Në takimin e Ohrit është vendosur për fatin e Ballkanit

Në takimin e Ohrit  është vendosur për fatin e Ballkanit
Në takimin e Ohrit  është vendosur për fatin e Ballkanit

Agim Bajrami

  • 20 March 2023 - 07:35

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Bashkësia ndërkombëtare ,më konkretisht Aleanca Perëndimore , është e vendosur ti japin zgjidhje, konfliktit të pa zgjidhur në mes; shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan. Tani ShBA-ja dhe Evropa janë më se të vendosura ,që 'Ballkani perëndimor' të shkëputet nga konfliktet dhe luftërat e së kaluara dhe nga sfera interesave ruse, dhe tu bashkohemi interesave perëndimore.

- Kryeministri Kurti, dhe presidenti serb Vuçiq, e kanë rastin historik , të bëjnë shkëputjen nga e kaluara e popujve të tyre e të jetuarit në mendësinë e konflikteve dhe luftërave, dhe ti kthehen paqes dhe prosperitetit kombëtar e rajonal. Siç duket në arritjen e marrëveshjes historike të pajtimit të shqiptarëve dhe serbëve ,presidenti Vuçiq po kundërshtohet më të madhe , nga opinioni i brendshëm serb ,duke quajtur Vuçiqin "izdajnik" ( tradhtar), ndërsa kryeministri Kurti , nga opinioni i brendshëm nuk e ka ndonjë kundërshtim ,përveç frikës së shqiptarëve ,se me formimin e asociacionit të komunave veriore të banuar nga shumica e qytetarëve të etnisë serbe ,do të mund të e paraqes shtetin e Kosovës në jo funksionale.

Dhe me arritjen e marrëveshjes, cila edhe duhet të bëhej ,opozita destruktive kosovare ,do të mundohej të vazhdoj me manipulimin e opinionit, për mes kauzës së tyre të rrejshme, "se kryeministri Kurti ka tradhtuar interesat kombëtare dhe të tjera,duke u përpjekur që përmes manipulimeve e shtrembërimin me situatën e interesave reale të akuzojnë kryeministrin Kurti se ka bërë zgjidhje të dëmshme për vendin". Për zgjidhje historike të çështjes kombëtare e shtetërore me Serbinë , dhe për çështjen e perspektivës së shqiptarëve dhe Ballkanit në përgjithësi , dhe për arritjen e paqës dhe prosperitetin të përgjithshëm , duhet të kontribuojnë të gjithë , në kapjen e momentit historik ,duke e konsideruar arritjen e marrëveshjes shqiptarë-serbe,fitore historike për të mirën e këtyre popujve dhe rajonit në përgjithësi

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".