Lexoni edhe:
Në takimin e Ohrit është vendosur për fatin e Ballkanit
Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni
Cirku vazhdon. Ky proces si shumë procese të tjera do të zgjaten e stërzgjaten. Nuk do të përfundon kurrë! Dy muaj prokurori ( ku është ish prokurori), pastaj vazhdon me mos ardhjen e të akuzuarve, pastaj mungojnë avokatët.
- Të gjitha rastet ku ka shumë të akuzuar nuk përfundojnë kurrë. Në cilën fazë është procesi “ stendat” në cilën fazë është procesi “ tokat”. Po cili rast serioz ka përfunduar me aktgjykim përfundimtar. Me numra dhe shkronja zero. Hipotetikisht të përfundon rasti “ veteranët”, cili do të jetë epilogu? Anëtarët e komisionit dënohen me kusht e kjo në teren nuk do të ndryshonte asgjë. Listat nuk do të reduktohen dhe asnjeri nga ata që janë kompensuar ndër vite nuk do ti kthejnë lekët.
Në takimin e Ohrit është vendosur për fatin e Ballkanit Lexoni edhe:
Ky proces si të gjithë të tjerët është iniciuar vetëm sa për sy e faqe se kinse edhe prokuroria po punon diçka. Prokurorët dhe gjyqtarët ishin dhe janë “ të suksesshëm” vetëm kur ju cenohen privilegjet e tyre. Reaguan fuqishëm dhe shpejtë kur Kryeministri vendosi të ju ulë pagat. Vendimi i shkallës së parë dhe nuk vonoi as vendimi i shkallës së dytë në kohë rekorde. Çfarë fati do të ishte për qytetarin dhe shtetin po të trajtoheshin e te ishin ekspeditiv edhe në rastet tjera!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".