Shqipëria e alarmuar me rrezikun e kthimit të regjimit të vizave për shkak të qeverisjes së korruptuar, e kurorëzuar me nëntokën e krimit të organizuar

Shqipëria e alarmuar me rrezikun e kthimit të regjimit të vizave për shkak të qeverisjes së korruptuar,  e kurorëzuar me nëntokën e krimit të organizuar
Shqipëria e alarmuar me rrezikun e kthimit të regjimit të vizave për shkak të qeverisjes së korruptuar,  e kurorëzuar me nëntokën e krimit të organizuar

Dardan Grapci

  • 16 March 2023 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë është e saktë edhe duhet të merret seriozisht nga Qeveria Shqiptare, sepse politika në Shqipëri është duke bërë një luftë për pushtet sikur asnjëherë më parë, dhe nuk është duke menduar për perspektivën më të mirë të qytetarëve dhe për shtet.

-Amnistia fiskale dhe pasaportat e arta duhen urgjentisht të ndalohen, sikurse që e ka cekur parlamenti evropian në draft raportin e saj që kjo është ndaluar me ligj të BE-s.Nëse vazhdohet me këtë ritëm nga pala shqiptare mund të ndodhë që në të ardhmen jo të largët Shqipërisë ti kthehet përsëri regjimi i vizave. Ku shumë qytetarë mundë të bllokohen brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjithashtu në raport flitet për tentim të ndalim të shprehjes së lirë dhe lirinë e medieve, mund të theksoje se ka gazetar që edhe e shkelin me qëllim ligjin vetëm sa për tu publikuar lajmi tek populli, dhe këta gazetar duhet të dënohen, prandaj nuk duhet që të gjithë gazetaret dhe mediet të futen në një thes.

Gjithashtu duhet urgjentisht të ndalohen kërcënimet ndaj gazetarëve që dalin në terren dhe atyre që veprojnë në studio dhe zyre, sepse tani më Shqipëria nuk është shtet komunist por demokratik, andaj edhe duhet të sillet si i tillë, por me këtë dhunë ndaj gazetarëve dhe medieve i bie që disa anëtar të kabinetit qeveritar, dikastere në sistemin e drejtësisë dhe deputet, ende e kanë atë frymën e komunizmit dhe ata duhet menjëherë të dënohen dhe largohen nga pozitat e tyre zyrtare kushdo që janë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".