Kosova e pavarur është bast amerikan, nuk do të lejohet të mbillet një Serbi që rrezikon sovranitetin e shtetit

Kosova e pavarur është bast amerikan, nuk do të lejohet të mbillet një Serbi që rrezikon sovranitetin e shtetit
Kosova e pavarur është bast amerikan, nuk do të lejohet të mbillet një Serbi që rrezikon sovranitetin e shtetit

Rexhep Shahu

  • 11 March 2023 - 09:15

Shkruan: ANALISTI - Rexhep Shahu

Dyshimet agresive të mjaft shqiptarëve mbi deklarimet e zyrtareve amerikane dhe gjermane se në Kosovë nuk do të përsëritet historia e Bosnjës me Republika Srpska më duket se janë veç të tjerave edhe fyese për Amerikën e Gjermaninë etj. Amerika deshi dhe nuk lejoi që Kosova të bëhet Bosnje, ti masakroheshin 250 mijë njerëz si Bosnjës. Amerika e Gjermania e NATO deshën dhe e çliruan Kosovën dhe nuk lejuan të zhdukej Kosova e shqiptarët të derdheshin pa kthim nëpër botë.

-Amerika e NATO, e Gjermania, e çliruan Kosovën dhe e dëbuan Serbinë prej Kosove jo për ta mbjellë një serbi tjetër në Kosovë se po të ishte ashtu nuk do ta dëbonin Serbinë prej Kosove. Kosova e lirë e pavarur është bast amerikan e i vendeve të mëdha. Shqiptarët që qortojnë sot diplomatët amerikan, shtetin amerikan, nuk kanë kontribute për Kosovën sa ka Amerika. Bota ka ekuilibrat që ka nga vendimet e fuqive të mëdha dhe në rastin tonë Amerika e Gjermania janë fuqi të mëdha që deklarohen për Kosovën por disa shqiptar në telefonin e tyre shembin Amerikën e Gjermaninë, e bëjnë namin në telefon. I japin urdhra e diktojnë Amerikën se çfarë e si duhet të bëjë Amerika. Harrojmë se Kosova është krijesë e produkt amerikan. Kosova nuk e ka luksin me e çue shu*rren përpjetë, mos me zbatua atë që thotë Amerika e Gjermania sepse Kosova nuk ka fuqi me mbrojt veten asnjë orë, nuk ka fuqi të jetë e sigurte pa mbështetjen, pa mbrojtjen e përkrahjen amerikane.

Gjermania si lokomotivë e Evropës e ka deklaruar që në kohën e luftës për Kosovën kur dëboheshin shqiptarët që nuk ka duhet Kosova pa shqiptar dhe ndaj duhet të bëhet e pamundura që shqiptarët të kthehen në Kosovë. Gjithë shqiptarët që fyejnë Amerikën e Gjermaninë e vendet mike, që kujtojnë se na e kanë borxh gjithë jetën të na mbrojnë , të na sigurojnë, të vijnë edhe të na i punojnë arat e bahçet, harrojnë se nuk e kemi fituar vetë lirinë as pavarësinë, kemi derdhur gjak, por nuk ka mjaftuar gjaku i shqiptarëve për ta fituar lirinë e pavarësinë, por i kemi dhuratë nga Amerika, NATO e Gjermania e vendet mike. Nëse na thotë Amerika e Gjermania bëni çfarë të doni nëse nuk bëni si ju këshillojmë ne, mbrohuni vetë, ne dalim në diell. Ndaj retorika kundër këshillave e porosive të Amerikës e të Gjermanisë nuk janë në favor të Kosovës, por të Serbisë. Kosova nuk jeton dot pa miqtë, pa Amerikë e Gjermani e vendet e fuqive të mëdha Angli, Itali France etj. Asgjë nuk i rrezikon Kosovës asociacioni i komunave serbe sepse është një grupim brenda shtetit të Kosovës. Kosova duke qenë shtet i shqiptarëve, nuk udhëhiqet nga komunat serbe dhe çdo frikë nga asociacioni është zmadhim me qëllim i Serbisë. Kosova me miqtë e dëbuan Serbinë prej Kosove dhe qenka rrezik asociacioni i disa fshatrave serbe që fatkeqësisht shtetarët shqiptar i bënë komuna...Çdo vonesë në implementimin e marrëveshjes apo planit franko-gjerman është në dëm të madh ndaj Kosovës. Nuk ka fuqi Kosova me pshu*rrë përpjetë, me i thënë jo Amerikës e NATOS e Gjermanisë, Italisë, Anglisë e Francës. Shteti amerikan është qeveria amerikane, janë zyrtarët e saj të qeverisë që flasin në emër të shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".