Në takimin e Ohrit kryeministri Kurti një hap përpara Vuçiqit, të nënshkruhet marrëveshja dhe të hapet tema e gjenocidit, dëmeve të  luftës dhe  të pagjeturit

Në takimin e Ohrit kryeministri Kurti një hap përpara Vuçiqit, të nënshkruhet marrëveshja dhe të hapet tema e gjenocidit, dëmeve të  luftës dhe  të pagjeturit
Në takimin e Ohrit kryeministri Kurti një hap përpara Vuçiqit, të nënshkruhet marrëveshja dhe të hapet tema e gjenocidit, dëmeve të  luftës dhe  të pagjeturit

Skender Mulliqi

  • 17 March 2023 - 15:12

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Nga ajo që është publikuar për opinion , ndër të tjera e që mua më duket që fletë shumë, Beogradi dhe Prishtina parashihet ti njohin simbolet, flamurin e himnin, pastaj regjistrimin e tabelave , dokumentet, letërnjoftimet dhe pasaportat, nëse nuk kam harruar edhe diçka tjetër. I përmenda më këtë rast së pranohet shtetësia e Kosovës, edhe pse nuk përmendet njohja në plan. Serbia më këtë marrëveshje detyrohet që mos kundërshton , dhe as të pengon Kosovën të bëhet pjesë e organizmave evropiane , si Interpol, Këshill të Evropës,UNESKO, dhe në OKB. Krejt në fund, kryeministri Kurti ishte dashur në Ohër të ri aktualizojë temat nga pak të harruara , atë për gjenocid, dëmet e luftës dhe për të pagjeturit .

 

Plani i BE-së, që u vu mbi tavolinë në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu vullnetin për nënshkrimin e planit franko-gjerman, kurse në anën tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi nuk e nënshkroi dokumentin bazë për bisedime, më pretekstin së duhet paraprakisht të formohet Asociacioni I komunave më shumicë serbe. Plani dihet se u pranua verbalisht nga të dyja palët, por së si do rrjedhin ngjarjet do të shihet në takimin e Ohrit. Vuçiqi nga takimi i fundit në Beograd , më Lajçakun, kishte thënë së Serbia nuk do të pranon inkuadrimin e Kosovës në OKB, dhe së në Ohër do të kërkojë implementimin e marrëveshjeve të Brukselit për Asociacionin. I vështirë do të jetë ky takim, por më shumë gjasë së kësaj radhe faji të dera do ti mbetet Serbisë, nëse nuk e nënshkruan aneksin e marrëveshjes të paraparë. Si do që të jetë bisedimet do të vazhdojnë , edhe pse nuk do të jetë duket shumë afër marrëveshja finale për normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella. Dihet së çka i pret të dyja palët në Ohër, në rast të refuzimit të këtij plani të Evropës . Për secilën palë do të thotë mbyllje të derës për inkuadrim në BE. Pastaj, jo që nuk do të këtë pako të ndihmave ekonomike , e privilegje të tjera siç thuhet, por pala refuzuese do të përballet më izolim dhe sanksione të rrepta ekonomike. Kjo do të thoshte kthim automatikisht mbrapa për shumë vite. Kurti në takimin e Ohrit edhe pse nuk do të jetë i lehtë shkon më duket mua më i relaksuar se presidenti serb Vuçiqi, i cili ende po e konteston planin në fjalë. Nga ajo që është publikuar për opinion , ndër të tjera e që mua më duket që fletë shumë, Beogradi dhe Prishtina parashihet ti njohin simbolet, flamurin e himnin, pastaj regjistrimin e tabelave , dokumentet, letërnjoftimet dhe pasaportat, nëse nuk kam harruar edhe diçka tjetër. I përmenda më këtë rast së pranohet shtetësia e Kosovës, edhe pse nuk përmendet njohja në plan. Serbia më këtë marrëveshje detyrohet që mos kundërshton , dhe as të pengon Kosovën të bëhet pjesë e organizmave evropiane , si Interpol, Këshill të Evropës,UNESKO, dhe në OKB. Krejt në fund, kryeministri Kurti ishte dashur në Ohër të ri aktualizojë temat nga pak të harruara , atë për gjenocid, dëmet e luftës dhe për të pagjeturit .

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".