Kosovës edhe tani i duhen veprime popullore me përmasa të gjëra për ta mbrojtur tërësinë territoriale

Kosovës edhe tani i duhen veprime popullore me përmasa të gjëra  për ta mbrojtur tërësinë territoriale
Kosovës edhe tani i duhen veprime popullore me përmasa të gjëra  për ta mbrojtur tërësinë territoriale

Muhamet Kelmendi

  • 14 March 2023 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në vitet e 90 u krijuan shumë parti politike dhe me 1998 u gritë populli shqiptar i Kosovës në kryengritje të armatosur nën udhëheqjen e UÇK-së. Kjo e solli intervenimin e NATO-s dhe Kosova u çlirua në vitin 1999. Ky është suksesi më i madh i historisë së re të kombit. Natyrisht se as tash, pas 20 viteve të lirisë, nuk jemi të qetë. Serbia po vazhdon me veprime kriminale dhe aksione të rrezikshme kundër tërësisë territoriale dhe sovranitetit e integritetit të Republikës së Kosovës. Kundër rrezikut të tillë akut kërkohet unitet dhe bashkim i të gjitha shtresave të kombit. Për nga veprimtaria, studentët hyjnë në grupin e forcave më aktive në mbrojtje të vendit.

-Në vitet e 90 u krijuan shumë parti politike dhe me 1998 u gritë populli shqiptar i Kosovës në kryengritje të armatosur nën udhëheqjen e UÇK-së. Kjo e solli intervenimin e NATO-s dhe Kosova u çlirua në vitin 1999.

Ky është suksesi më i madh i historisë së re të kombit. Natyrisht se as tash, pas 20 viteve të lirisë, nuk jemi të qetë. Serbia po vazhdon me veprime kriminale dhe aksione të rrezikshme kundër tërësisë territoriale dhe sovranitetit e integritetit të Republikës së Kosovës. Kundër rrezikut të tillë akut kërkohet unitet dhe bashkim i të gjitha shtresave të kombit. Nuk guxojmë të harrojmë se 11 Marsi i vitit 1981 është data më e rëndësishme e historisë se re të popullit shqiptar në Kosovë. Më 11 Mars të vitit 1981u ngritën studentët për të kërkuar kushte më të mira të jetës studentore, sikundër edhe përmirësimin e pozitës së Kosovës në fushën ekonomike e sociale, duke ndalur eksploatimin e të mirave materiale. Kërkesat u zgjeruan. Ato kaluan në fushën politike dhe me 1 e 2 Prill të vitit 1981 u tregua qartë e drejta qëllimi politik i demonstratave. Kryevepër e tërë kësaj ishte "Kosova-Republikë". Pra, u demonstrua për organizimin e Kosovës në Republikë brenda Federatës së RSF të Jugosllavisë.

Kjo u luftua nga grupi shovinist i serbo-jugosllav. Forcat politike antishqiptare të veshura me petkun e vëllazërim-bashkimit dhe "komunist" të kohës, kryesisht nga grupi i Ali Shukriut, Azem Vllasit dhe Sinan Hasanit i kualifikuan demonstratat në kundër revolucionare, nacionaliste,, irredentiste dhe nacionaliste, si dhe me këto akuza, e tërë LKJ i kualifikoj demonstratat popullore të popullit shqiptar të Kosovës. Filluan ndjekjet si në kohën e inkvizicionit apo të luftës kundër shtrigave. U vranë me qindra të rinj e të reja. U kapen dhe u dënuan fëmijë, gra, burra, të rinj e të reja. Dënimet shkuan deri në vdekje. Por,kombi ynë nuk u nënshtrua. Shpejt u krijua LPSSHJ. Kjo organizatë revolucionare u vu në ballë të kombit. Nën ombrellën e Lëvizjes u organizuan demonstrata brenda dhe jashtë vendit, si dhe u themelua UÇK që doli në luftë çlirimtare.

Vetë fakti se sot jemi të lirë dhe se kjo liri vjen kryesisht nga lufta heroike e UÇK-së tregon suksesin e demonstratave të vitit 1981.

Mbi atë aktivitet dhe nëpërmjet saj u organizua Lëvizja dhe UÇK.

Në vitet e 90 u krijuan shumë parti politike dhe me 1998 u gritë populli shqiptar i Kosovës në kryengritje të armatosur nën udhëheqjen e UÇK-së. Kjo e solli intervenimin e NATO-s dhe Kosova u çlirua në vitin 1999.

Ky është suksesi më i madh i historisë së re të kombit. Natyrisht se as tash, pas 20 viteve të lirisë, nuk jemi të qetë. Serbia po vazhdon me veprime kriminale dhe aksione të rrezikshme kundër tërësisë territoriale dhe sovranitetit e integritetit të Republikës së Kosovës.

Kundër rrezikut të tillë akut kërkohet unitet dhe bashkim i të gjitha shtresave të kombit. Për nga veprimtaria, studentët hyjnë në grupin e forcave më aktive në mbrojtje të vendit. Në fakt kërkohet angazhim edhe në çështje të brendshme, si ikja nga vendi, kundër papunësisë së lartë, gjendjes se rëndë ekonomike, sociale dhe arsimit shkatërrimtar e shëndetësisë inekzistente. Kosova ka shumë fusha që lëngon. Këtu duhet angazhim i të rinjve e të rejave të vendit, të studentëve.

Duhet punë. Këtu lypset nga studentët të angazhohen. Ata duhet të marrin shembull nga gjeneratat e kaluara dhe të veprojnë kundër dukurive të rrezikshme për kombin dhe për Republikën. Koha nuk pret. Populli ka nevojë për veprime aktive . Mbi atë ngritët rezistenca dhe çështjet fillojnë të zgjidhen. Tash është më i lehtë aktiviteti. Nuk i ndjek askush. Nuk vriten dhe nuk arrestohen. Nuk ka as Azema, as Shukria e as Hasana për ti dënuar e masakruar nëpër sheshet e Kosovës.

Kosovës i duhen njerëz të aktivitetit. Populli i kërkon veprime

e rinia e jonë është forca e tillë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".