Zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri, koha për tu zgjuar qytetaria e varfëruar, për ta rrëzuar lidhjen e fshehtë kriminale Edi Rama- Lulzim Basha për ta vazhduar qeverisjen e korruptuar

Zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri, koha për tu zgjuar qytetaria e varfëruar, për ta rrëzuar lidhjen e fshehtë kriminale Edi Rama- Lulzim Basha për ta vazhduar qeverisjen e korruptuar

Hajrullah Tërnava

  • 11 March 2023 - 09:05

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Nëse populli i Shqipërisë më në fund vetëdijesohet dhe e kupton situatën në të cilën e kanë sjellë politikajt e këtij vendi shtetin e tyre, në situatë të tillë aq të kriminalizuar, gjithsesi se ishte dashur që të jenë zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri, vendimtare për ndryshimin e skenës politike dhe ndëshkimin e grupit mafioz të kryeministrit skandaloz Edi Rama, i cili për interesat e tij dhe të mafies që e kontrollon, po provon të siguron aleancë akoma të pa shpallur tek Lulzim Basha, i vetë larguari i Partisë demokratike, të cilit ja ka siguruar regjistrimin e kundërligjshëm me vulën e PD-së që ta ketë krah të djathtë në këto zgjedhe vendimtare, ngase populli e ka humbur besimin te Rama dhe tani më ai ndjehet seriozisht i rrezikuar.

-Drejtësia shqiptare është në një sprovë të madhe sa ju takon problemeve që po shfaqen në mes të dy grupeve pretendente për ta marr timonin dhe drejtimin e PD-s në zgjedhjet e 14 majit, me skenarin e përgatitur nga Edi Rama për ta ulur Lulëzim Bashën në fronin e partisë, prej të cilit vetë është larguar pasi kishte humbur zgjedhjet e fundit si lider i dështuar. Ekspertja e çështjeve zgjedhore dhe ligjore, Ledina Mandija është shprehur se, emri i Lulzim Bashës doli në dokumentet e regjistrimit të krahut Alibeja në KQZ, është një skenar i llogaritur që 1 vit më pare nga lidhja e tij me Edi Ramen. Mendija u shpreh se, Basha e kishte siguruar mbështetjen e Edi Ramës edhe për në vendimin e Apelit.

‘Dorëheqjen e Bashës e panë të gjithë, u njoftuar dhe trupa ndërkombëtare, por nga ana tjetër nuk e regjistroi dhe jo pa arsye, sepse do të vinte pikërisht në veprimet e sotme që po i bën dhe jo pa arsye, sepse do të vinte në veprimet që po bën sot. Çdo skenar ishte i llogaritur nga Basha dhe bashkëpunëtorët të tij të ngushtë, të cilët e kishin denigruar partinë në 5 veta dhe pjesa tjetër ishin të pa shpërfillur. Emërimet bëheshin pa votim dhe ishin të gjitha parapëlqimet e Bashës. Pas dorëheqjes, Basha nisi të bënte takime nëpër kafene, me ata që ishin mbështetës të tij dhe u thoshte se, do të rikthehej pas 1 viti dhe ky qe skenari siç duket. Kryeministri shqiptar, i zhytur në krim të organizuar, për çka flet së fundi edhe afera e zbuluar McGonigal, duket se ja kishte garantuar Bashës mbështetjen, për vendimin në Apelit, siç ndodhi edhe në rastin e 8 janarit, kur u blindua në seli. Marrë në tërësi sikur kjo që u tha më lartë, tani është koha që më në fund të veprohet ligjshëm, dhe njëherë e përgjithmonë që ky shtet të spastrohet nga krime të tilla, që edhe shtete të tëra po çuditen me qeveritar të tillë se në çfarë gjendje të mjerueshme e kanë sjellë këtë shtet, prandaj s’është për tu çuditur pse tani të rinjtë e këtij shteti që të gjithë insistojnë të largohen nga ky shtet, prandaj pa një spastrim të mirëfilltë të këtij vendi, ky shtet nuk ka prespektivë që të ju bashkëngjitet shteteve të zhvilluara të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".