Çka synon BE-ja me liberalizimin e vizave për kosovarët?

Çka synon BE-ja me liberalizimin e vizave për kosovarët?
Çka synon BE-ja me liberalizimin e vizave për kosovarët?

Agim Bajrami

  • 14 March 2023 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Qytetarët kosovarë , e veçmas rinia ,largohen nga vendlindja, nga pamundësia e gjetjes së një vendi të punës në vendi i tyre,nga shkaku i pa përgjegjësisë qeverisëse të lidershipit të tyre,nga shkaku i jo dashamirësisë së lidershipit evropian , për të ndihmuar vendet ballkanike me investime dhe hapje të vendeve të punës, por vetë politikat e shteteve të BE-së, i kanë përqendruar në thithjen e gjeneratave të reja kryesisht të moshave; 20-25 vjeçar, për nevojat e natyralizimit të popullatës së tyre dhe të tregut të tyre të punës, me të rinjtë e të rejat nga Kosova, dhe të vendeve të Ballkanit , duke përfshirë edhe vendet që janë anëtare të BE-së si ; Kroacia,

Rumania,Bullgaria dhe Ballkanin perëndimor si tërësi.

-Liberalizimi i vizave për kosovarët, nuk është një e arritur apo prosperitet për qytetarët kosovarë. Liberalizimi i vizave,në vetë veti , shpreh mirëqenien e përgjithshme sociale të qytetarëve evropian,ku kjo nënkupton, mundësimin e lëvizjes së lirë në kuadër të 'zonës shengen' mbasi edhe standardi i jetës së qytetarëve evropian, është në përputhje edhe me kriteret e lëvizjes së lirë, si vlerë dhe standard e konceptit të bashkimit evropian. Po a është kështu edhe më qytetarët kosovarë, apo të rajonit të Ballkanit në përgjithësi?

Qytetarët kosovarë , e veçmas rinia ,largohen nga vendlindja, nga pamundësia e gjetjes së një vendi të punës në vendi i tyre,nga shkaku i pa përgjegjësisë qeverisëse të lidershipit të tyre,nga shkaku i jo dashamirësisë së lidershipit evropian , për të ndihmuar vendet ballkanike me investime dhe hapje të vendeve të punës, por vetë politikat e shteteve të BE-së, i kanë përqendruar në thithjen e gjeneratave të reja kryesisht të moshave; 20-25 vjeçar, për nevojat e natyralizimit të popullatës së tyre dhe të tregut të tyre të punës, me të rinjtë e të rejat nga Kosova, dhe të vendeve të Ballkanit , duke përfshirë edhe vendet që janë anëtare të BE-së si ; Kroacia, Rumania,Bullgaria dhe Ballkanin perëndimor si tërësi. Kështu veproj BE-ja edhe me rastin e Ukrainës,e aprovoi, 'liberalizimin e vizave' për ukrainasit, në krizën më të madhe të tyre kombëtare , deri te përfshirja e Ukrainës në luftën mbrojtëse ndaj agresionit rus, në vend që aleanca perëndimore të parandalojë luftën në Ukrainë, dhe të ngritë mirëqenien ukrainase, përmes zhvillimit ekonomik dhe investimeve evropiane. Dhe çka synohej në Kosovë, nga lidershipi evropian, me liberalizimin e vizave për kosovarët pas një dekade dhe më shumë nga vendet tjera ballkanike;

- Supozohet të synohej, zbrazja e Kosovës nga të rinjtë apo edhe nga kuadri deficitar, për nevojat fuqisë së tyre të punës;

- supozohet që në heshtje të largon konfliktin ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve duke i larguar të rinjtë nga vendi i tyre në mungesë të ofrimit të opsionit zhvillimi të vendeve të Ballkanit perëndimor dhe të demokratizimit të tyre. Dhe çka fiton ,Kosova me liberalizimin e vizave, asgjë fare. I largon të rinjtë nga vendi. Mundëson që paranë brenda Kosovës ta bartë tek vendet e BE-së ,dhe ta varfëron Kosovën, dhe ta bënë ,financiarisht dhe ekonomikisht edhe më të ndërvarur me dominuesit e BE-së, dhe të njëjtin fat e kanë dhe po e përjetojnë edhe rajoni i Ballkanit si tërësi. Me largimin apo shkëmbimin e të rinjve ,në marrjen e liberalizimit të vizave. Kjo është fitorja e kosovarëve dhe e rajonit të Ballkanit si tërësi!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".