DEA-s së SHBA-së të zbarkuar në Shqipëri duhet ti duartrokasim dhe urojmë sukses

DEA-s së SHBA-së të zbarkuar në Shqipëri duhet ti duartrokasim dhe  urojmë sukses
DEA-s së SHBA-së të zbarkuar në Shqipëri duhet ti duartrokasim dhe  urojmë sukses

Muhamet Kelmendi

  • 13 March 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në fakt, DEA-a amerikane është e specializuar për luftën kundër drogës. Por,fakti se në maj janë zgjedhje lokale në Shqipëri, është marr edhe detyra e luftës kundër veprës penale në fushën e votës. Këtu është rreziku për shtet. Vota e dhënë me krim është shumë e dëmshme për demokracinë funksionale. Votuesi me votim ose organizatori dhe përgjegjësi i votimit me keqpërdorim të votës, duke kaluar fletë votimi nga një anë në tjetrën ose duke blerë votë krijon pushtet të varur nga krimi dhe në mënyrë të graduale shndërrohet shteti në pushtet kriminal dhe kështu lulëzon kriminaliteti i gjithanshëm.

-Krimi i organizuar, kontrabanda dhe korrupsioni janë tri çështje kriminale që e kanë mbërthyer Shqipërinë dhe tash e një kohë të gjatë nuk po mundë të lirohet.

Faktet e formave të tilla të veprës penale janë të shumta dhe të nduarnduarshme. Krejt kjo mundë të përmblidhet në veprat penale që vijnë nga pushteti dhe të lidhura me politikën. Veprat penale më të rënda duket se vijnë nga fusha e drogës, korrupsionit, kontrabandës, prostitucionit, politikës, si dhe të detyrës zyrtare.

-Veprat penale në Shqipëri, pra në këtë vend, pa qenë të ndërlidhura me pushtetin, me politikën dhe krimin ndërkombëtar nuk mund të jetojnë. Shteti ka shumë mekanizma të luftimit të veprave penale.

Tërë këto organe nuk kanë sukses nëse kemi dhe ka lidhje politika dhe pushteti. Duket se këtu është fakti pse DEA-a e SHBA-së është zbarkuar në Shqipëri dhe ka marr detyrën e luftimit të krimit në dy fusha:

1. Fusha e sigurimit të votave dhe

2. Lufta kundër drogës. Në fakt, DEA-a amerikane është e specializuar për luftën kundër drogës. Por,fakti se në maj janë zgjedhje lokale në Shqipëri, është marr edhe detyra e luftës kundër veprës penale në fushën e votës.

Këtu është rreziku për shtet.

Vota e dhënë me krim është shumë e dëmshme për demokracinë funksionale.

Votuesi me votim ose organizatori dhe përgjegjësi i votimit me keqpërdorim të votës, duke kaluar fletë votimi nga një anë në tjetrën ose duke blerë votë krijon pushtet të varur nga krimi dhe në mënyrë të graduale shndërrohet shteti në pushtet kriminal dhe kështu lulëzon kriminaliteti i gjithanshëm.

Forma e tillë e krimit është në Shqipëri. Këtej, DEA-a e SHBA-së nuk u ndërlidhe me pushtetin, por jashtë kësaj, iu drejtua masave për të ndihmuar në luftën kundër drogës dhe veprave penale në fushën e zgjedhjeve dhe të votës.

Të dhënat e organeve ndjekse kundër krimit janë të rënda. Kapen dhe arrestohen të dyshuarit për vepër penale nga fusha e drogës, korrupsionit e prostitucionit dhe ata lirohen ose dënohen me masa të ulëta dënimi.

Edhe vrasjet që bëhen në fushën e krimit të tillë apo të zgjedhjeve nuk luftohen. Në këtë mënyrë, akuzohen shumë politikanë nga e kaluara dhe e tashmja, e askush nuk dënohet. Dalin nëpër gjyqe udhëheqës të partisë, ministra e zyrtar të lartë të shtetit dhe ata mbesin përsëri në liri.

Në fushën e drogës, nga veprat penale të bëra, dalin lidhjet me kriminalitet nga Evropa, Azia, Afrika e Amerika. Vijnë me anije sasi të mëdha të drogës, shpallen kriminel me ndjekjen dhe, këtu përfundon.

Natyrisht se unë këtu nuk përdori emra. Nuk është kjo në natyrën e punës sime. Kjo, për faktin se unë nuk vlerësoj askënd në kriminel pa dënim përfundimtar të gjykatës.

Kjo mungon dhe për këtë këtu jam i detyruar të mos përdori emra. Ju takon organeve ta thonë fjalën.

Mungesa e saj, DEA-a e anashkaloi tërësisht pushtetin e vendit në Shqipëri. Ky është një dënim i madh i pushtetit. Me këtë dha për të kuptuar se në pushtet gjenden bazat e organizimit të krimit në Shqipëri.

A do të ndikoi kjo te Qeveria dhe Kryeministri në Tiranë të reflektojnë nuk dihet! E kaluara tregon se Qeveria dhe Kryeministri nuk po japin llogari për asnjë krim që në ndonjë forme ka lidhje me pushtet. Shih për këtë keqpërdorimet dhe korrupsioni në fushën e tenderëve. Madje as për ministra e zëvendësministra nuk ka llogari.

Forma e tillë e mohimit të përgjegjësisë është e dëmshme. Me atë vetëm thellohet krimi dhe korrupsioni.

Këtu ka punë të madhe DEA-a.

Nëse DEA-a arrin të siguroi votime të rregullte dhe demokratike, natyrisht se ka siguruar edhe pushtet lokal funksional dhe jo kriminal.

Me këtë ndihmohen edhe organet e luftimit të krimit në Tiranë. Pse? Sepse kështu ndërkrehen fijet e lidhjes së krimit nga baza nëpër qendrat lokale dhe rezultatet do të jenë shumë me pozitive.

DEA-s duhet t'i urojmë sukses!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".