Kujdes, shteti po rrezikohet nga këlyshët e UDB-së dhe të KGB-së!

Kujdes, shteti po rrezikohet nga këlyshët e UDB-së dhe të KGB-së!
Kujdes, shteti po rrezikohet nga këlyshët e UDB-së dhe të KGB-së!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 23 March 2023 - 12:37

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Shkrimin jam i detyruar ta nisi, se shpesh herë duke thënë se kurrë në jetën time nuk kam qenë anëtarë i ndonjë bande politike, që dikush i quan edhe parti. Pra, dua të jem e hapur për atë që mendoj me kokën time dhe jo me ata që lehin për një kockë që i´a hedhin krye lehaqentë dhe i rrahin si qentë e rrahur dhe ata që lehin pas hënës.

E kam ndarë mendjen të them këtë që të mos e harroni se agjentët e ish UDB-së serbe dhe ata këlyshët e KGB-së kanë zbarkuar dhe janë shpërndarë si vaji në lakra në gjithë rajonin: në Tiranë,në Serbi, në Prishtine dhe gjithandej në Ballkan dhe më tej. Fjalën e kam nga ata këlyshët shqipfolës që paguhen me thasë nga këto qarqe antishqiptare.

-Këta këlyshët shqipfolës janë të ndërsyer të lehin nga ata krye lehaqentë sepse janë betuar dhe u paguan nga ata për të lehur, se janë të paguar dhe kanë medalje të ngjitura në tërë gjoksin e deri në kërthizë, por akoma që nuk janë parë publikisht dhe do t´i shihni më vone dhe do bindeni.

Këta këlyshët e ketyre qarqeve tani kanë ra në siklet dhe janë hallakatur që nga argati i tyre po zbardhen dhe të gjitha, do dalin në sipërfaqe dhe do ikin me turpin dhe me damkën e tradhtisë, dhe frika u ka hyrë në palcë se do i ndjek dora e drejtësisë dhe e mallkimit kudo që të shkojnë. Kjo racë e poshtër dhe jashtëqitja e kombit i ngjajnë asaj kafshe para se të ngordhin që duhet ruajtur shqelmit të fundit. Eh, pse lehin, lehin dhe se për ata që paguhen.

Vetëm përcillni me shumë kujdes se si lehin disa pa pushuar dhe disa herë pas here, po lehin sa për ti hedhur pluhur syve popullit dhe për turbullira dhe sa për të futur dyshime dhe huti qëllimisht, sepse e kanë parë veten si argat të pushtuesve dhe këta tani mundohuni ta arsyetojnë veten. Por, populli më nuk e ha atë PYKË të kësaj garde rrospollesh e kur*varësh.

Nuk e kam frikën për t´i përmendur emrat se kush janë sepse mjerisht janë shumë, por tre janë më të zëshmit dhe arkitekt të shkatërrimit të Kosovës dhe e kanë mallin që Kosova t´i kthehet Serbisë gjoksore sepse kanë ngrënë çorbën e kuzhinave të Beligradit por kanë për ta vjellur dhe kanë për të hyrë në plehrat e kronologjisë joi vetëm të Kosovës e Tiranës, por në historinë e kronologjisë kombëtare.

Popull, për të mos i rënë muhabetit më tej rrotull, duhet t´i hapim sytë dhe të kemi kujdes shumë se këta qelbësira dhe mjeran janë duke bërë argatin e PANSLLAVISZMIT, janë shumë të rrezikshëm dhe e kanë lëshuar rrjetin taman si të merimangës. Celularët i kanë të dëgjuar-përgjuar, e dinë ata këtë punë, por përdorin kanalet e nëntokës kriminale antishqiptare. Kjo racë e poshtër janë në hall se përse nuk po i merr Serbia fashiste, nuk po i merr disa gjymtyrë që i kanë premtuar. Kjo ka vdekur, kurse këta këlyshët e UDB-së dhe të KGB-së, janë në shtratin e vdekjes. Në këtë derexhe janë ata. Ata tani janë vetëm xhenaze të gjalla dhe asgjë tjetër, por vend në tokën e Shqipërisë Etnike nuk kanë. Ata do të kërkojnë një copë toke në vendet e tyre në Serbi, në Moskë, sepse toka jonë nuk i pranon dhe i nxjerr jashtë dhe do i vizitojnë vetëm qentë që edhe do i´a psh*urrin varret me lezet!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".