros që mundet edhe Kosova  me përfundua në një  skenar të tillë përfundimtar.

 

Sikur që  dihet, tani më kryeministri Albin Kurti e  ka pranuar marrëveshjen, propozimin  evropian-franko gjerman, me e rrezikun e themelimit edhe të një asociacioni sipas kërkesës serbe. Ekziston rreziku serioz që ky asociacion që po kërkohet të krijohet  do ta  prishë dalëngadalë,  apo rrënon formulën unitariste të shtetit të Kosovës. Pra në një periudhë afatgjatë pasojat do të jenë përafërsisht të  ngjashëm me Bosnjën. Kjo do të thotë që  rrezikon të krijohet aso situate e brendshme  që asnjëherë mos me pas shtet f me funksione stabile e  normale.  Pra vetë qëllimi i Asociacionit, me kërkesat që po vijnë nga ana e Serbisë, është që të mos ketë shtet funksional. Pra problemet me kalimin e kohës do të  rriten, dhe ekziston rreziku potencial që procesi do të shkon dalëngadalë kah dezintegrimi i brendshëm dhe do të merr  kahe të procesit të  ndarjes së Kosovës në mes  të Shqipërisë dhe Serbisë, diçka një zgjidhje e ngjashme  sikur çështja e Qipros që mundet edhe Kosova  me përfundua në një  skenar të tillë përfundimtar. Ky  është fakt që dihet se  Serbisë i konvenon ndarja sa që sa më parë  të ndodhë.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".