Lëvizjet e proceseve politike në rajonin e Ballkanit janë kundër interesave të shqiptarëve dhe të aleancës perëndimore

Lëvizjet e proceseve politike në rajonin e Ballkanit janë kundër interesave të shqiptarëve dhe të aleancës perëndimore
Lëvizjet e proceseve politike në rajonin e Ballkanit janë kundër interesave të shqiptarëve dhe të aleancës perëndimore

Agim Bajrami

  • 15 March 2023 - 11:10

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Diplomacia e bashkësisë ndërkombëtare i ka intensifikuar përpjekjet e ndikimit tek palët negociuese ,që pas akordimi të planit evropian nga palët, të bëjnë edhe hapin tjetër, të nënshkrimit të saj, dhe të bisedohet rreth implementimit të saj. Ka të ngjarë që më 18 mars, i gjithë procesi i negocimit do të zhvillohej në taktizimin e palëve negociuese, duke u munduar që njëra tjetrën të bënë fajtore para opinionit ndërkombëtar dhe vendor, ndërsa në qëndrimet e tyre politike dhe të interesave të tyre shtetërore e kombëtare, nuk shihet për nënshkrimin e marrëveshjes normalizuese,aq më parë kur pala serbe, është kategorike në mos nënshkrimin e saj.

-Më 18 mars ,diplomacia ndërkombëtare, po e shtynë dhe po kërkon nga palët negociuese; Kosova dhe Serbia që në takimin e Ohrit të nënshkruhet marrëveshja mbi bazën e planit evropian prej 11 neneve, të akorduar nga palët në Bruksel më 27 shkurt, nga negociatorët, kryeministri i Kosovës,Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiç.

Qëndrimi i vendimmarrjes së politikës serbe, po deklarohet ,se para se të negociojmë për udhëzimin e zbatimit të planit evropian, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi,më parë politikë bërësit serb, po kërkojnë si kusht; formimin e asociacionit të komunave të Kosovës, të banuar nga qytetarët kosovarë, por të shumicës së etnisë serbe,dhe siç thonë të njëjtit politikanë serb ,nuk do të bisedohet me palën kosovare ,për njohjen e shtetit të Kosovës ,dhe anëtarësimin e saj në OKB.

Ndërsa pala kosovare, mbi bazën e deklaratave të tyre zyrtare ,kryeministri Kurti , ka shpreh gatishmërinë e nënshkrimit të planit evropian, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë,por në kërkesën e Serbisë ,për formimin e Asociacionit të pakicës serbe e që nuk kalon 3% e popullsisë së përgjithshme në Kosovë ,mbi bazën e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 e nënshkruara dhe e ratifikuar nga qeverisjet e atëhershme dhe përbërja e Kuvendit të Kosovës të atëhershme, nuk mund të formohej në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe kornizës ligjore të Kosovës.

Madje, kryeministri i Kosovës ,e ka bë të qartë se ,nuk do të ketë Asociacion një etnik, nuk do të ketë,"zajednicë serbe" e ngjashme me " republikën serbska të Bosnjës" dha as 'asociacion serb' me kompetenca ekzekutive , ku e instalon shtetin e Serbisë brenda shtetit të Kosovës, dhe nga e de funksionalizon funksionimin e shtetit të Kosovës.

Diplomacia e bashkësisë ndërkombëtare i ka intensifikuar përpjekjet e ndikimit tek palët negociuese ,që pas akordimi të planit evropian nga palët, të bëjnë edhe hapin tjetër, të nënshkrimit të saj, dhe të bisedohet rreth implementimit të saj. Ka të ngjarë që më 18 mars, i gjithë procesi i negocimit do të zhvillohej në taktizimin e palëve negociuese,duke u munduar që njëra tjetrën të bënë fajtore para opinionit ndërkombëtar dhe vendor, ndërsa në qëndrimet e tyre politike dhe të interesave të tyre shtetërore e kombëtare, nuk shihet për nënshkrimin e marrëveshjes normalizuese,aq më parë kur pala serbe, është kategorike në mos nënshkrimin e saj.

Serbia edhe më tej, beson se rrethanat e zhvillimeve ndërkombëtare janë të pa qarta rreth fitores së luftës në Ukrainë, dhe varësisht nga zhvillimet ndërkombëtare sipas vlerësimeve të politikë bërësve serb, do të pozicionohen edhe interesa e Serbisë në rajon, dhe në marrëdhënie me shqiptarët.

Rusia, kërkon nga Serbia, që mos të pranon asnjë marrëveshje normalizuese me Kosovën ,ku është e sponsorizuar nga;ShBA-ja dhe BE-ja ,ngase sipas pikëpamjes ruse, dëmtohen interesat strategjike të ortodoksizmit sllav (ruso-serbe).

Më 19 mars ,mbahen zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi ,dhe e gjithë përpjekjet serbo-ruse janë të përqendruara ,në ndikimin e votimit të kandidatit serb malazez me orientim kah interesat dhe botës ruso-serbe të pansllavizmit të tyre, dhe kundër aleancës perëndimore. Dhe e nga gjithë rrjedhja e analizës ,më 18 mars ,ka biseda e përpjekje të fajësimeve të njëra tjetrës ,por jo edhe nënshkrim të marrëveshjes normalizuese. Kosova, duhet të jetë konstruktive, dhe e akorduar plotësisht me qëndrime amerikano-evropiane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".